Connect with Us

Kush kërkon të shpëtojë noteren e skandalit të Ben Blushit?!

Politikë

Kush kërkon të shpëtojë noteren e skandalit të Ben Blushit?!

Publikuar

-

Ekskluzive-Skandali me falsifikimin/ Kallëzohet penalisht vajza e Ben Blushit dhe noterja e tij

Disa muaj më parë, CNA.al ka raportuar të dhëna zyrtare për një pasuri prej gati 500 milionësh në qytetin e Korçës, e blerë nga ish-politikani Ben Blushi, për një vlerë vetëm 30 mijë euro. Dhe kjo në emër të vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi.

Shuma e parave për këtë transaksion, sipas të dhënave të deklaruara nga vetë zoti Blushi në deklaratën e pasurisë, të vitit 2015, ishte paguar prej tij.

Më pas CNA.al i shkoi më tej investigimit, dhe nëpërmjet dokumenteve zyrtare treguam se në momentin që është firmosur kontrata e shit-blerjes, Natali Blushi nuk ndodhej në Shqipëri.

Pra, kemi të bëjmë me një falsifikim firme.

Prona në Korçë, në Bulevardin Republika

Sipas të dhënave zyrtare që ne kemi siguruar nga TIMS, pra nga sistemi i hyrje-daljeve nga Shqipëria, rezulton se Natali Blushi nuk ka qënë në Shqipëri gjatë kohës që është firmosur kontrata e shit-blerjes mes shtetasit Andon Dhima dhe shtetases Natali Blushi, në zyrën e noteres Violeta Sulkaj. (Lexo këtu)

Por, edhe pse ka ndodhur dhe është denocnuar skandali në fjalë, noterja Violeta Sulkaj vazhdon e qetë detyrën.

Ky është një rast flagrant në Shqipëri, kur një noter kapet në falsifikim së bashku me një qytetare, mediat denoncojnë dhe ministria e Drejtësisë, pas kaq kohësh nuk ka bërë asgjë.

Në çdo vend normal, në Perëndim ku ne duam të integrohemi, pra në një vend të BE-së, nëse një noter do të kapej në një falsifim të tillë, nuk do të kishte vazhduar për asnjë minutë detyrën, ndërsa Violeta Sulkaj vijon punën.Etilda Gjonaj në skandal/Hesht për falsifikimin e noteres me pronën 500 milionëshe të Blushit

Ishte ministrja Gjonaj dhe drejtuesit e institucionit, të cilët thanë pak kohë më parë se për këtë çështje kishte filluar një hetim administrative. Por, ka disa javë që nuk bën asnjë veprim.

Etlida Gjonaj po merr në mbrojtje noteren e kapur në flagrancë. Nëpërmjet vartësve të saj, apo duke i shërbyer vetë Blushit, po gjen hapësira për ta shpëtuar noteren.

Së pari, çfarë është një hetim administrativ?

Një hetim administrativ ndaj noteres Violeta Sulkaj me pak vullnet do të ishte mbyllur për 24 orë.

LEXO EDHE:  Skandali seksual i policit/ Zbulohet nga kush mbrohet

Ngrihet një grup në ministry, shkojnë dhe shikojnë regjistrin, verifikojnë të dhënat të cilat i gjen online, dhe më pas marrin të dhënat e sistemit TIMS, për vajzën e Ben Blushit që ka firmosur kontratën.

Noterja, Violeta Sulkaj

Këto ballafaqohen dhe këtu mbyllet historia. Noteres, në bazë të ligjit, duhet t’I hiqet licensa. Sepse ka noterizuar një kontratë, ndërkohë që personi nuk ka qënë present, dhe pa pasur autorizim.

Kjo do të mjaftonte që Violeta Sulkaj të mos ishte asnjë sekont notere. Por, ajo vazhdon detyrën, edhe pse ka disa muaj që skandali ka plasur.

Etilda Gjonaj po kërkon ta kalojë rastin e Violeta Sulkaj me variantin se ‘çudia më e madhe tre ditë zgjat”, por ta harrojë se do të ndodhë kjo gjë. Çdo ditë do të jemi këtu për t’i kërkuar llogari ministres, pse e mban në detyrë një notere të kapur në falsifikim?

Hetimi administrative duhet të kishte filluar me kohë dhe do të duhej të kishte ardhur dita që do ta conte në hetim penal noteren. Por, as hetimi administrative nuk është kryer i plotë dhe as kallëzimi në prokurori nuk është çuar. Ky është një rast flagrant kur ministrja e Drejtësisë bëhet palë me falsifikatorët dhe mbron bëmat dhe gjëmat e noterëve, që në rast se do të ishte kapur një noter tjetër në falsifikim, por jo me kontrata e familjes së Ben Blushit, do të kishte fluturuar me kohë nga puna.

Kurse në rastin e Violeta Sulkaj nuk ndodh./ CNA.al

Ekskluzive-Skandali me falsifikimin/ Zbulohet kallëzimi i plotë për noteren Violeta Sulkaj dhe vajzën e Ben Blushit

Ekskluzive-Skandali me falsifikimin/ Kallëzohet penalisht vajza e Ben Blushit dhe noterja Violeta Sulkaj

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr “zbuluar”

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

49% e popullsisë së Tiranës ka fituar imunitet/ Fuga del kundër studimit të Akademisë së Shkencave

Publikuar

-

Nga

49% e popullsisë së Tiranës ka fituar imunitet/ Fuga del kundër studimit të Akademisë së Shkencave

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga është distancuar nga studimi i fundit mbi imunizimin e popullsisë ndaj Covid-19.

Sipas Fugës, deklarimet në atë studim janë të pambështetura mjaftueshëm për t’u besuar, të pavërtetuara me transparencë si dhe të nxituara.

Studimi për të cilin Fuga është kundër është bërë nga mjeku imunolog Genc Sulçebe dhe Akademia e Shkencave që ka konstatuar se 48-49% e popullsisë së Tiranës e ka fituar imunitetin pasi e ka kaluar tashmë COVID-19.

“Pas një kërkimi të bërë nga persona të veçantë mbi gjendjen e përhapjes së COVID-19 në popullsinë e Shqipërisë, dhe rezultateve ditët e fundit nga burime që vishen nga autoritete të Akademisë së Shkencave në ndonjë media, në datën 15 janar 2021, u anonçua se është arritur imuniteti i tufës lidhur me virusin në fjalë.

Për sa më sipër, si anëtar i asaj Akademie, deklaroj distancim personal nga deklarimet, duke i konsideruar të pambështetura mjaftueshëm për të qenë të besueshme, të pavërtetuara me transparencë, dhe të deklaruara me nxitim pa respektuar etikën e kërkimit shkencor. Edhe gjatë 202 ASH duke pretenduar se po përdorte metoda simulimi të prediktivitetit shkencor, deklaroi se pandemia do vinte duke ulur kurbën, e potencialit infektues, brenda gjysmës së vitit të parë të 2020. Në atë kohë jam distancuar nga parashikimet, që më janë dukur në erë. Siç kam theksuar, të dhënat e përdorura nga individë të veçantë, me nxitim dhe amatoreske brenda ASH, ishin të pabesueshme, Ishin blof. Nga ana tjetër, sikur e thonin shkencëtarët më të njohur në botë, evolucioni dhe përhapja e virusit nuk mund të parashikoheshin matematikisht apo me simulime informatike. Kishte shkallë të lartë spontaniteti. Variablet e pavarura që ndikonin në përhapjen e pandemisë, apo ndikojnë sot janë aq të shumta, dhe të panjohura, sa do i konsideroja një naivitet fëmijëror të pretendohej një parashikim atë që koha e tregoi.

Koha vërtetoi se parashikimi ishte i gabuar, dhe do kishte pasoja të rënda për shëndetin publik dhe ekonominë, nëse do ishte marrë seriozisht. Pa u harruar asaj, pa iu kthyer në mënyrë kritike prediktimit të gabuar, ASH bën tani gabimin e radhës. Ka disa ditë që merr përsipër institucionalisht të çertifikojë rezultatet e një studimi të bërë nga persona të veçantë, që janë në të drejtën e tyre të hulumtojmë sipas asaj që kanë dëshirë, duke humbur neutralitetin e institucionit. ASH për qëllime të saj i vendos vulën zyrtare studimeve, pa patur argument, të drejtë ligjore.

LEXO EDHE:  “E kam trashëguar nga babai…/ Kryemadhi flet për pasurinë miliona euroshe

LEXO EDHE:  Blushi ashpërson tonet/Rilindja mbeturinë që duhet varrosur, ka ngordhur!

Akademia e Shkencave nuk mund të angazhohet në ëprgjegjësira, që në asamblera e seksione s’ka kompetenca për t’i marrë përgjegjësinë, historianë, inxhinierë, kimistë, anëtare etj, veterinerë, agronomë, letrarë, muzikantë. Sado të zotët të jenë, nuk mund të çertifikojnë studime nga fusha e epidemiologjisë. Nuk e konsideroj veten kompetent të certifikoj një studim që del nga fushat e kompetencave të mia.

Duhen muaj që të shkruhet raporti përfundimtar i studimit, duke u nxitur të japë të dhëna të pastrukturuara, të panënshtruara ndaj gjykimit publik, që është kërkesa e parë. Duke u bazuar në të dhëna shumë të diskutueshme, burime jashtë çdo kompetence institucionale”, tha Fuga./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Epokë e re për Gjermaninë/ Biberaj: Sfidë për pasuesin e Merkel, zgjerimi dhe emigrantët

Publikuar

-

Nga

Epokë e re për Gjermaninë, Biberaj: Sfidë për pasuesin e Merkel, zgjerimi dhe emigrantët

Armin Laschet është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Konservatore Gjermane, CDU duke pasuar Angela Merkel. Ai pritet të jetë kandidati kryesor për kancelar të Gjermanisë në zgjedhje federale që pritet të zhvillohen në muajin shtator.

Ish-zv.presidenti e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj tha për Euronews Albania se Armin Lashet është pasues besnik i kancelares Merkel.

Ai beson se z. Lashet do të hapë në epokë të re, jo vetëm për CDU, por edhe për politikën gjermane.

“Gjykoj se kancelarja Merkel po mbyll një cikël të suksesshëm politik për të hapur pastaj një epokë të re për CDU dhe për politikën në Gjermani. Politikani i ri është pasuesi besnik i Angela Merkel. Është një politikan dhe ka një eksperiencë të gjatë. Lidhur me politikat e zgjerimit. Gjermania ka një qëndrim konstant dhe kjo nuk është një situatë e tanishme, por është një politikë që nga vitet ’90. Lidhur me refugjatët, mund të ketë edhe kritika, por gjithsesi kancelarja arriti të mbante kuotat politike”, tha ai.

LEXO EDHE:  E vërteta për Top Channel, Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Rama po përgatitet të vjedhë bregdetin në Himarë

Teksa shton se politika mbi emigrantët kanë shtuar kritikat e brendshme në Gjermani, z. Biberaj thotë se pavarësisht kësaj, lideri i ri i CDU-së do t’u përmbahet me rigorozitet politikave makro.

“Por, mendoj se politikat makro do të jenë të njëjta”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beqaj nxjerr videon e të rinjëve në parti/ “Serbesllëku” i shkeljes së ligjit është ofendues

Publikuar

-

Nga

Beqaj nxjerr videon e të rinjëve në parti/ “Serbesllëku” i shkeljes së ligjit është ofendues

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka publikuar videon e disa të rinjëve të cilët shihen duke kërcyer në një ambient të populluar dhe pa respektuar masat anti-covid.

Duke e dënuar këtë akt, ai shkruan se “cënimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm.”

Më tej, ish-ministri shton se “serbesllëku i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin.”

“Ndjesë çdo vajze apo djali, gruaje apo burri, që mund t’i kem cënuar privatësinë duke bërë publike këto pamje se si janë argëtuar mbrëme. Por janë në moshë madhore dhe janë të vetdijshëm për shkallën e (mos)zbatimit të ligjit. Cënimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm. Për më tepër, “serbesllëku” i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin.” /CNA.al

LEXO TE PLOTE