LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pak orë pas vdekjes, truri i Albert Ajnshtajnit u vodh nga mjeku që i bëri autopsinë

4 Janar 2021, 08:12, Blog CNA
Pak orë pas vdekjes, truri i Albert Ajnshtajnit u vodh nga mjeku që i

Kur shkencëtari i famshëm u dërgua me urgjencë në spital më 1955, ai e dinte se vdekja ishte pranë. Por fizikani gjerman 76-vjeçar ishte gati, dhe u tha mjekëve se nuk do të donte të merrte kujdes mjekësor.

?Unë dua të iki kur të dua nga kjo botë. Është e neveritshme t`a zgjasësh jetën artificialisht. Unë kam bërë detyrën time, ka ardhur koha të iki. Dhe do ta bëj me elegancë?-u tha ai mjekëve. Kur Ajsnshtajni vdiq nga një aneurizëm e aortës abdominale më 17 prill 1955, ai la pas një trashëgimi të pashembullt.

Shkencëtari me flokë të thinjura të shpupurisura, ishte bërë një ikonë e shekullit XX. Ai u miqësua me të madhin Çarli Çaplin, u arratis nga Gjermania naziste, dhe ishte pionier i një modeli krejtësisht të ri në fizikë. Në fakt, Ajnshtajni ishte aq i respektuar, saqë vetëm disa orë pas vdekjes truri i tij i paimitueshëm u vodh, dhe qëndroi për shumë kohë në një kavanoz në shtëpinë e një mjeku. Në ditën e tij të fundit të jetës, Ajnshtajni po merrej me shkrimin e një fjalimi për një paraqitje televizive në përkujtim të përvjetorit të 7-të të krijimit të shtetit të Izraelit, kur ai përjetoi një aneurizëm të aortës abdominale (AAA), një gjendje gjatë së cilës plas ena kryesore e gjakut e trupit.
Ajnshtajni kishte përjetuar një gjendje të tillë edhe me herët, e cila ishte riparuar përmes një operacioni në vitin 1948. Por këtë herë, ai e refuzoi operacionin. Kur Ajnshtajni vdiq, disa spekuluan se shkaku i vdekjes mund të ishte i lidhur me sëmundjen e sifilizit.

Sipas një mjeku që ishte mik me fizikanin e famshëm, dhe që shkroi për vdekjen e Albert Ajnshtajnit, AAA mund të nxitet nga sifilizi. Por në autopsinë që pasoi vdekjen e tij nuk u gjet asnjë provë e sifilizit në trupin apo trurin e Ajnshtajnit. Por shkaku i vdekjes së Ajnshtajnit mund të ishte nxitur nga një faktor tjetër:zakoni i të pirit duhan gjatë gjithë jetës. Sipas një studimi të asaj kohe, burrat që pinin duhan kishin 7.6 herë më shumë gjasa të përjetonin një aneurizëm fatal të aortës abdominale.

Edhe pse mjekët e kishin këshilluar Ajnshtajnin që t`a linte duhanin, gjeniu rrallë hoqi dorë nga ky ves. Ditën që vdiq, Spitali Prinston u mbush plot me gazetarë por dhe adhurues të shkencëtari të famshëm.?Ishte një kaos i vërtetë?- kujton gazetari i revistës ?LIFE?, Ralf Mors.
Megjithatë, Mors arriti të bënte disa foto ikonike të shtëpisë së fizikantit, pas vdekjes së tij. Ai kapi raftet me libra të vendosura keq, ekuacionet mbi një dërrasë, dhe shënime të shpërndara nëpër tryezën e Ajnshtajnit. Por revista u detyrua të mos i publikonte fotot e Mors, pasi djali i fizikantit, Hans Ajnshtajni, iu lut revistës të respektonte privatësinë e familjes së tij. Megjithëse ?LIFE?i respektoi dëshirat e familjes, jo të gjithë që ishin përfshirë në vdekjen e Albert Ajnshtajnit e bënë
këtë.

Disa orë pas vdekjes, mjeku që bëri autopsinë mbi kufomën e njërit prej njerëzve më brilantë të botës, i hoqi trurin dhe e mori me vete në shtëpinë e tij, pa lejen e familjes së Ajnshtajnit. Emri i tij ishte dr.Tomas Harvi. Ai ishte i bindur se truri i Ajnshtajnit duhej studiuar, pasi ai ishte një nga burrat më inteligjentë në botë. Edhe pse Ajnshtajni e kishte lënë me amanet djegien e trupit pas vdekjes, djali i tij Hansi i dha në fund dr.Harvit bekimin e tij, pasi dhe ai besonte gjithashtu në rëndësinë e studimit të mendjes së një gjeniu. Harvi e fotografoi në detaje trurin dhe e preu atë në 240 copa, disa prej të cilave ua dërgoi studiuesve të tjerë, dhe njërën nga pjesët ai u përpoq t?ia dhuronte mbesës së Ajnshtajnit në vitet 1990, por ajo refuzoi. Harvi thuhet se transportoi pjesë të trurit në të gjithë SHBA-në,
në një kuti të fshehur nën një ftohës birre.

Në vitin 1985, ai botoi një studim mbi trurin e Ajnshtajnit, ku pretendonte se në fakt truri i tij dukej ndryshe nga truri i zakonshëm, dhe për këtë funksiononte ndryshe. Por studimet e mëvonshme i kanë hedhur poshtë këto teori, megjithëse disa studiues pohojnë se studimit i Harvit ishte i saktë. Ai e humbi licencën mjekut në vitin 1988.

Ndoshta çështja e trurit të Ajnshtajnit mund të përmblidhet në këtë citat, që vetë shkencëtari dikur shkroi në dërrasën e zezë të zyrës së tij në Universitetin e Prinstonit:?Jo gjithçka që vlen mund të llogaritet, dhe jo gjithçka që mund të llogaritet vlen?./Përshtur nga CNA.al

Burimi: https://allthatsinteresting.com/albert-einstein-death

Lajmet e fundit nga