web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata e Tiranës "kryqëzon" Bashën/ Vendimi që çmonton politikën e pisët

18 Qershor 2020, 13:42, Politikë CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, akuzon kryetarin e PD-së, Lulzim Basha se ka sulmuar sipërmarrës të ndryshëm në tentativë për t?u marrë atyre ?haraç? nëpërmjet një kompanie që menaxhojnë familjarët e tij.

Balla ka publikuar sot një vendim Gjykate, ku sipas tij akuzat e deputetëve të PS-së u cilësuan si të vërteta.

Balla shton më tej se ky është një vendim i rëndësishëm që çmonton politikën e pisët të shpifjeve dhe ?haraçit? nga ajo që ka mbetur nga ish-Partia Demokratike e Shqipërisë.

?Muaj më parë deputetët e Grupit Parlamentar Socialist Ervin Bushati, Klotilda Bushka dhe Elisa Spiropali zbuluan një skemë ?haraçi?, sesi ditën Lulzim Basha sulmonte sipërmarrës të ndryshëm për kontrata publike dhe natën po këta sipërmarrës firmosnin kontrata private financiare me një kompani në pronësi të familjarëve të tij.

Lulzim Basha nuk ktheu asnjëherë përgjigje dhe nuk dha shpjegime për këto përfitime që shkojnë në disa milionë euro. Gjykata e Tiranës zbardhi sot VENDIMIN që i cilëson gjetjet e deputetëve të vërteta. Ky është një vendim i rëndësishëm që çmonton politikën e pisët të shpifjeve dhe ?haraçit? nga ajo që ka mbetur nga ish-Partia Demokratike e Shqipërisë.

Lulzim Basha duhet tu kthejë përgjigje protestuesve të Kuksit, të ?Astirit?, që i thirri në protestë ditën, por natën i paska parë hajrin me kontrata pafund.

Në ndihmë të transparencës dhe pa e kaluar këtë çështje me kundërakuza bajate, e këshilloj t?i zbardhë vetë kontratat.”-shkruan Balla. / CNA.al





Lajmet e fundit nga