web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama i “shtrin dorën” Metës?/ Gati të ulem në çdo kohë dhe për çdo gjë

18 Qershor 2020, 11:15, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat, është shprehur i gatshëm që të takohet me presidentin Ilir Meta, për çdo gjë.

Kreu i qeverisë shtoi më tej, se është gati të flasë për çdo gjë nga integrimi deri edhe te çështje të tjera, me përjashtim të vendosjes së një date zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare.

“Integrimi nuk është muhabet, a e kam ftuar presidentin këto ditë? (qesh) Jo nuk kam pasur ndonjë orë për muhabet, integrimi është një proces, hartë veprimi, ka ura ndërveprimi dhe në këtë drejtim, kemi qenë bashkë në tryezën e këshillit të integrimit dhe unë do të jem në cdo pikë ku është e nevojshme prania ime, presidenti do të bëjë zgjedhjen e tij, përderisa ka qenë me siguri do të jetë përsëri.

Në këtë drejtim do ta shikoja këtë që kam shprehur si gatishmëri. Patjetër në cdo rast kur është e nevojshme për t;u ulur do të ulemi dhe kur presidenti e ka të nevojshme për të komunikuar me mua, mjafton që të mos jetë vendosja e një date zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare, unë jam gati të ulem”.-tha Rama.





Lajmet e fundit nga