LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhvilloi hetimet për Lulzim Bashën dhe Haki Çakon/ “Prokurori i ryshfetit", pushoi dosjet e "nxehta"

8 Tetor 2020, 13:22, Vetingu CNA
Zhvilloi hetimet për Lulzim Bashën dhe Haki Çakon/

Ardian Braho, është prokurori që i mbijetoi akuzës për korrupsion. Emri i tij tashmë është listuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ende nuk është caktuar seanca dëgjmore.

Në vitin 2016, Ardian Braho, u bë kryefjalë e të gjitha mediave, pas transmetimit të një videoje ne emisionin Stop?, ku një qytetar nëpërmjet një oficeri gjyqësor arrin jep ryshfet shumën prej 18 mijë euro për prokurorin Braho.

Por ky i fundit se nuk kishte lidhje me 18 mijë eurot dhe se emri i tij është përdorur nga oficeri.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur më tej me këtë rast, por nga tjetër prokurori Ardian Braho, jo pak emra VIP, ka kaluar në duart e tij, shkruan CNA.al.

Mes dosjeve që konsiderohen të nxehta dhe që janë hetuar nga Braho, është ajo e Lulzim Bashës, për Sheshin ?Skënderbej?. Kur  mori detyrën si kryebashkiak, Basha vendosi të ndryshonte projektin, duke sfumuar, të gjitha investimet që ishin bërë deri në atë kohë.

Basha u akuzua për dëm ekonomik, por prokurori Ardian Braho vendosi që të pushonte çështjen, me argumentin se vendimi ishte marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Një tjetër rast që ai ka hetuar dhe e ka pushuar është edhe çështja e  Haki Çakos, i cili u akuzua për përdorimin e pajisjes së përgjimit, pa marrë leje nga autoritetet.

Ndër të tjera, Braho ka pasur në duar  edhe çështjen e një çimke përgjuese në zyrën e sekretares së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri apo edhe çështjen hetimore ndaj ish-kreut të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha, për shpërdorim detyre dhe prishje të ndërtesave në kundërshtim me ligjin.

Sa i përket pasurisë, Braho rezulton se të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Nuk shquhet për ndonjë patundshmëri, maksimumi që ka shpenzuar është 12 000 euro për blerjen e një makinë, ku 5 000 euro i ka marrë borxh.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Ardian Braho.

Viti 2003

Shtëpi banimi me siop 91 m2, pjesa që zotëron 1 e treta.

Të  ardhura nga paga si prokuror në shumën 900 800 lekë.

Nuk lexohet pjesa tjetër e deklaratës.

Viti 2004                      

Automjet Benz i 1989 me vlerë, 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror tek Krimet e Rënda, në shumën 1 375 284 lekë.

Viti 2005

Kursime në shumën 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror tek Krimet e Rënda, në shumën 1 277 154 lekë.

Shpërblim në shumën 42 500 lekë.

Viti 2006

Të ardhura në llogarinë rrjedhëse të pagën në shumën 1 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror tek Krimet e Rënda, në shumën 1 295 554 lekë.

Viti 2007

Ap banimi me sip 53 m2 neë Tiranë me vlerë 3 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror tek Krimet e Rënda, në shumën 1 317 146 lekë.

Shpërblim në shumën 51 200 lekë.

Gjendja e llogarisë në shumën 444 350 lekë.

Viti 2008

Ap banimi me sip 53 m2 neë Tiranë me vlerë 3 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror tek Krimet e Rënda, në shumën 1 204 262 lekë.

Shpërblim në shumën 179 928 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si prokuror tek Prokuroria e Tiranës, në shumën 1 143 827 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga si prokuror tek Prokuroria e Tiranës, në shumën 1 265 713 lekë.

Paga e bashkëshortes nga një universitet privat në shumën 350 000 lekë.

Viti 2011

Autoveturë Mercedez Benz me vlerë 12 000 euro. 1 000 euro shpenzime udhëtimi.

Kursime nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortja në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror tek Prokuroria e Tiranës, në shumën 1 190 415 lekë.

Paga e bashkëshortes nga një universitet privat në shumën 329 224 lekë.

Hua 3 000 euro me marrëveshje gojore për të blerë makinën në Gjermani.

Hua 2 000 euro me marrëveshje gojore për të blerë makinën në Gjermani.

Viti 2012

Shtim të pasurisë së luajtshme nga shitja e Benzit në shumën 2 500 euro.

Blerë autoveturë volsvagen në shumën 4 000 euro.

Kursime në shumën 900 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror tek Prokuroria e Tiranës, në shumën 1 311 182 lekë.

Paga e bashkëshortes nga një universitet privat në shumën 228 642 lekë.

Hua 3 000 euro me marrëveshje gojore për të blerë makinën në Gjermani. Shlyer shuma 1 000 euro.

Hua 2 000 euro me marrëveshje gojore për të blerë makinën në Gjermani. Shlyer e gjitha.

Viti 2013

Shtim të pasurisë së luajtshme nga kursime në shumën 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror tek Prokuroria e Tiranës, në shumën 1 247 106 lekë.

Paga e bashkëshortes nga një universitet privat në shumën 105 000 lekë.

Paga e bashkëshortes nga Bashkia e Tiranës në shumën 327 052 lekë.

Hua 3 000 euro me marrëveshje gojore për të blerë makinën në Gjermani. Shlyer e gjitha.

Viti 2014

Llogari bankare në emër të babait në shumën 12 980 euro.

Kursime në shumën 450 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror tek Prokuroria e Tiranës, në shumën 1 455 864 lekë.

Paga e bashkëshortes nga Bashkia e Tiranës në shumën 555 624 lekë.

Viti 2015

Llogari bankare në emër të babait në shumën 12 980 euro.

Kursime në shumën 1 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror tek Prokuroria e Tiranës, në shumën 1 450 170 lekë.

Paga e bashkëshortes nga Bashkia e Tiranës në shumën 566 571 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si prokuror tek Prokuroria e Tiranës, në shumën 1 052 709 lekë.

Paga e bashkëshortes nga Bashkia e Tiranës në shumën 600 859 lekë.

Pensioni i babait në shumën 382 825 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 158 340 lekë.

Viti 2017

Shtim të pasurisë, në shumën 961 714 69 lekë.

Pakësim të pasurisë në shumën 150 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror tek Prokuroria e Tiranës, në shumën 1 589 468 lekë.

Paga e bashkëshortes nga Bashkia e Tiranës në shumën 631 553  lekë.

Viti 2018

Shtim të pasurisë, në shumën 553 889 19  lekë.

Depozitë kursimi në shumën 1000 600 00 lekë.

Pakësim të pasurisë në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror tek Prokuroria e Tiranës, në shumën 1 296 932 lekë.

Paga e bashkëshortes nga Bashkia e Tiranës në shumën 724 834  lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga