web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja e zgjerimit detar të Greqisë/ Basha: Rama u rikthye te propozimi im

17 Shtator 2020, 20:15, Politikë CNA

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama u kthye te propozimi i tij para 10 viteve me deklaratën që bëri dje në Athinë, se çështja e detit me Greqinë mund të zgjidhet nga një gjykatë ndërkombëtare.

Basha theksoi se qendrimi i tij është njohur prej 10 vitesh që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe propozimi që çështja, t?i drejtohemi gjykatës së Hagës, apo një pale tjetër.

?Rama ca thotë në mëngjes nuk thotë në darkë, fillimisht tha është e drejtë e Greqisë të zgjerohet me 12 milje, më pas tha se nuk ka ku zgjerohet, më pas tha nuk do të zgjerohet pa marrëveshje, dhe dje tha do ta çojmë në gjykatë.
Dje u kthye te propozimi im para 10 viteve, por kur e thamë ne Greqia ishte në 6 milje dhe tani ajo ka deklaruar 12 milje dhe ky është ndryshimi? tha ai në Opinion./CNA.al





Lajmet e fundit nga