web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Unë nuk kam frikë”/ Përmeti: Dua të garoj, kjo nuk është Reformë Zgjedhore

18 Qershor 2020, 16:34, Politikë CNA

?Deri më sot ne Reformë Zgjedhore nuk kemi?. Kështu deklaron deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti, i cili thotë se as palët politike që kanë nënshkruar marrëveshjen nuk e cilësojnë atë si reformë.

Sipas tij, të bësh reformë do të thotë ta reformosh sistemin zgjedhor dhe jo të biesh dakort për ta lënë siç është sistemi zgjedhor.

?Unë besoj që nuk ka integrim në BE pa Reformë Zgjedhore dhe besoj se deri më sot ne Reformë Zgjedhore nuk kemi, edhe palët që kanë nënshkruar u vjen turp ta quajnë Reformë Zgjedhore. Dikush e ka quajtur marrëveshje, dikush e ka quajtur dakortësi por askush nuk e ka quajtur Reformë Zgjedhore, sepse të bësh reformë do të thotë ta reformosh sistemin zgjedhor dhe jo të biesh dakort për ta lënë siç është sistemi zgjedhor. Sot ne po bëjmë një betejë në Parlament, një betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhor, një betejë për të hapur listat, një betejë për t?i dhënë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Ne po bëjmë një betejë parimore sepse ne po kërkojmë të garojmë?, shprehet ai.

Përmeti thekson se nuk po kërkon vende të sigurta në listat e një partie për të qenë deputet mandatin tjetër, por po kërkon të garojë.

?Ne nuk po kërkojmë vende të sigurta në listat e një partie për të qenë deputet mandatin tjetër, ne nuk po kërkojmë të jemi servilë të paradhomave të kryetarëve vetëm e vetëm për të ardhur në këtë Parlament. Ne po kërkojmë të garojmë dhe duke kërkuar të garojmë ne nuk fitojmë asgjë, ne vetëm bëjmë garë. Të vetmit që fitojnë nga kjo betejë janë qytetarët të cilët kanë mundësinë të zgjedhin përfaqesuesit e tyre.

Për të gjithë ata që e mbajnë veten për politikanë, të çdo partie, të madhe apo të vogël në Shqipëri, të çdo viti dhe të çdo moshe, nëqoftëse nuk kemi vjedhur, nëqoftëse nuk jeni të korruptuar, nëqoftëse nuk ju vjen turp nga emri juaj, nga fytyra juaj përse keni frikë të dilni në publik e të garoni? Përse keni frikë t?i kërkoni votën qytetarëve për punën që ju bëni?

Unë nuk kam frikë. Unë nuk kam frikë sepse nuk e kam nevojshmëri të jem në këtë sallë nëqoftëse qytetarët nuk më duan. Unë dua të dal të garoj dhe të votohem. Prandaj kam një thirrje për të gjithë kolegët e mi, jo vetëm në këtë sallë por edhe për ata jashtë, për të gjithë që e quajnë veten politikanë: nëqftëse e mbani veten të pastër, nëqoftëse nuk keni turp të dilni në publik të kërkoni votën bashkohuni kauzës për të hapur listat?, deklaroi Përmeti nga foltoja e Kuvendit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga