web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erion Braçe me superlativa për Rudina Hajdarin/ “Mposhti gjithë llumin burrëror”

18 Qershor 2020, 15:19, Politikë CNA

Zëvendës-kryeministri Erion Braçe ka reaguar për fjalimin e deputetes Rudina Hajdari në Kuvend, pas shkarkimit të nënës së saj Fatmira Hajdari nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Braçe thotë se me Rudina Hajdarin nuk është mik dhe kanë mendime të ndryshme, por shpreh vlerësimin për qëndrimin që ajo mbajti për shkarkimin e nënës.

?Unë nuk jam mik me Rudina Hajdarin!  Kur me babain e saj të ndjerë ndanim Kuvendin ajo ishte e vogël. Kur ai nuk ishte më e unë vijova në Kuvend, ajo ndiqte rrugën e saj të edukimit dhe jetës në SHBA. Ndajmë ideologji të ndryshme, nuk mendojmë njësoj, jemi kundërshtarë për këtë! Por sot njoha një anë të fortë të saj; Të qenit parimore, përtej intetesit të çastit, personal, familjar!?, shkruan ai në rrjetet sociale.

Më tej, numri 2 i qeverisë deklaron se Rudina jo vetëm që rezistoi ndaj akuzave që ishin drejtuar ndaj saj, por pretendon se sot mposhti të gjithë llumin burrëror.

?Nuk është e thjeshtë të mbash një qëndrim të tillë, ndaj nuk e keni parë kurrë deri tani në Kuvend! Një njeri i fortë që beson në parime mundet të bëjë këtë! E çmoj Rudinën për këtë. Kur për kaq muaj rresht nën sulme personale që ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qëndronte, edhe si grua natyrisht. Por ja që sot dëshmoi forcën e saj. Mposhti gjithë llumin burrëror që e luftoi personalisht, në pikën e dobët, nënën!

I mundi përsëri! Është drejtësia që të bën të fortë; Drejtësia frymëzon! Drejtësia e re e barabartë, funksionale, efikase, e pavarur, e pastër, është më shumë se çdo gjë, është ngjitëse më besoni! Prej themelimit të shtetit shqiptar, çdo rregjim bëri drejtësinë politike e të korruptuar te udhëheqësit, kurrë drejtësinë e barabartë për të gjithë! Tani është koha për drejtësinë e re! 100 vite shkuan pa të. Ky është shansi unik i 100 viteve ku kemi hyrë!?, përfundon Braçe./ CNA.al





Lajmet e fundit nga