Connect with Us

Atentat ndaj biznesmenit/ Mediat e kazanit heshtin

Aktualitet

Atentat ndaj biznesmenit/ Mediat e kazanit heshtin

Publikuar

-

Atentat ndaj biznesmenit/ Mediat e kazanit heshtin

E pamoralshme, e turpshme, e pabesueshme! Prej dy ditësh me video dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë është denoncuar atentati ndaj një biznesmeni në kryeqytet. Ai quhet Andon Dhima.

Dy netë më parë dy persona kanë tentuar ta vrasin në hyrje të pallatit të tij. Kanë qenë pesë deri në shtatë sekonda të arta që i kanë shpëtuar atij jetën, pra hyrja në ashensor, siç do ta shikoni edhe në videot e mëposhtme. Por çfarë po ndodh në këto 48 orë?

Një kazan i fëlliqur mediatik është futur i gjithi në censurë, përjashto reagimin e fortë të gazetarit Artan Hoxha dhe Abc News-in por edhe disa portale dhe media të tjera si Syri Tv, CNA.al, Shqiptarja.com, Newsbomb, Fax News, gazeta Sot, Tema, Hashtag.al, Bold News apo Hapur.al, askush tjetër nuk flet. Tv, portale, media gjoja të pavarura nuk thonë asnjë fjalë.

Një atentat në mes të kryeqytetit, tek stadiumi Dinamo, një nga zonat më të frekuentuara në orën 22 ndaj një biznesmeni dhe mediat heshtin. Jo vetëm nuk transmetojnë videot por edhe mbyllin gojën për të thënë se me kë kishte probleme ky person. Biznesmeni Andon Dhima është marrë në pyetje në polici, janë marrë fëmijët e tij dhe është vënë në mbrojtje nga policia.

Është marrë në mbrotje nga Policia e Shtetit, pasi të gjithë ekspertët kanë konstatuar se ka qenë me fat që i ka shpëtuar një atentati që do t’i merrte jetën, ku duken qartë në video dy personat me armë në dorë. Mediat shumica nuk flasin. Hesht, hesht kazani i fëlliqur mediatik dhe ka mbyllur gojë.

Pse lind pyetja!

Sepse biznesmeni ka drejtuar gishtin ndaj drejtuesi të një televizioni dhe politikani. Po, ka drejtuar gishtin ndaj Ben Blushit, duke thënë ai dhe fëmijët e tij se nuk kanë asnjë konflikt me asnjë person, por kanë vetëm përplasje civile dhe penale me Ben Blushin, të cilin e ka denoncuar biznemeni Andon Dhima në Ambasadën e SHBA-ve, në Prokurori ku para disa ditësh ka dhënë deponim, por ka edhe çështje gjyqësore në lidhje me çështje të ndryshme pronash, pa folur këtu për borxhe 100 mijë euroshe apo sasi prej mijëra litrash karburant të papaguar.

Afera 400 milionë euro e inceneratorëve/ Dy pyetjet që “kryqëzojnë” Edi Ramën
Drejtori i Top Channel Ben Blushi

E pra, pse është emri i Ben Blushit, kazani i fëlliqur mediatik hesht dhe heshtin të gjithë dhe japin kronika për inceneratorët. Në vend që të bërtasin dhe të ulërasin se në mes të Tiranës i bëhet atentat një biznesmeni, mediat kanë hall të mbrojnë imazhin e inceneratorëve, fëlliqësirës tjetër korruptive të qeverisë Rama në këto 7 vite.

LEXO EDHE:  Skandali në “Fiks Fare”/ Djali jurist në bashki, nëna fiton tenderat e institucionit!

Inceneratorët është halli i medias shqiptare, të na tregojnë sa mirë punon ai në Elbasan, sa energji prodhon, si punon ai në Tiranë, e si punon ai në Fier, megjithëse paratë i paguajnë nga xhepat e shqiptarëve, 178 milionë euro, por mesa duket inceneratorët mbushin me para edhe thasët e pronarëve të mediave që po shqetësohen të japin lajmin e madh për punën që kryejnë këta inceneratorë, që në dy landfille nuk ekzistojnë. Nga ana tjetër, nuk japin asgjë për rastin e biznemesnit, i cili është sulmuar dhe ka qenë zoti që ia ka shpëtuar jetën, pasi dy persona të armatosur ishin 5-7 sekonda me vonesë.

E pra, ky është kazani i fëlliqur mediatik, ku mund të thuash që shpesh ne që jemi vetë media përpiqemi të luftojmë që të mos na etiketojnë të tillë, por shumica zgjedhin këtë kazan, një kazan i fëlliqur i paguar me para inceneratorësh, që mbyll gojën për politikanë dhe drejtorë televizionesh që abuzojnë dhe u drejtohet gishti nga deponimet e biznesmenëve, në mënyrë të drejtpërdrejtë për konfliktet që ata kanë dhe dyshimet se mund të kenë qenë urdhëruesit e një atentati, por kazani zien.

Zien plehrat e inceneratorëve dhe paratë që vijnë nga ato dhe nuk flet për bzinemenin dhe nuk publikon videot e një skandali që është një sirenë alarmi për gjithë biznesin, për Policinë e Shtetit dhe për gjithë shqiptarët. Por kazani ynë ka halle të tjera, të ruajë fytyrën e Ben Blushit apo të marrë paratë e inceneratorëve./ CNA.al

Video ekskluzive-Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Si i shpëtoi atentatit me armë

Sulmi ndaj bizesmenit/ Berisha paralajmëron Ben Blushin: Do përgjigjesh personalisht, kthe urgjentisht paratë

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Artan Hoxha plas “bombën” për Ben Blushin

Atentati ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Artan Hoxha zbulon detajet shokuese: Do kishim dy viktima

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Ben Blushi thirret në polici

“Më ndoqën nga pas”/ Zbardhen të tjera detaje nga sulmi, dëshmia e biznesmenit që denoncoi Blushin

Denoncoi Ben Blushin në ambasadën e SHBA-ve/Biznesmeni sulmohet me armë nga maskat

Paditi Blushin/ Berisha dënon sulmin ndaj biznesmenit: Akt mafioz i bandave

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova akuzon Serbinë për shkeljen e CEFTA-s

Publikuar

-

Nga

Kosova akuzon Serbinë për shkeljen e CEFTA-s

Shteti i Serbisë po vazhdon ta shkelë marrëveshjen për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, që njihet me shkurtesën CEFTA, thotë ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Vesel Krasniqi.

Për të zgjidhur këtë problem, Krasniqi tregon se të enjten, ka kërkuar nga drejtori i CEFTA-s, Emir Gjikiq, që bëjë presion mbi Serbinë që të zbatojë marrëveshjen, në të kundërtën, thotë ai, Kosova do marrë masa, pa treguar se për çfarë masash bëhet fjalë.

CEFTA është një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Krasniqi ka kërkuar që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të jetë vetëm Kosova, të zbatohet marrëveshja për shenjën e konfirmitetit dhe të njihen kualifikimet profesionale. Po ashtu ka kërkuar që t’i bëhet presion Beogradit që bizneset dhe prodhimet e Kosovës të mos kenë pengesa kur kalojnë transit nëpër Serbi.

Në tregun e Kosovës, mallrat e importuara nga vendet anëtare të CEFTA-s, duhet të hyjnë me shenjën e konfirmitetit, të vendosura në produkte, që është shenja CE.

Përmes shenjës CE, prodhuesi tregon që produkti është në konformitet i vlerësuar në aspektin e sigurisë dhe shëndetit, sipas standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Certifikata CE zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Por, mallrat e Serbisë nuk e kanë shenjë, thotë Krasniqi.

“Ndërsa, shteti fqinj Serbia nuk e zbaton këtë dhe mallrat që vijnë nga Serbia janë me tri AAA (shenjë e produkteve serbe), do të thotë është shkelje e marrëveshjes që nuk u lejohet të futen në Kosovë”, thotë Krasniqi.

“Përveç CEFTA-s, këtë çështje e kam ngritur edhe te kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kam dërguar shkresë edhe në Zyrën Amerikane në Kosovë, në zyrën e Bashkimit Evropian. Po presim reflektim, në të kundërtën unë do të zbatoj marrëveshjen sepse nuk mund të presim pafundësisht”, shton ai.

Edhe në bazë të Ligjit për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësim të konfirmitetit, miratuar në vitin 2018 nga Kuvendi i Kosovës, Dogana e Kosovës mund të pezullojë lëshimin e një produkti në qarkullim të lirë në treg, nëse shenja CE është vendosur në produkt në mënyrë false ose mashtruese.

Pengesat e bizneseve që kalojnë transit nëpër Serbi

Përveç shenjës së konfirmitetit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka kërkuar që Beogradi zyrtar mos të pengojë bizneset dhe prodhimet e Kosovës që kalojnë transit nëpër territorin e Serbisë.

“Është duke vendos barriera për mallrat që kanë destinacion Kosovën, që kalojnë transit nëpër Serbi, i hap ato dhe i obligon që të fshihet mbishkrimi Republika e Kosovës dhe të shkruhet ‘Kosova dhe Metohija’ siç e kanë ata (Serbia)”, thotë ministri Krasniqi.

Një nga kompanitë që ballafaqohet me këtë problem është industria e mishit “Calabria” nga Gjilani. Pronari i kësaj kompanie, Xhelal Selimi, tregon se Serbia nuk njeh certifikatën fitosanitare të lëshuar nga Republika e Kosovës.

LEXO EDHE:  Ben Blushi bën ftesën e rëndësishme/Ja ku do të hapet fushata elektorale e LIBRA

LEXO EDHE:  Skandali në “Fiks Fare”/ Djali jurist në bashki, nëna fiton tenderat e institucionit!

“Unë tentoj që të shfrytëzoj territorin e Serbisë për të eksportuar mallra në Kroaci, por nuk kemi sukses. Ky është problemi kryesor”, thotë Selimi për Radion Evropa e Lirë.

Certifikatë fitosanitare është dokumenti që e vërteton gjendjen shëndetësore të dërgesës, që lëshohet nga shërbimi fitosanitar për shëndetin e mallrave nga vendi i prejardhjes.

Zeka: Të shfrytëzohen dispozitat e trajtimit të barrierave, para se të shkohet me masa

Edhe Arian Zeka, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, tha se janë evidente ankesat e bizneseve për këto probleme. Kryesisht, thotë ai, problemet kanë të bëjnë me mosnjohjen nga Serbia të dokumentacionit që lëshohet nga autoritetet e Republikës së Kosovës.

Zeka tregon se CEFTA parasheh edhe dispozitat e trajtimit të barrierave në tregtinë e lirë mes vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshjeje.

“Ne si Odë Amerikane gjithmonë kemi qenë ithtar të shfrytëzimit të këtyre mundësive që parashihet në marrëveshje, pra shfrytëzimin e mekanizmave institucionalë të CEFTA-s, për adresimin e këtyre pengesave, para se të shkohet me masa me ekstreme”, tha Zeka.

Pavarësisht problemeve, gjatë këtij viti, vlera e mallrave që Serbisë ka eksportuar në Kosovë është rreth 107 milionë euro, përderisa shuma e produkteve të Kosovës që kanë dalë në tregun e Serbisë është 19 milionë euro, thotë Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës.

Krasniqi: Të hiqet emërtimi UNMIK – Kosovo

Ndryshe, Kosova në këtë mekanizëm vazhdon të përfaqësohet si UNMIK dhe jo si Republika e Kosovës. Për këtë ministri, Vesel Krasniqi tregon se ka kërkuar nga udhëheqës të CEFTA-s që të hiqet ky emërtim.

“Sepse UNMIK [Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë] nuk ka më dhe ne përfaqësohemi me zyrtarë dhe si ministri e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha ai.

Në këtë mekanizëm, Republika e Kosovës është anëtarësuar në vitin 2007. Për shkak se në atë periudhë Kosova nuk e kishte të zgjedhur statusin, marrëveshja ishte nënshkruar nga shefi i atëhershëm i UNMIK-ut, Joachim Rucker.

Në këtë mekanizëm, përveç Kosovës, vendet tjera anëtare të CEFTA-s janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Moldavia.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit të vitit 2018 kishte vendosur taksë doganore 100 për qind për të gjitha produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë Hercvegovina.

Kurse, qeveria e kaluar e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti, në prill të këtij viti ka zëvendësuar taksën me masën e reciprocitetit. Por, me të marrë detyrën, kryeministri Avdullah Hoti hoqi masën e reciprocitetit./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali me inceneratorët/ Gazment Bardhi zbulon çfarë fshihet pas “shantazheve” të Ramës

Publikuar

-

Nga

Skandali me inceneratorët/ Gazment Bardhi zbulon çfarë fshihet pas “shantazheve” të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish lidhur me skandalin e inceneratorëve.

Bardhi ka publikuar një video me pjesë të shkëputura nga emisioni “Opinion”, ku shihen disa shpërthime të ashpra të kryeministrit Edi Rama.

Demokrati pretendon se pas klithmave dhe shantazheve të Ramës fshihet vetëm frika për përballjen me drejtësinë, ndërsa thekson se shqiptarët duhet të dinë kush i ka marrë 75 milionë euro.

Pas çdo klithme, pas çdo shantazhi fshihet vetëm frika për përballjen me drejtësinë! Kush janë pronarët e inceneratorëve? Një pyetje që e sfidoi Edi Ramën të përgjigjet. Njerëzit kanë të drejtë të dinë, kush i ka marrë 75 milionë euro”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zonat Covid në Tiranë/ Tre vatrat e nxehta të virusit

Publikuar

-

Nga

Ish-Blloku, Kombinati dhe Astiri/ Tre “zonat e kuqe” të Covid

“Tirana vijon të jetë vatra kryesore e përhapjes së Covid-19. Zona e ish-Bllokut është një nga zonat me numrin më të lartë të të infektuarve në kryeqytet”.

Ndonëse maska është bërë e detyrueshme në rrugë, sërish ka qytetarë që nuk e zbatojnë. Kur i pyet se përse nuk e respektojnë rregullin, nuk pranojnë të flasin.

Të tjerë e mbajnë maskën poshtë mjekrës. Në Tiranë përveç zonës së ish-Bllokut, janë edhe dy zona të kuqe të Covid.

“Një prej tre zonave të kuqe në kryeqytet është edhe Kombinati për numrin më të lartë të të infektuarve”, shkruan Tv Klan.

Edhe Astiri me një numër të lartë banorësh vijon të regjistrojë përditë raste me koronavirus.

LEXO EDHE:  Rama i thuri lavde/ Shikoni çfarë deklaronte disa vite më parë Fatos Nano për kryeministrin

LEXO EDHE:  Baxhanaku i Ben Blushit anëtar i Gjykatës së Lartë

“Që prej fillimit të pandemisë zona e Astirit vijon të jetë problematike për përhapjen e Covid-19 në kryeqytet. Ajo që vihet re është mosrespektimi i masave antiCovid, kryesisht të mosmbajtjes së maskave”.

Tirana numëron aktualisht mbi 3 mijë raste aktive të konfirmuara duke bërë që për specialistët të jetë një nga vatrat më të nxehta të virusit.

LEXO TE PLOTE