web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja 15 milionë euro si marrëveshje turpi që e grisën shqiptarët

18 Qershor 2020, 15:37, Politikë CNA

A e ndoqët sot ligjërimin e kryeministrit Rama në Kuvend?

Ai ligjërim ishte gjithçka tjetër veç ligjërimit politik!

Ajo që dëgjuam nga goja e kryeministrit ishte një kërcënim drejtuar dy personave: Luli Bashës dhe Titi Vasilit.

Por Rama nuk foli as me ta, as me shqiptarët.

Ai foli me mesazhe të koduara për palët e vërteta në atë marrëveshje.

Jo rastësisht Rama nuk tha: Bykykbashi dhe Vasili.

Ai zgjodhi emrin e Lulit dhe Titit për të përcjellë mesazhin me kod tek ata me të cilët ka negociuar realisht këto javë.

Rezultati i atyre negociatave të drejtpërdrejta të Ramës është tenderi i vlerësuar paraprakisht rreth 15 milionë euro, i gjasme përdorimit të teknologjisë në zgjedhje.

Teknologji që konsiston vetëm në identifikimin e zgjedhësit.

Domethënë në gjithë fshatrat ku të gjithë i njohin të gjithë, tani të gjithë do jenë të sigurtë se secili do votojë me emrin e vërtetë dhe nuk do gënjejë e të votojë për komshiun.

Kjo është për ta shpjeguar në mënyrë të thjeshtë, ajo për të cilën ra dakord Rama me ata dy të tjerët.

Sot Rama foli me ta dhe për ta bërë disi parimore bisedën, tha edhe që marrëveshja qenka në fije të perit se jo ata dy tjerët, por seç qenkan dy që quhen njëri Luli e tjetri Titi që po e bezdisin pak si tepër, aq sa ai mund të urdhërojë grisjen e marrëveshjes.

Normal që nuk do e grisë vetë.

Në rast që do ndihet shumë i mërzitur nga Luli dhe Titi do urdhërojë Damianin ta grisë. Se Rama nuk merret me vogëlsira.

Por Rama jo vetëm nuk foli për shqiptarët por nuk foli as ne emër të shqiptarëve.

Foli me një palë me të cilën kishte nënshkruar një marrëveshje telefonike për 15 milionë euro. Folën me gjuhën që dinë palët në biznes, sipas një parimi në bazë të të cilit për çdo marrëveshje duhet një çmim në euro. Dhe si çdo marrëveshje në euro edhe këtu gjithçka ndahet midis palëve.

Shqiptarët nuk hyjnë fare në këtë komunikim. Ajo marrëveshje nuk pret të griset nga Rama pasiqë është grisur nga shqiptarët.

Është grisur menjëherë sapo ajo u nënshkrua. Me gjithë nënshkrimim në anglisht e në prezencë të ambasadorëve të huaj, që mesa duket nuk e dinë apo nuk e kuptojnë që mund të bësh dëm (bilè shumë dëm), edhe duke kërkuar të bësh mirë.

Urojmë që pasojat e asaj marrëveshje tu kenë shërbyer të paktën si leksion Shqipërie, nëse nuk u kanë shërbyer dot si leksion diplomacie./ CNA.al





Lajmet e fundit nga