LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BOOM-JANË TË PABESUESHME/ CNA.al ju sjell 8 personalitetet e vitit në 8 fusha

31 Dhjetor 2020, 10:49, Satire Politike CNA

Duke parë sa serioze e kanë kthyer mediat se cilët janë personazhet e vitit edhe ne si staf modest vendosëm të japim mendimin tonë në këtë fushë.

Këtu kemi vendosur me radhë ata që ne mendojmë se janë liderat e vitit, politikanen më simpatike, burrin më të ndërshëm, serenatistin e vitit, atentatorin e vitit, gazetarin më popullor, tre pjeshkat e vitit dhe anestetikun e vitit.

Shpresojmë që përzgjedhja dhe trajtimi i bërë nga stafi i CNA.al të përputhen sadopak me humorin që na duhet në orët e fundit të 2020 dhe ardhjen e 2021.

Rubrika nuk mbyllet këtu por jemi të hapur të shtojmë fusha dhe personalitete të tjera sipas rekomandimit të lexuesve tanë, të cilëve ju urojmë Gezuar 2021.

 

CNA.al shpall: Dy LIDERAT e 2020, drejtojnë jetën tuaj

Ajo dhe Ai. Të arriturit, të diturit, njëra udheheqëse e lindur, tjetri udhëheqës i rilindur. Grida Duma dhe  Ermal Mamaqi, janë ata që ju ofrojnë drejtimin e jetës, njëri me lekë, tjetra me sharmin e saj vezullues dhe fjalët plot kuptim.

Ai me barcaleta popullore, ajo me frazat e shkurtra dhe goditëse.

Pasi Grida po shkëlqen si udhëheqëse që ka kapur majat e suksesit, falë punës të saj të palodhur,  ditë e natë pa gjumë, lart e poshtë, e poshtë e lart,  ka rival Ermalin që sërish kur flet duket në rol serioz si Al Pacino.

Sa për aktore ai Gridën se arrin dot kurrë, Ermali s’domund të jetë një G.D, sado të bëjë filma me Edi Ramën, ai ngelet thjesht humorist dhe askush se merr seriozisht me apo pa lekë, ndërsa Gridën e vlerësojnë për ndershmërinë e dashurinë e saj të pafundme për sakrificat e saj që vetëm Ervin Salianji i ka kuptuar deri më sot.

Grida është në epërsi, por meqë ishte udhëheqëse pa lek, dhe me probleme në këto punët e mençurisë, në garë qëndron dhe Ermali që pasi të mërr lekët nuk dihet se ku përfundon. Thonë që edhe Grida s?ta jep falas leksionin, por deri tani s’kemi parë fatura publikisht.

Suksesi më i madh i guru Gridës është fitorja me 13.000 vota e PD në Durres. Eklipsoi dhe diellin dhe rërën e Fred Xhaferrit.

 

CNA.al shpall: Politikania më simpatike shqiptare

Monika Kryemadhi, e vetmja, unike e papërsëritshme. Më seriozja nga të gjitha gratë e politikës.

Korrekte e nNdryshimi nuk mund të vijë nga Monika Kryemadhi/ Pse SPAK duhet t?i ?tundë prangat?dershme deri në vetmohim. Nuk braktis kurrë njerezit në beteje, e tregoi tek Teatri Kombëtar, kur Rama kaloi me tanqe me goma llastiku mbi trupin e saj.

E vetmja 100% natyrale që refuzon përdorimin e silikonit dhe vaksinave. Covid ?19 e kaloi e izoluar në vilën e saj me 11 tualete, ku filxhanët e kafesë dhe nuskat e hoxhë Xhemailit i tregonin të ardhmën e ndritur.

Pasioni i saj i hershëm është ngrenia e veshëve, pasi i hëngri dhjamin e tepër burrit.

Së fundi po i ha xhigerin Luli Bashës të cilin e adhuron për ngjyrën e flokëve. Pritet ti haje veshin një burri. Presim.

 

CNA.al shpall: ATENATATORIN e vitit

E kush tjetër mund të ishte në vend të tij. Politikani i ndershëm që ngeli duke punuar me kazmë e lopate në dorë.

Ben Blushi, me lajmet e tij që janë atentate të forta mediatike, flakë e zjarr, asnjë gjobë, nuk merr asnjë lekë.

Nuk ka asnjë ortakëri me kompani në Bullgari, ka ortakë vetëm ata që marrin therrime me punën e tyre të ndërshme, gjithë ditën duke mbledhur e djegur plehrat e kazaneve.

Tek kafeja ai nuk donte por e morri më zor shefja madhe, dhe u bë ortak me Vjollcën që kohët e fundit ka mësuar të hedhë zaret shesh-besh.

Nuk ka atentator mediatik më të sukseshëm se ai, vetëm në këtë sektor i njeh atentatet, në sektorët e tjerë ai përballet me shpatë e laps në dorë.

S’ka asnjë lidhje me krimin e as me bandat, ata i refuzon dhe sulmon publikisht, nuk pranon kurrë shërbim prej tyre. Se çfarë bëjnë ata vetë ai s’di gjë.

S’ka as pasuri i shkreti, çikërima, një kasolle në Tiranë asgjë më shumë, është i mbytur në borxhe sepse bleu një makinë që i harxhonte shumë. Është për të qarë hallin.

