Sandër Lleshaj, sërish gënjen publikisht
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, sërish sot ka gënjyer ...
Anëtari i Bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka komentuar situatën e kriminalitetit në vend, për të cilën thotë se ka dalë jashtë kontrollit.
Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se policia e Shtetit është shndërruar në organ statistikash që numëron viktimat dhe të plagosurit.
Më tej, ai thekson se ndërsa shqiptarët përballen me pasiguri, ministri i Brendshëm është fokusuar te mjetet e luksit për përdorim vetjak në emër të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa drejtori i Policisë me biografitë personale të qytetarëve.
Sipas tij, Shqipëria ngjan me Gjermaninë e viteve ’30, kur mungesa e plotë e rendit dhe sigurisë, synonte intimidimin e qytetarëve dhe ndërtimin e shtetit policor që prodhoi më pas diktaturën ushtarake naziste.
?Nuk ka trishtim më të madh, gati në kufijtë e depresionit, kur dita hapet me krime të paralajmëruara dhe mbyllet me shpërthime tritoli që rrezikojnë edhe jetën e njerëzve të pafajshëm që ndodhen andej pari. Prej kohësh kriminaliteti nuk është thjesht në rritje, por ka dalë tërësisht jashtë kontrolli. Policia e Shtetit është shndërruar në organ statistikash që numëron viktimat dhe të plagosurit (madje thuhet nën zë se një pjesë e mirë e ngjarjeve kriminale as nuk raportohen zyrtarisht). Shqiptarët përtej varfërisë përjetojnë frikën dhe mungesën e rendit publik.
Mediat raportojnë se të “fortët” bëjnë ligjin, ndërkohë që organet e rendit dhe sigurisë apo edhe të tjera, në vend që ti ndalojnë, haptazi i favorizojnë. Oficerët e ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm të policisë ndjehen jo vetëm të braktisur, por të shitur e të tradhëtuar në punën e tyre dhe misionin para shoqërisë. Makinat superlukzoze me xhama të zinj, në kundërshtim edhe me ligjin dhunshëm shkelin çdo rregull të qarkullimit rrugor dhe askush nuk guxon të mendojë ti ndalojë, ndërkohë që çdo mjeran tjetër gjobitet me faj e pa faj nga dhjetëra efektive të fshehur pas ferrave në pritje të “gjahut”. Prezenca e forcave policore në ambientet publike ësht kaq e shtuar, sa nuk ka kryqëzim e aks nacional ku nuk ndesh prezencën e tyre.
Efikasiteti zero…. Shumë të huaj që takoj më pyesin nëse kjo prezencë e shtuar lidhet me ndonjë situatë emergjence, pasi nuk mund të besojnë në arsye të tjera. Policimi në komunitet është gati një luftë e humbur, ndërkohë që parandalimi i krimeve apo ngjarjeve të rënda ngjan si element abstrakt. Koncepti analizë, krahasim apo detyra për zbatim as nuk janë me pjesë e punës së organizatës së Policisë së Shtetit, ndërkohë që drejtuesi politik, thënë ndryshe ministri i Brendshëm është fokusuar te mjetet e luksit për përdorim vetjak në emër të taksapaguesve shqiptarë. Asnjë pjesëmarrje në analiza vjetore apo gjashtë mujore, asnjë vizitë në pikat e kufirit apo vende të tjera
në varësi të tij për inspektim dhe verifikim në terren të situatave. Korrupsioni gërryen shumë qeliza të organizatës, ndërkohë skandalet pasojnë njëra tjetrën. Situata në rrugë është edhe më e frikshme, por ajo që shkëlqen në mënyrë konstante është mungesa e përgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë zyrtare. Drejtori i përgjigjëm është i zënë me biografitë e qytetarëve, ndërsa ministri me anatemimin e kriminelëve që nuk vetëasgjesohen pa zhurmë, por përzgjedhin forma kaq publike dhe demonstrative. Shqipëria ngjan me Gjermaninë e viteve ’30, kur mungesa e plotë e rendit dhe sigurisë, synonte intimidimin e qytetarëve dhe ndërtimin e shtetit policor që prodhoi më pas diktaturën ushtarake naziste.
Mungesa e masave për këtë situatë të paprecedentë të rendit dhe sigurisë publike, lidhet kryesisht me një fakt madhor, se organizata është venë kokë e këmbë në shërbim të pushtetit, duke anashkaluar totalisht shtetin dhe misionin e saj kushtetues! Pushteti mbyll sytë ndaj çdo paaftësie, abuzimi, korrupsioni për aq kohë sa detashmentët mavi i shërbejnë atij pa hezitim. Mos mendoni për paaftësi profesionale, përkundrazi janë shumë të aftë, por vetëm në mbrojtje të pushtetit dhe terrorizimin e qytetarëve. Kjo është arsyeja më madhore që krimi mbretëron, ndërkohë që qytetarët mbeten të pambrojtur edhe me ligj…shkruan Leonard Olli./ CNA.al
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, sërish sot ka gënjyer ...
Deputeti i opozitës Halit Valteri foli në foltoren e Kuvendi...
Naftëtarët e Ballshit kishin lajmëruar që dje që do të zhven...
Kryeministri Edi Rama pritet të niset sot pasdite për në Gje...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar...
Deputeti Enver Roshi shfaqet për herë të parë në Kuvend pasi...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti i është drejtua...
Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK tre padi penale ndaj ...
Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasac ka folur n...
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në orën 10:00 në sea...
Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar në lidhje me n...
Gazetari Ferdinand Dervishi, ka folur mbrëmjen e sotme për ç...
“Fitorja e opozitës është e sigurt. Do të arkivohet në koshi...
“A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?” Kjo është pyetja q...
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori thotë...
Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj pres...
Nuk ka të ndalur saga e mashtrimeve financiare, të kryera ng...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar pamje nga t...
Emërimi i deputetës Evis Kushi në krye të Ministrisë së Arsi...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me situ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...