Ekskluzive-Skandali me falsifikimin/ Zbulohet kallëzimi i plotë për noteren Violeta Sulkaj dhe vajzën e Ben Blushit

31 Gusht 2020, 10:18, Politikë CNA
Ekskluzive-Skandali me falsifikimin/ Zbulohet kallëzimi i plotë

CNA.al për disa muaj me radhë ka raportuar në lidhje me pasuritë marramendëse t ëish-politikanit të kthyer në menaxher media, Ben Blushit.

Pasuri marramendëse, llogari bankare, ortakëri me pronarët e inceneratorëve dhe prona në Korçë, Dardhë, Tiranë dhe Vlorë.

Por, përtej përplasjeve me banorë të Dardhës apo biznesmenë të ndryshëm, CNA.al ka publikuar edhe një tjetër skandal që lidhet me një falsifikim për një pronë 500 milionëshe të blerë në qendër të Korçës, e deklaruar nga Ben Blushi për vetëm 30 mijë euro. Dhe kjo në emër të vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi. Shuma e parave për këtë transaksion, sipas të dhënave të deklaruara nga vetë zoti Blushi në deklaratën e pasurisë, të vitit 2015, ishte paguar prej tij.

Por, CNA.al i shkoi më tej investigimit dhe zbuloi se firma e Natali Blushit, ishte falsifikuar.

Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga CNA.al, në momentin e firmosjes së kontratës së shit-blerjes pranë noteres Viloleta Sulkaj, Natali Blushi nuk ndodhej në Shqipëri, kjo e vërtetuar edhe sipas të dhënave të sistemit TIMS.(Lexo këtu).

Ndërkohë dy ditë më parë, ne raportuam se pas publikimit të skandalit të falsifikimit nga CNA.al, shtetasi Andon Dhima, i cili është pala shitëse, ka kallëzuar penalisht në prokurori noteren Violeta Sulkaj dhe vajzën e Ben Blushit, Natali Blushi. (Lexo këtu)

Sot ne po sjellim të plotë kallëzimin penal, drejtuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Në padinë e siguruar nga CNA.al, shtetasi Andon Dhima pretendon se nuk ka qënë në dijeni të falsifikimit të firmës së Natali Blushit.

?Sqaroj për organin e akuzës se në lidhje me këtë fakt nuk kam pasur dijeni më parë, pasi kontratat nuk I kam nënshkruar në të njëjtën kohë me palën blerëse, për arsye se jemi paraqitur pranë noteres në momente të ndryshme. Unë në cilësonë e palës shitëse I kam nënshkruar kontratat e lartpërmedura rregullisht në zyrën e noterisë dhe më pas jam larguar. Kopja ime e kontratave më është vënë në dispozicion nga zyra e noterisë?-thuhet ndër të tjera në kallëzimin penal.

Tashmë do të jetë prokuroria e cila pritet të zbardhë këtë skandal të kryer nga politikani Ben Blushi, gjatë kohës që ky i fundit ishte deputet. Ku duket qartë se vajza e Ben Blushit ka përfituar një pasuri me vlerë gati 500 milionëshe, megjithëse ajo nuk ndodhej fare në Shqipëri dhe në emër të saj kanë firmosur persona të tjerë.

Më poshtë dokumentet e kallëzimit të plotë, të dorëzuar në Prokurori, nga shtetasi Andon Dhima, i cili kërkon fillimin e procedimit penal ndaj noteres Violeta Sulkaj dhe Natali Blushit./ CNA.al

Ekskluzive-Skandali me falsifikimin/ Kallëzohet penalisht vajza e Ben Blushit dhe noterja Violeta Sulkaj

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr ?zbuluar?

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Dy dokumentet që lidhin pronarët e inceneratorëve me Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

Si dhe pse i sulmon këta biznesmenë Ben Blushi?!

Lajmet e fundit nga