LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi i mbi 1 milion njerëzve, gjen një lidhje direkte midis niveleve të hekurit dhe jetëgjatësisë

5 Janar 2021, 08:34, Blog CNA
Studimi i mbi 1 milion njerëzve, gjen një lidhje direkte midis

Një studim i zgjeruar i botuar në fundin e vitit të kaluar, gjeti prova se nivelet e hekurit në gjak mund të luajnë një rol në jetëgjatësinë e njeriut. Studimi në fjalë ishte mbresëlënës në madhësinë e ti, duke mbuluar informacionin gjenetik nga mbi 1 milion njerëz në 3 bazat e të dhënave publike.

Ai gjithashtu u fokusua në 3 masa kryesore të plakjes:jetëgjatësia, vitet e jetuara pa sëmundje (e quajtur ndryshe si hapësirë shëndetësore), dhe jetesë deri në një moshë shumë të madhe (jetëgjatësia AKA).
Gjatë gjithë analizës, 10 rajone kryesore të gjenomit treguan lidhje me këto parametra të jetëgjatësisë, siç ishin grupimet e gjeneve të lidhura me mënyrën se si trupi e metabolizon hekurin. Thënë thjesht, të kesh më shumë hekur në gjak, duket se ke më pak lidhje me një rrezik në rritje të vdekshmërisë së hershme.

?Ne jemi shumë të ngazëllyer nga këto zbulime, pasi ato sugjerojnë se nivelet e larta të hekurit në gjak,shtojnë vitet tona të shëndetshme të jetës dhe mbajtja e këtyre niveleve nën kontroll mund të parandalojë dëmtimet e lidhura me moshën?- thotë analisti i të dhënave Pol Timers nga Universiteti i Edinburgut në Britaninë e Madhe.

?Ne mendojmë se gjetjet tona mbi metabolizmin e hekurit, mund të fillojnë të shpjegojnë arsyen pse nivelet shumë të larta të mishit të kuq të pasur me hekur në dietën ushqimore, janë të lidhur me sëmundjen të lidhura me moshën, të tilla si sëmundja e zemrës?-thotë ai.
Siç vunë në dukje studiuesit, gjenetika mendohet të ketë një ndikim rreth 10 për qind në jetëgjatësinë dhe shëndetin, dhe kjo mund ta bëjë të vështirë përzgjedhjen e gjeneve të përfshira nga të gjithë faktorët e tjerë (si pirja e duhanit apo alkoolit).

Duke pasur parasysh këtë, një nga avantazhet e këtij studimi të ri është madhësia e tij e gjerë dhe qëllimi. Pesë nga shënuesit gjenetikë që studiuesit gjetën, nuk ishin theksuar më parë si të rëndësishëm në nivelin e gjenomit. Disa, përfshirë APOE dhe FOXO3, janë veçuar në të kaluarën si të rëndësishme për procesin e plakjes dhe shëndetin e njeriut. Përveç gjenetikës, hekuri në gjak kontrollohet kryesisht nga dieta, dhe tashmë lidhet me një numër sëmundjesh të lidhura me moshën, përfshirë Parkinsonin dhe sëmundjen e mëlçisë. Hekuri ndikon gjithashtu në aftësinë e trupit tonë për të luftuar infeksionin ndërsa plakemi.

?Synimi ynë përfundimtar, është të zbulojmë sesi rregullohet plakja, dhe të gjejmë mënyra për të forcuar shëndetin gjatë plakjes?- thotë Joris Delen studiues në Institutin Maks Plank për Biologjinë e Plakjes në Gjermani.

?Dhjetë rajonet e gjenomit që kemi zbuluar, dhe që lidhen me jetëgjatësinë dhe shëndetin, janë të gjithë kandidatë emocionues për studime të mëtejshme?- shton ai./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.sciencealert.com/study-of-more-than-1-million-people-finds-intriguing-link-between-iron-levels-and-lifespan

Lajmet e fundit nga