web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jep dorëheqjen kreu i KQZ-së Klement Zguri

18 Shtator 2020, 09:46, Politikë CNA

Kreu i Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Dorëheheqja e Zgurit, vjen disa javë përpara përfundimit të mandatit, të cilin do e mbyllte më 3 nëntor.

Por, mësohet se Klement Zguri i ka paraqitur dorëheqjen Kuvendit.

Kujtojmë këtu se, Zguri u emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit 2013 mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha. Më parë ai ishte anëtar i KQZ-së. I mbetur si i vetmi anëtar i KQZ i zgjedhur nga opozita, Zguri ka pasur shpesh përplasje dhe kundërshtime me anëtarët e tjerë të komisionit.

Gjithashtu, ai nuk ka kandiduar për asnjë nga pozicionet e krijuara nga riformatimi i institucioneve të reja zgjedhore, të lindura nga marrëveshja e 5 qershorit mes socialistëve në pushtet dhe opozitës jashtë Parlamentit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga