LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Whats App ndalohet në Jemen/ Mbajtja e aplikacionit quhet vepër e pahijshme

11 Tetor 2020, 12:30, Tech CNA

Grupi rebel Houthi në Jemen ka ndaluar përdorimin e aplikacionit WhatsApp në provincën jugperëndimore Ibb, e cila është nën kontrollin e tij, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas mediave lokale kjo ndalesë u konfirmua në një deklaratë të enjten vonë nga guvernatori i provincës Ibb.

Në deklaratën thuhet se ?kushdo që përdor aplikacionin WhatsApp do të arrestohet? dhe mbajtja e aplikacionit do të konsiderohet ?një vepër e pahijshme?. ?Ky aplikacion është bërë sëmundja më e madhe në botën islame përmes të cilit ndërtohen marrëdhënie të paligjshme, që përfshihen midis akteve që shkelin moralin?, theksohet në deklaratën.

Prokuroria e grupit Houthi po ashtu urdhëroi ?formimin e ekipeve femra për të inspektuar dhe kontrolluar telefonat dhe për të kryer fushata në dyqanet e telefonave, ndërsa qytetarëve u jepet një javë kohë derisa të njihen me vendimin?.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin, Sanaa. Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë ajrore shkatërruese që synonte të rikthente fitimet territoriale të Houthit.

Dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë civilë, besohet se janë vrarë në konflikt, i cili ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë pasi miliona njerëz mbeten të rrezikuar nga uria./ CNA.al

Lajmet e fundit nga