LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Artan Hoxha zbulon detajet shokuese: Do kishim dy viktima

17 Tetor 2020, 13:43, Kronika CNA
Atentati ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Artan Hoxha zbulon

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me sulmit me armë, që ndodhi mbrëmjen e së enjtes ndaj biznesmenit Andon Dhima, në hyrje të pallatit ku banon.

Nga studio e Abcnews, gazetari Hoxha tha se Dhima ka shpëtuar për sekonda, pasi në të kundërt mund të kishim dy viktima në zemër të Tiranës.

Gjithashtu Artan Hoxha tha se vjehrri i Ben Blushit dhe Andon Dhima janë ndërtues të pallatit ku ndodhi ngjarja.

?Vjehrri i Ben Blushit dhe Andon Dhima janë ndërtues të pallatit ku ndodhi ngjarja. Këtë e zgjidh prokuroria.

Ai në deklaratën e tij para policisë gjyqësore ka identifikuar një person të vetëm. Ai nuk ka dyshime, ai ka bindjen e plotë se konflikti i vetëm që ka është me Ben Blushin.

A ka lidhje mes personave në vendngjarje me biznesmenin në fjalë dhe Ben Blushin, këtë duhet ta zgjidhë prokuroria dhe policia.

Por, fakti është ata janë vrasës, dhe kanë gabuar për 3 ose 4 sekonda. Andon Dhimën e ka shpëtuar vajza e tij, e cila ndodhej aty rastësisht dhe fati i tij. Vajza ka hyrë brenda në ashensor dhe para se të mbyllej ashensori ka hyrë edhe Andon Dhima. Dhe fati i Andon Dhimës që dera është mbyllur aq shpejt. E ka shpëtuar fati dhe vajza, sepse sot do të kishim dy viktima?-tha Artan Hoxha./ CNA.al

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Artan Hoxha plas ?bombën? për Ben Blushin

Video ekskluzive-Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Si i shpëtoi atentatit me armë

Lajmet e fundit nga