“Ish-spiunë dhe ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit në parlament”/ “Shpërthen” Murrizi: Të marrë fund kjo lojë e pështirë
Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në foltoren e Ku...
Diskutimet për Reforma Zgjedhore, duket se që në fillim nuk kanë pasur si qëllim zgjidhjen e një çështje, apo problematike, në interes të qytetarëve shqiptarë, por gjithçka duket të ketë qënë një pazar i radhës i kreut të Republikës së re me kreun e qeverisë.
Një ditë më parë, CNA.al raportoi se një proçes normal politik, i cili duhej të sillte ndryshime thelbësore dhe garanci për votën e shqiptarëve, përfundoi në një pazar për një tender 15 milion euro, për identifikimin biometrik. (Lexo këtu)
Pra, beteja më shumë se një vjeçare e opozitës, e cila fillonte që nga djegia e mandateve, me lojërat e përgjimeve në Dibër, të cilat publikoheshin pas zgjedhjeve të vitit 2017, apo me dosjen e famshme 339, kanë përfunduar në një tender.
Në marrëveshjen e 2017, nuk kishte një tender, por kishte 16 milion euro për familjarët e Bashës dhe ortakët e tyre, për një ndërtim brenda detit në Vlorë, me dukomenta të dyshimta, të falsifikuara, e të tjera problematika. Por, pasi u shkatërrua nga Rama, Lulzim Basha mori shpërblimin 16 milion euro.
Në gati tre vite sërish Luli u rikthye me miliona euro, pa folur për xhirot e kompanive të kunatit të cilat vetëm po zhvillohen në kohën e Ramës. Kompani të cilat kanë qënë me xhiro simbolike, po kalojnë me dhjetëra million euro, me qindra punonjës dhe me paga të frikshme, duke shkuar deritek goditja e tregut.
CNA.al, ashtu siç lajmëroi dje, sot ka sjellë dy kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi për të cilat dyshohet se kreu i Republikës së re kërkon që të kenë aksesin tek tenderi 15 milionë euro.
Një pazar që filloi gjoja për Reformën Zgjedhore, përfundoi me një tender 15 milion euro për identifikimin biometrik dhe së fundi është bërë me qesharake. Lulzim Basha, njeriu që kërkonte që tenderat të mos bëheshin me prokurim të drejtpërdrejtë dhe denonconte ortakët e Ramës në tendera, ka kërkuar në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, që tenderi të bëhet me prokurim të drejtpërdrejtë.
Dhe në kushtet e vendosura jep edhe një kod specifik, ç?ka bën që të ngrejë dyshime se Lulzim Basha kërkon që ta marë këtë tender një firmë e kontrolluar prej tij, e cila i jep informacion atij, për gjithçka ndodh.
Ne më poshtë po sjellim subjektet e lidhura me Lulzim Bashën. Dhe ajo që bie në sy është fakti se njëra prej tyre është vjehrri dhe kunati i Lulzim Bashës, 100% aksionerë. Pra kontrollojnë 100% kompaninë Landmark Technologies, me objekt të aktivitetit, zhvillim i softwareve në të gjitha platformat për web, desktop, mobile etj.
Dhe kompania e dytë Moveo Albania Technology, ku kunati i Lulzim Bashës ka 20% të aksioneve, vjehrri 20%, ndërsa kompania italiane MOVEO S.R.L. ka 60% të aksioneve.
Këto dokumente janë zyrtare, të nxjerra nga ekstraktet e QKR-së, të cilat tregojnë se familjarët e Lulzim Bashës, përtej kompanive të mëparshme të cilat ishin për propagandë, për marketing, tani kanë dalë edhe kompani të reja, të cilat janë krijuar një vit më parë. Njëra, pra Moveo Albania Technology është krijuar një vit më parë, pra në vitin 2019, ndërsa kompania tjetër Landmark Technologies, në vitin 2014.
Këto janë dy kompanitë që Lulzim Basha tashmë ka në dispozicion dhe kërkon t?i përdorë, ndosjhta jo direkt por indirekt për të bërë të mundur të marrë tenderin 15 milion euro dhe të marrë kontrollin e identifikimit biometric.
Nga ana tjetër kujtojmë këtu se edhe në vitin 2017, kompanitë e menaxhimit të fushatës së PD, ishin të përzgjedhura nga njerëzit e afërt të kryetarit Basha, por asnjëherë nuk shfaqeshin publikisht kompanitë e kunatit dhe familjarëve të tij.
Por, nëpërmjet kontratave direkte dhe gjoja kontraktimesh përdoreshin si mbulim disa kompani, të cilat merrnin fondet e fushatës së PD-së, dhe arritën deri aty sat ë helmonin dhe vetë Lulzim Bashën.
Kujtojmë këtu çeljen e fushatës së PD-së në vitin 2017, djegien me llampa të mitingut dhe fshehjen e asaj kompanie, e cila në fakt ishte një lidhje direkte e Lulit me familjarët e tij.
Ashtu siç ne e theksuam edhe dje, Lulzim Basha ka vetëm një qëllim. Marrjen e parave dhe dërgimin e tyre tek interesat e familjarëve, përtej asaj që mund të quhet suksesi i një Reforme të vërtetë Zgjedhore, për të gjetur një zgjidhje përfundimtare në lidhje me akuzat dhe dyshimet për shit-blerjen e votës.
Nga ana tjetër duket se kjo do të përdoret edhe si alibi nga Lulzim Basha dhe Republika e re në humbjen e zgjedhjeve të radhës, të cilat duket se Luli i ka vulosur me paaftësinë, dështimin, pazaret dhe shërbimin që i bën kryeministrit Rama, thjeshtë dhe vetëm në funksion të milionave që fut në xhepin e tij./ CNA.al
Pazari me Ramën/ Basha kërkon t?i japë kunatit tenderin 15 milion euro
Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në foltoren e Ku...
Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka denoncuar...
Anëtari i Bindjes Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiran...
Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka mbajtur një raportim...
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat, është...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar një mbledhje on...
Vendimi për djegien e mandateve parlamentare ishte vija ndar...
Kryeministri Edi Rama përmes ka prezantuar sot kryenegociato...
Gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama në foltoren e Kuvendi...
Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) ka thirrur depute...
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Olivér Varhe...
Bashkia e Shkodrës ka depozituar sot kallëzim penal në Proku...
Në përfundim të fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Ra...
Pazari i Reformës Zgjedhore u duk qartë se përfundoi në kosh...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes Rudina Ha...
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten e opozitës, ...
Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka deklaruar sot se PD, P...
Sa më shumë propozime për formulën e Komisionit Qëndror të Z...
Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka folur me tone mjaft të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...