Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Hapja e Kutisë së Pandorës, është një metaforë shumë e përdorur, që do të thotë të bësh diçka në dukje e pafajshme, por që mund të ketë pasoja të rënda, deri edhe katastrofike. Ndërsa vetë fraza është shumë e njohur, ka një problem:vetë ?kutia? që hap Pandora.
Kutia, që përmbante të gjitha të këqijat e botës, të gjithë hidhërimin, zemërimin ose përbuzjen, deri në shekullin XVI-të, nuk ishte një kuti prej druri, por një kavanoz. Për ta shpjeguar këtë, duhet të shkojmë në origjinën e rrëfimit, e cila na çon tek grekët e lashtë dhe bota e tyre të pashtershme mitologjike, në të cilën Pandora ishte gruaja e parë e vdekshme në Tokë.
Një figurë tepër domethënëse, ajo është gjithashtu nëna e fëmijës së parë të vdekshëm. Vajza e Pandorës, Pyrrha (Zjarri), së bashku me burrin e saj, Deukalion, ishin të mbijetuarit e vetëm në mitin e Përmbytjes së Madhe. Kjo përmbytje u dërgua nga Zeusi, për të ndëshkuar njerëzimin për sjelljen e tij të tmerrshme, që çuditërisht ishte shkaktuar nga të këqijat që gjendeshin në ?Kutinë? e Pandorës.
Ne e dimë historinë e Pandorës falë Hesiodit dhe poezive epike, që ai shkroi rreth shekullit VII-të Para Krishtit. Ato zbulojnë se si dhe pse u krijua Pandora, dhe si ?një dhuratë? që i dha asaj Zeusi, i dha fund një epoke të njerëzimit, kur njerëzit nuk kishin asnjë problem, kur nuk kishin sëmundje, dhe kur jetonin përjetësisht.
Sipas legjendës, Pandora vjen pra si një lloj ndëshkimi ndaj njerëzimit, pas një episodi tjetër mitologjik në të cilin Prometeu u vjedh Zotave zjarrin, dhe ia dhuron atë njerëzimit. Pas një veprimi kaq të pabesë të Prometeut, Zeusi i udhëzon Perënditë e tjera të formojnë një grua nga toka, dhe kjo është mënyra sesi mbërrin në këtë botë Pandora.
Një figurë mitologjike mjaft tërheqëse, Athina bëri një fustan të shndritshëm për të mbuluar trupin e saj, ndërsa Hefesti ia zbukuroi kokën me një diademë. Pandora mori cilësi karakteriale unikale. Nusja e parë e botës, emri i saj do të thoshte ?Të gjitha dhuratat?, dhe kur përfundoi krijimi i saj, Zeusin e dërgoi tek Epimeteu, vëllai i Prometeut.
Edhe pse ishte paralajmëruar nga vëllai i tij, që të mos pranonte kurrë asgjë nga Zeusi, Epimeteusi e lejoi Pandorën të hynte në shtëpinë e tij. Ajo mbërriti në shtëpinë e tij, duke sjellë me vete një kavanoz, një dhuratë martese nga Zeusi, të cilën ai e kishte porositur të mos e hapte kurrë.
Por, kurioziteti për të zbuluar se çfarë ndodhej brenda kavanozit ishte tepër i fortë, ndaj Pandora e hapi atë, dhe pa dashje lëshoi ??në botë të gjitha telashet e panjohura ndonjëherë nga njeriu si sëmundjet, grindjet dhe dëshpërimi, dhe kështu mori fund Epoka e Artë e Njeriut. Legjenda thotë se në kavanoz vetëm një gjë mbeti:Elpis, fryma e shpresës.
Në kujtimin e mitit të Hesiodit, fjala e saktë që u përdor për kavanozin e fatit është ?pitos?, që ishin kavanoza të mëdhenj që përdoreshin rëndom nga grekët e vjetër për të ruajtur gjëra të ndryshme, dhe që zakonisht groposeshin më pas nën tokë.
Rrëfimtarët e mitit të Pandorës, i mbetën besnikë këtij versioni për të paktën 2 mijëvjeçarë. Por në shekullin XVI Pas Krishtit, përkthyesit e historisë bënë një gabim gjatë përkthimit të fjalës ?pitos?. Siç thonë burimet, ai që gaboi në përkthim ishte pikërisht humanisti i madh i shekullit XVI-të, Erazmi i Roterdamit.
Kur po përkthente historinë e Hesiodit mbi Pandorën në gjuhën latine, ai thuhet se përktheu e fjalën ?pitos?, që do të thotë kavanoz, në ?piksis?, një fjalë latine që do të thotë kuti ose arkivol. Një tjetër person, që bëri një gabim të ngjashëm në përkthim, ishte studiuesi italian Lilius Giraldus nga Ferrara në vitin 1580.
Interpretimi i elementit kryesor të tregimit, u fiksua më tej nga piktura e Pandorës e shekullit XIX e Dante Rosetit, që e paraqet vajzën në mënyrë dramatike duke mbajtur një kuti, e cila do të lëshonte të gjitha ligësitë e botës. Për fat të mirë, historia mbaron me Elpisin, që mbeti në fund të kavanozit.
Gabimi u kap më në fund nga studiuesit. Në fillimin e shekullit XX-të, gjuhëtarja dhe studiuesja britanike Xhejms Herrison, e vlerësoi si duhet peshën e këtij gabimit. Ajo madje do ta quante ?plotësisht të keqkuptuar? mitin e Pandorës.
Sipas Herrison, një keqkuptim i tillë e nxori mitin nga konteksti i tij origjinal mbi zakonet e grekëve të lashtë, apo lidhjen e tij me festivalin e Antesterias, që mbahej çdo pranverë dhe që zgjaste deri në 3 ditë.
Dita e parë e këtij festivali, ishte i njohur si Pitogia, dhe atë ditë hapeshin arkat e verës të vulosura një vit më parë, me shpresën se vera do të ishte stazhonuar si duhet. Por, njerëzit besonin se me hapjen e kavanozave të verës, liroheshin edhe shpirtrat e nëntokës.
Të nesërmen, burrat kryenin një numër ritesh sic ishte përtypja e kullumbrive, për të mbrojtur veten nga shpirtrat e çliruar. Argumentet e Herrison, mbështeteshin nga pretendimet se Pandora ishte një përfaqësim i hershëm njerëzor i Gaias, ose vetë Tokës.
Në këtë kontekst, ?pitos? e lidh figurën e saj me Tokën, dhe përdorimi i fjalëve si kuti dhe shportë, janë vendosur vetëm sipas rëndësinë kulturore të Pandorës si figurë. Një përfaqësim i tillë i Pandorës, mund të vërehet në pikturat me vazo të lashta greke, në të cilat ajo prezantohet si një statujë, e rrethuar nga hyjnitë e tjera, ose si një grua që del nga toka./Bota.al
Përdhunimi është një krim shumë delikat për t’u analizuar. N...
Nga Ryan Cooper “The Week”* Për javë më radhë, Evropa Perënd...
Nga Frederick Kempe “CNBC”* Pavarësisht gjithë fokusit legji...
Të gjithë duam punën më të mirë që mund të gjejmë, dhe shumi...
Sofokliu, ishte një dramaturg që jetoi në Greqinë e Lashtë g...
Frika e fortë e koronavirusit të ri, duket pothuaj po aq e p...
Teksa rastet me Covid-19 vazhdojnë që të rriten në SHBA, mun...
Në tetorin e vitit 1962, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik ishin...
Nga Dominik Green “The Spectator”Pse Shtetet e Bashkuara duh...
Studiuesit në mbarë botën, janë në një garë të fortë se kush...
Nga Mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës, Hirësi JoaniAngjeli...
Rreth 35 për qind e popullsisë botërore, i nget sot makinat ...
Ne i shohim shpesh retë në qiell:retë si shtëllunga të bardh...
Nga Kevin R.Brock “The Hill”* Duke i kërkuar ndjesë Uinston ...
Për herë të parë BE po e shoqëron respektimin e vlerave them...
Nga Jamie Metzl “The Wall Street Journal”* Në qoftë se një v...
Nga Reuf Bajroviç & Ivana Stradner “The American Interest”* ...
Më 29 korrik 1836, 30 vjet pasi ishte porositur nga Napoleon...
Në 6 milion vjet njerëzit kanë ecur mbi 2 këmbë, dhe aftësia...
Falë fuqisë së jashtëzakonshme të trurit, njerëzit kanë zbul...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...