web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ish-spiunë dhe ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit në parlament”/ “Shpërthen” Murrizi: Të marrë fund kjo lojë e pështirë

18 Qershor 2020, 12:41, Politikë CNA

Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, është shprehur se ish-spiunë dhe ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit janë sot në institucionet më të larta të vendit, përfshirë edhe parlamentin.

Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi e ka cilësuar këtë si një lojë të pështirë, të cilës duhet t?i jepet fund.

?Do të doja të merrte fund kjo lojë e pështirë. Jemi i vetmi vend që nuk iu kemi thënë shqiptarëve çfarë ka ndodhur me ish-gjyqtarë dhe ish persektues të komunizmit të cilët janë sot në institucionet më të larta të vendit, edhe pse kanë masakruar mbi 5 mijë shqiptarë pa gjyq.

Shqiptarët duhet ta dinë se kush janë Moisiu, Ylli i kuq, Raketa, çiftleia, Dragoi, Penicilina, Fatosi, Shkrimtari Qukapiku, Këndezi, madje edhe Murrizi, por këtë do e hedh në gjyq se ka përdorur mbiemrin tim. Sot shqiptarët duhet të marrim vesh se cilin surrat kanë në letër për ta votuar. Nuk kemi pse fshihemi si djalli temjanit nga ajo diktaturë. Shqiptarët duhet të dinë kush janë ata që i kanë shitur shpirtin shejtanit dhe sot dalin e bëjnë sikur i qajnë hallin shqiptarëve?-tha Myslim Murrizi.





Lajmet e fundit nga