web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare”/ Ngjela: Kanë punuar me Athinën për pushtet

17 Shtator 2020, 14:16, Politikë CNA

?Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare?. Kështu deklaroi pak më parë avokati Spartak Ngjela, teksa ishte duke folur për çështjen e kufijve detare me Greqinë.

Ngjela deklaroi se të gjithë të gjithë ish-kryeminiostrat shqiptarë kanë punuar me Greqinë për të marrë pushtet.

Avokati dha edhe një këshillë në emisionin “Top Talk” për kryeministrin Edi Rama, i cili është njëkohësisht ministër i Jashtëm dhe kryetar i OSBE-së.

?Të gjithë për të marrë pushtetin kanë punuar me Athinën, edhe Nano ka punuar me Athinën, pastaj kanë kthyer brrylin. Rama duhet të ketë kujdes se këtu luhet në interes të madh kombëtar. Nëse ai luan bam këtu, bam atje, kjo shkon në dëm të Shqipërisë. Gjendja është shumë e rëndë. Çdo konflikt midis kundërshtarëve tanë është në favorin tonë?, u shpreh ai.

Më tej Ngjela deklaroi se: ?Greqia ka ndërhyrë në politikën shqiptare po mua s?më intereson çfarë është bërë më parë se unë jam shumë pragmatik. Unë them që Rama duhet të kjetë shumë i kujdesshëm?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga