Zbulohen detaje të reja nga skandali i makinës 100 milionëshe të Sandër Lleshajt
Dy ditë më parë CNA.al ka publikuar skandalin në lidhje me b...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj, ka ngritur akuza ndaj qeverisë vetëm dy javë para fillimit të vitit të ri shkollor.
Në një deklaratë për shtyp, Metaliaj tha se shkollat e qytetit të Lezhës nuk janë gati për të hapur dyert dhe për të mirëpritur nxënësit me 14 shtator.
Sipas saj, kjo tregon se kryeministri Edi Rama mashtroi, gënjeu shqiptarët dhe lezhjanët kur premtoi se të gjitha shkollat që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit do të rihapen me fillimin e vitit të ri shkollor.
?Kjo tregon dështimin dhe paaftësinë e qeverisë së Ramës dhe papërgjegjshmërinë e tij personale, për sa kohë që prioritet i kësaj qeverie nuk janë fëmijët tanë, nuk janë fëmijët lezhjanë, nuk është arsimi, sepse ata dhe banda e tij qeverisës në pushtet, fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla private brenda dhe jashtë vendit.
Për ta konkretizuar këtë, unë sot ndodhem pranë shkollës 9-vjeçare ?Gjergj Kastrioti?, shkollë kjo e cila ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit, por që siç e shihni dhe ju vetë, është miratuar për shembje por shkolla është akoma në këmbë. Jo vetëm që nuk është shembur, por nuk është marrë asnjë masë për të zgjidhur problemin.
Kjo shkollë ka 620 nxënës të cilët pas tërmetit të 26 nëntorit janë transferuar në shkollën ?Beslidhja?, por që vetë shkolla ?Beslidhja? aktualisht ka 700 nxënës dhe vetëm 26 klasa. Pra, nëse do ti bashkojmë nxënësit e të dy shkollave bëhen afro 1400 nxënës. Do të shkojnë me turne të stërzgjatura që do të përfundojnë në orë të vona të darkës duke sjellë një strapacim dhe problematikë të jashtëzakonshme për prindërit, mësuesit por edhe vetë nxënësit.
Dhe sikur të mos mjaftonte kaq, Zyra Arsimore Vendore Lezhë, me datë 21 gusht i bën një shkresë-kërkesë bashkisë Lezhë me anë të së cilës i kërkon që të marrë të gjitha masat për sistemimin e ambientit të ndërtesës së vjetër të gjimnazit ?Hydajet Lezha? në mënyrë që të bëhet gati për të pritur nxënësit e shkollës ?Gjergj Kastrioti?. Dhe bashkia Lezhë, sikur ka rënë nga hëna, me datë 28 gusht i kthen përgjigje Zyrës Arsimore Vendore që ka përcjellë kërkesën e tyre për alokimin e fondeve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave dhe po pret një përgjigje nga ana e tyre?, u shpreh ajo.
Demokratja pretendon se nga ana institucionale nuk ka kordinim dhe nga pushteti vendor e qendror është në gjumë.
?Nuk është problemi vetëm tek shkolla ?Gjergj Kastrioti?. Është edhe shkolla e Shënkollit, shkolla e mesme ?Llesh Nik Daka?, e cila është shembur, po rindërtohet por që edhe ajo shkollë nuk do të hapë dot dyert për fëmijët me 14 shtator. Problem tjetër gjithashtu është edhe konvikti i shkollës së mesme ?Kolin Gjoka?. Ai konvikt pret çdo vit 52 nxënës por që këtë vit nuk do të hapë dyert dhe për të nuk ka zgjidhje.
Një problem tjetër është edhe një kopësht fëmijësh në fshatin Kallmet i Vogël që edhe për atë nuk ka zgjidhje. Fëmijët janë transferuar në një kopësht tjetër, por akoma nuk dihet se çfarë do të bëhet me këtë kopësht. Pra e gjitha kjo tregon edhe njëherë krizën e thellë sociale dhe arsimore që është në Lezhë dhe kjo ka vetëm një shkaktar: Shkaktari kryesor është Edi Rama dhe banda m të cilën qeveris.
Ndaj në emër të Partisë Demokratike dhe qytetarëve të Lezhës unë i bëj një apel Edi Ramës dhe i them të kthejë vëmendjen nga Lezha, të kthejë vëmendjen nga fëmijët tanë sepse jeta dhe shëndeti i tyre është prioriteti numër një. Por për sa kohë që ai është shkaktari, nuk mund të jetë edhe zgjidhja. Zgjidhja është një dhe e vetme: Largimi një orë e më parë i Edi Ramës, rikthimi i normalitetit dhe rindërtimi i vendit?, nënvizoi Metaliaj./ CNA.al
Dy ditë më parë CNA.al ka publikuar skandalin në lidhje me b...
Akademiku Artan Fuga, ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Mali...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për lotin e dyt...
Nga Kreshnik SpahiuUnë jam i shpallur Non Grata në tre shtet...
Partia Socialiste do të fillojë menjëherë nga puna që në dat...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka krahasuar...
Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës bën thirrje publik...
Ish-deputetja Jorida Tabaku ka publikuar një video të kryemi...
Prej disa vitesh mediat kanë denoncuar faktin se partitë pol...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sfiduar pak më parë k...
Ndonëse nuk e mori miratimin e opozitës së Lulzim Bashës, ma...
Partia Demokratike ka kërkuar sërish shkarkimin e nëndrejtor...
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini së fundmi ka publikuar një...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar një foto mes ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka ngritur dis...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka qenë sot ...
Ish-ministri i ndjerë i Transportit, Sokol Olldashi, shtatë ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e mbërr...
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka reaguar pas akuza...
Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA), ka re...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...