web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kazani zien në mbrojtje të krimit

22 Tetor 2020, 17:18, Aktualitet CNA

Nuk është më e pabesueshme, por tashmë e provuar dhe faktuar se disa media dhe segmente të saj, të ish-zyrtarëve socialistë, të cilët pretendojnë se janë opozitarë apo klientëve të qeverisë që paguhen miliona dollarë nga taksat e qytetarëve apo të tjerë që paguhen nga ish-zyrtarë të LSI-së, apo hajdutët e pushtetit me Ramën apo me Berishën, prej disa ditësh po shqetësohen që të ngrejnë një alibi dhe të mbulojnë një rast kriminal, vrasjen e mbetur në tentativë të biznemenit Andon Dhima.

Biznesmeni kishte denoncuar me një letër të gjatë me fakte dhe dokumenta drejtorin e Top Channel Ben Blushin, ish-politikan, ish-deputet, tashmë i kthyer në menaxher mediash. Fillimisht mediat tentuan të fshehin atentatin me linja editoriale, duke thënë se ngjarja nuk kishte ndodhur, nuk kishte pasur një atentat. Pse e bënë këtë dhe kujt i shërbyen ata e dinë vetë.

Më tej, ishte policia që veproi, arrestoi autorët dhe tani megjithëse në dosje ka dhjetëra fakte dhe prova siç pretendohet pas njoftimit zyrtar, ku janë treguar maskat, pistoleta, rroba policie e të tjera si këto, flitet për disa mijëra orë regjistrime filmimesh që janë kapur direkt pas denoncimit të ngjarjes nga veprimi i shpejtë i Prokurorisë dhe i policisë së komisariatit numër 2 në kryeqytet, tani po gjenden alibitë për autorët.

Në fakt, mbrojtja që bën kazani duke zier për krimin, tregon vetëm një fakt, dikush është i trembur. Policia është shumë pranë zbardhjes së ngjarjes dhe të së vërtetës jo vetëm me këta persona të cilët janë shoqëruar nga policia. Të arrestuarit janë zbatuesit pa asnjë diskutim dhe me shumë gjasa të një urdhri tjetër, ose ushtarët me pagesë të dikujt tjetër, të cilët ndoshta janë të lidhur me interesa afër këtyre kazaneve të fëlliqura që zienin në mbrojtje të krimit, që nuk bëjnë gjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm tregojnë se janë bashkëpunëtorë të krimit.

Duke i krijuar krimit alibinë dhe mbështetjen, janë persona në dijeni thuajse të kësaj ngjarje me shumë gjasa, ndryshe nuk do kishin kurajon të bënin editoriale mohuese për ngjarjen dhe më pas avokatinë publike të autorëve, të cilët janë shoqëruar në polici. Dhe kjo e fundit ka dhënë prova bashkë me Prokurorinë, por kazani që zien në mbrojtje të krimit dhe korrupsionit, që tentoi t?i merrte jetën një biznesmeni, vazhdon dhe vlon duke u djegur edhe vetë brenda tij, duke treguar se kush e paguan dhe kujt i shërben.

Ky kazan, përtej profesionit të gazetarisë ka zgjedhur një rrugë, misionin e mbrojtjes së krimit dhe të hajdutëve në jetën publike shqiptare dhe këtë po e bëjnë në mënyrë të shkëlqyer. Më bukur se kaq nuk mund ta bënin, por tregojnë kush janë dhe sa vlejnë, cilët janë sponsorit dhe mbështetësit e tyre që qytetarët tashmë e kanë më të lehtë t?i identifikojnë si media të keqpërdorura nga krimi dhe korrupsioni./ CNA.al

Denoncoi Ben Blushin/ Policia njoftim zyrtar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, kush janë të arrestuarit

Kallëzimi nga biznesmeni Andon Dhima/ Prokuroria nis hetimet për Ben Blushin

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Zbardhen të tjera detaje, çfarë deklaruan autorët

?Më ndoqën nga pas?/ Zbardhen të tjera detaje nga sulmi, dëshmia e biznesmenit që denoncoi Blushin

Denoncoi Ben Blushin në ambasadën e SHBA-ve/Biznesmeni sulmohet me armë nga maskat

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Ben Blushi thirret në polici

Atentati ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Artan Hoxha zbulon detajet shokuese: Do kishim dy viktima

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Artan Hoxha plas ?bombën? për Ben Blushin

Video ekskluzive-Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Si i shpëtoi atentatit me armë

Atentat ndaj biznesmenit/ Mediat e kazanit heshtin





Lajmet e fundit nga