web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pazari me Ramën/ Basha kërkon t’i japë kunatit tenderin 15 milion euro

17 Qershor 2020, 09:32, Politikë CNA

Pazari i Reformës Zgjedhore u duk qartë se përfundoi në kosh.

Nga një proçes normal politik, i cili duhej të sillte ndryshime thelbësore dhe garanci për votën e shqiptarëve, përfundoi në një pazar për një tender 15 milion euro, për identifikimin biometrik.

Lulzim Basha ka qënë i qartë që në hapat e tij të para sesi do të vepronte në këtë rast. Ai ka kërkuar në Këshillin Politik, që identifikimi biometrik, pra tenderi 15 milion euro të mos jetë një tender i hapur ndërkombëtar, por të bëhet me prokurim të drejtpërdrejtë dhe të vendosin një kod specifik për këtë tender.

Tender të cilin, thuajse mund ta kenë siguruar kompanitë pranë Bashës dhe familjarëve të tij.

Pra, Luli i cili luftoi shtatë vite duke denoncuar Edi Ramën për prokurimet e drejtpërdrejta dhe tenderat abuzive dhe tani jo vetëm që bën pazare për tenderin 15 milion euro, por është gati të bëjë gjithçka që atë ta marrë vetë. Të shkelë ?aprimet? e tij shtatë vjeçare kundër Ramës, dhe tani të kërkojë një prokurim të drejtpërdrejtë tek xhepi i tij.

CNA.al do të sjellë më tej një tjetër investigim në lidhje me kompaninë që kërkon Basha t?i japë tenderin 15 milion euro të identifikimit biometrik./ CNA.al





Lajmet e fundit nga