LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video - Basha, njeriu i gafave/ Perlat e tij gjatë vitit 2020

2 Janar 2021, 18:00, Satire Politike CNA
Video - Basha, njeriu i gafave/ Perlat e tij gjatë vitit 2020

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, është i njohur tashmë për gafat e tij të shumta dhe për nivelin e dobët në matematikë, ndonëse pretendon se e ka nxjerrë me notën 10.

Basha mbahet mend për një sërë gafash dhe më poshtë po listojmë disa prej tyre.

Në mars të këtij viti, Basha kërkonte me ngulm shpalljen e  fatkeqësisë natyrore, ndonëse vendi ishte në gjendje emergjence.

?Menjëherë të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të urdhërojë menjëherë mbylljen e çdo biznesi me prani të madhe dhe të dendur punonjësish?, ishte thirrja e kreut të PD, por ai harroi se kryeministri Edi Rama e kishte shpallur fatkeqësinë natyrore dhe vendi ishte në gejndje emergjence deri në 31 mars për shkak të tërmetit, që u pasua nga pandemia e Covid-19.

Gafën e radhës Basha e bëri në prill të këtij viti, kur tha në një emision se ?po mbushet dekada e dytë që i  kam kërkuar Edi Ramës të bëjmë debat.?

Në fakt e vërteta është se nuk është mbushur ende e para. Sepse nga vitit 2011, duhet të vijë viti 2021 që të mbushet një dekadë. Ndërsa Luli mesa duket i ka dekadat me 5-vjeçare. Për dy dekada duhen edhe 10 vite të tjera.

Një tjetër gafë, ai e ka bërë në Baldushk, ku në vend që të thonte se ndodhej në fermën e zotit Kasem Saliu, tha se ndodhet në femrën e këtij të fundit.

?Për fat të keq nuk arritur të prezantoj diçka pozitive. Problemet që mund të paraqesim këtu, ku ndodhemi pranë femrës së zotit Kasem Saliu. Ju përshëndesim (përshëndet me dorë), kemi ardhur së bashkë me disa bashkëfshatarë?, theksoi kreu i opozitës.

Një tjetër Perlë drejtuesi i opozitës e bëri në Korçë, ku prezantoi një sipërmarrës dhe biznesin e tij e ka quajtur dyqan mini-supermarkatë.

?Ndodhem në praninë e dy sipërmarrësve, Luanit, që është edhe pronar i këtij dyqani, mini-supermarkati dhe të Besjanit?, dëgjohet të thotë Basha.

Por dikush duhet t?i tregojë kryetarit të Repulikës së Re se nuk ka dyqan mini-supermarkatë, por ka vetëm markatë, minimarket ose supermarket. Me këtë gafë që bëri në Korçë, Basha mori një katër tjetër sot.

Gjatë një tjetër deklarate për mediat, Luli tha në tetor se ?6 në 4 biznese nuk nxjerrin fitim?. Këtë deklaratë vetëm ?gjenitë? e matematikës si Luli, mund ta kuptojnë.

Në muajin qershor Basha shkoi pranë fermës së Hysen Gishtit nga Otllaku i Beratit, po gjatë bashkëbisedimit ai lëshoi një gafë të madhe.

Fermeri i trefgoi se nga 50 punëtorë që kishte pasur para pandemisë, i kishin mbetur vetëm dhjetë, ndërsa kreu i opozitës tha se paskan ikur 2 persona, ndërkohë që në të vërtetë kanë ikur 40.

Biseda me fermerin:

Fermeri: Kanë qenë 50 punëtorë, janë 10 tani

Basha: Ikën dy vet ë?

Fermeri: Po se nuk ka, nuk e përballojnë.

Gafat e Bashës në matematikë janë spikatur edhe më tej, pasi perlat nuk kanë përfunduar ende.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar më 8 dhjetor në kuadër të ditës së rinisë, Basha deklaroi se Shqipëria ka shënuar 8 vite të humbura gjatë këtyre 4 viteve.

Perla e radhës ishte gjatë një relike për kryeministrin Edi Rama, i cili e talli për gafat. Në tentativë për të mbuluar analfabetizmin e tij në matematikë, kreu i opozitës tha lapse në vend të fjalës lapsuse.

? Tradhtoi veten e tij dje. E kishte ndjekur konferencën për shtyp, por ishte marrë me lapsusin tim. Herën tjetër do ta nxjerr unë atë kur të bëj lapsus. Nuk ka rëndësi nëse bëj 1 apo dy lapse/lapsuse?, u shpreh kryetari i PD-së më 13 tetor.

Një deklaratë që bëri bujë ka qenë ajo e bërë për festat e 28-28 nëntorit, pasi në ditën e Flamurit, Basha ngatërroi datën e ngritjes së flamurit në Krujë.

Nga ?Varrezat e Dëshmorëve? në kryeqytet, Basha tha se flamuri i Kastriotëve u ngrit në Krujë në 28 nëntor të vitit 1944. Ai u mundua ta korrigjonte, por sërish e tha gabim datën.

?Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944?, 1444?, tha kryetari i PD-së.

Kreu i PD ka bërë gafën e radhës gjatë një takimi me studentët në ?Qytetin Studenti?.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh përpara studentëve se ?për ata që vijnë me të ardhura mbi 640 milion lekë do tu përgjysmohet tarifa?.

Siç duket Basha ka ngatërruar studentët me biznesin e madh dhe ndoshta kjo shifër i kujton minimumin e shifrave që fiton kunati.

Ende pa u harruar gafa që bëri në takimin me studentët, Basha ka lëshuar një tjetër perlë gjatë takimit me pedagogët.

Teksa po fliste për investimet në arsim, kreu i opozitës deklaroi se 25 qershori është data e fillimit të shërimit të të gjitha plagëve, duke harruar se në fakt zgjedhjet parlamentare janë në 25 prill dhe jo në 25 qershor.

?Unë të siguroj që me qeverinë tonë do të marrë fund. 25 qershori është data e fillimit të shërimit të të gjitha plagëve, edhe e plagëve të shërimit të arsimit. Për këtë natyrisht nuk dal t?ju them që jam eksperti dhe unë kam zgjidhjen?, theksoi ai.

Këto janë vetëm disa nga gafat e Bashës, të cilat janë të shumta në numër edhe pse kryetari i opozitës pretendon se nodhin shumë rrallë dhe se ka qenë nxënës ekselent në matematikë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga