Ndalimi i Tik Tok/ Të rejat rreth fatit të aplikacionit
Ndalimi i Tik Tok nga SHBA mund të nisë nga nesër. Ka pasur ...
Kompania Facebook tha të enjten se ka mbyllur tre rrjete të llogarive të rreme të cilat mund të përdoreshin nga shërbimet e inteligjencës ruse për rrjedhje dokumentesh si pjesë e përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.
Kompania tha se llogaritë, të cilat i pezulloi për shkak se përdornin identitete tërreme dhe kryenin “veprime joautentike të koordinuara”, ishin të lidhura me inteligjencën ruse dhe njerëz të një organizate me qendër në Shën Peterburg, e akuzuar nga zyrtarët amerikanë për përfshirje në përpjekjet për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Ministria e jashtme ruse nuk iu përgjigj një kërkese të agjencisë së lajmeve Reuters për koment pas orarit normal të punës në Moskë. Rusia vazhdimisht ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe ka thënë se Moska nuk ndërhyn në politikën e brendshme të vendeve të tjera.
Nathaniel Gleicher, shef i politikës së sigurisë kibernetike në Facebook, tha se nuk kishte prova tani për tani se dokumentet e hakeruara ishin gati për publikim, por përmes pezullimit të llogarive Facebook shpresonte se do të parandalonte përdorimin e tyre në çdo operacion të mëvonshëm.
“Ekipi ynë monitoron kërcënimet dhe prirjet për të cilat ne duhet të jemi të përgatitur dhe të vetëdijshëm. Kemi të bëjmë me një operacion të vjedhjes kibernetike të dokumenteve dhe publikimit të tyre, veçanërisht në 6-8 javët e ardhshme”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Ne donim t?i pezullonim llogaritë për të parandaluar aftësinë e tyre për t’i përdorur ato për vjedhjet kibernetike të dokumenteve dhe publikimin e tyre rreth kohës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.
Facebook tha se rrjetet e llogarive ishin të vogla, vetëm një pjesë e vogël e tyre kishin llogari në faqen e saj të internetit dhe në Instagram, disa prej të cilave paraqiteshin si media të pavarura dhe organzata analitike. Të gjitha llogaritë së bashku kishin një total prej rreth 97,000 ndjekësish.
Ndërsa disa nga aktivitetet kishin në shënjestër audiencat në Britani dhe Shtetet e Bashkuara, rrjetet ishin kryesisht të përqendruara në vendet e Lindjes së Mesme dhe në ato në kufi me Rusinë, si Siria, Turqia, Ukraina dhe Bjellorusia, tha Facebook.
Kompania Twitter tha se kishte punuar me Facebook-un për të identifikuar dhe pezulluar 350 llogari të operuara nga organizata të lidhura me shtetin në Rusi.
Të dy kompanitë thanë se një nga rrjetet ishte identifikuar pas një informacioni nga FBI-ja, e cila paralajmëroi të martën se aktorë të huaj dhe kriminelë kibernetikë ka të ngjarë të përhapnin dezinformim rreth rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Paralajmërimet pasojnë një alarm nga kompania Microsoft në fillim të këtij muaji se hakerat që kishin lidhje me Rusinë, Kinën dhe Iranin po përpiqeshin të përgjonin njerëzit e lidhur me Presidentin amerikan Donald Trump dhe rivalin e tij demokrat, Joe Biden.
Graham Brookie, drejtor i Laboratorit Dixhital të Këshillit Atlantik, ka punuar me kompaninë Facebook për të analizuar llogaritë e pezulluara. Ai tha se aktivitetet tregonin se Rusia po vazhdonte përpjekjet për të përkeqësuar tensionet politike në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë.
“Kjo nuk e hedh poshtë faktin se shkalla dhe intensiteti i dezinformimit të brendshëm është shumë më i madh sesa ajo që një armik i huaj do të mund të bënte”, tha ai.”Por përpjekjet e Rusisë mbeten një dobësi jashtëzakonisht serioze e sigurisë kombëtare”, tha eksperti Graham Brookie./VOA
Ndalimi i Tik Tok nga SHBA mund të nisë nga nesër. Ka pasur ...
Facebook po përballet me polemika të shumta njëkohësisht në ...
Shkencëtarët krijojnë një dorë protetike që është në gjendje...
Google Maps po shton një pikë të re që u jep përdoruesve inf...
Njerëzit që jetojnë në Angli dhe Uells po nxiten të shkarkoj...
Facebook ka mbyllur mbi 150 llogari të rreme që drejtoheshin...
Makina e parë fluturuese indigjene e Turqisë, e quajtur Ceze...
Në kohët e fundit, ne kemi hasur në disa superjahte, por ask...
Themeluesi i Tesla, Elon Musk, ka se thotë se do t’i bëjë ba...
Përdorimi i aplikacioneve të lidhura me internetin po ul me ...
Facebook njoftoi së fundi partneritetin e tij me Luxoticca p...
Një gjykatës ka bllokuar një përpjekje të qeverisë amerikane...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka shprehur miratimin e tij p...
Twitter ka aktivizuar automatikisht mbrojtjen shtesë të llog...
Trump do të ndalojë shkarkimin e dy aplikacioneve, Tik Tok d...
Rregullatorët e SHBA kanë rënë dakord paraprakisht për një m...
Kim Kardashian West dhe dhjetëra të famshëm të tjerë kanë nj...
Qasjet e reja për të ndjekur satelitët dhe mbeturinat në orb...
Telefonat tanë inteligjentë janë bërë gati krijesa mitologji...
Në më pak se 24 orë bota për Huawei do të ndryshojë dhe ngri...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...