 

CNA.al shpall: Burri më i ndershëm i Shqipërisë

Nuk ka asnjë medyshje, s’ka nevojë për garë fare. Burri më i ndërshëm në Shqipëri ngelet Edi Rama, tenton ta rivalizojë një tip që quhet Erion Veliaj por nuk mundet.

Pas shumë akuzave për korrupsion e përqindje në ndërtime pallatesh, që dolën gënjeshtra,  ka hequr dorë nga të gjitha. Ka vetëm PPP, por këto i ka venë për ti shërbyer popullit dhe jo vetës.

Atij i digjet shpirti për popullin gjysmën e rrogës që merr ja jep Lulzim Bashës si ndihmë ekonomike.

Nga ana tjetër për shkak të ndërshmërisë së tij Rama ka vendosur që gjysmën tjetër t’ia falë Fatos Nanos për disa netë të zjarrta në kazino.

 

CNA.al shpall: Serenatistin e vitit

I ngelur pa punë prej kohësh duket se më në fund ai, i vetmi i asaj fushe u rikthye. Këtë herë aty ku duhej, nga bujqësi e blektori në ushtri. Çfarë vizioni. Por si qëndron e vërteta:

Pas shumë lutjeve nga ushtarakët më të lartë të SHBA-ve dhe NATO-s të cilët janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e Ansamblit të Ushtrisë Popullore Shqiptare, naltGjatësia e tij Edi Rama vendosi që Niko Peleshi me kitarë në dorë të këndojë live në një koncert dhe të forcojë mardhëniet e ansamblit me NATO-n.

Pritet që së shpejti të dalë edhe vendimi i qeverisë ku zoti Peleshi pritet të përfshijë një grup të madh njerezish në këtë ekip.

Sotiraq Filo do jetë mandolinë e parë, ku mësohet se trajnimet i ka marrë në sokakët e Korçës.

Ka një debat të madh se kush do e kërcejë vallen Gorare, por sipas të dhënave të fundit në prag të bashkë qeverisjes Peleshi pritet të ftojë edhe Ervin Salianjin me porosi ekskluzive nga presidenti Ilir Meta. Ka ende shprese.

 

CNA.al shpall: Gazetari me popullor

Artur Zheji është zhdukur pa nam e nishan. Pas tallavasë së tij në televizionin koti, Arturi nuk gjendet. Thonë se po lufton fort të rikthehet, në fakt vetë deklaron se i bën mirë pak heshtje pasi ishte lodhur shumë.

Gjithsesi Zheji ngelet më popullori pikërisht sespse populli nuk po e shikon asgjëkundi, kështu të paktën i ka lënë rehat shqiptarët e jo si shokët e tij Arjan Çani, Blendi Fevziu, Sokol Balla, Baton Haxhiu, Andi Bushati,  e disa që sado që dalin cdo ditë s’kanë popullaritetin e Zhejit. Sfida e këtij të fundit ngelet vetëm me Fahri Balliun, që e rivalizon fort për nga popullariteti.

 

CNA.al shpall: Tre pjeshkat e vitit

 

 

Çlirim Peka për dashurinë e tij për Ilir Metën. Ai e do më shumë se Mona, e adhuron më shumë se Tedi

Blushi, kuptohet përjashtim bën Tit Vasili i cili nuk lejohet në këto krahasime, për shkak të performancës së tij superior.

Elisa Spiropali, për dashurinë e saj ndaj Skënderbeut. Kaq mjafton. Kush ngatërron Skenderbeun e ka fajin vetë.

Gazmend Bardhi, sepse femrat e adhurojnë thjesht për egërsisë e tij mashkullore.

 

ÇMIMI KRYESOR:  Anestetiku i vitit

Nuk mund të ndodhte ndryshe, diskutimet do ishin të tepërta.

Flokët e tij plot brilantinë që i shkëlqejnë mendimet plot vlera dhe produkte monetare.

Më të ndërshëm se ky nuk ka. Shikojeni sa është dobësuar, ka filluar nuk ha bukë që të provojë si vuan populli, madje e shoqja reklamon fasule me bukë misri apo vezë lluqe (nuk është alizuon për cilesinë e burrit) në Instagram për të treguar thjeshtesinë e jetës, njesoj si Nexhmija që i arnonte çorapet Enverit. Ai merr lekët që i jep Rama në formë pensioni, tek bizneset e vogla të kunatit.

Është serioz, e mban fjalen, nuk ka të dytë.

Refuzon pazaret, vetëm ato me pak lekë.

Në matematikë shkëlqen, i papërsëritshëm.

Besueshmëri në opinion publik 100%, kjo për shkak të saktësisë dhe argumentave bindës që jep, Kur flet ai sëriozisht, pasi qesh i vjen gjumi.

Thonë që vete ai nuk bën kurrë një sy gjumë ditë e natë. Por llafi ka dalë që Pffizer, pas Viagrës dhe vaksinës së Covid 19, po e studion cilësitë e tij si narkoze dhe anestetik për të mpirë dhe vënë në gjumë të gjithë. Netë më të mira me Luli Bashën. Luli ka efektin e kamomilit./CNA.al

Lajmet e fundit nga