LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Legalizimi i kanabisit/ Analisti: Nuk është ndonjë gjë e madhe, por ne s’kemi shtet për ta kontrolluar

10 Maj 2020, 21:02, Aktualitet CNA

Analisti Ilir Demalia ka folur rreth daklaratës së kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore në Shqipëri.

Sipas Demalias, shteti shqiptar nuk mundet ta kontrollojë kultivimin e saj. I ftuar në Ora News ai shprehet se ende pa e legalizuar kanabisin, qytetarët i kanë mbushur fushat plotë.

?Nuk mendoj që është ndonjë gjë e madhe legalizimi i kanabisit për arsye mjekësore, po ndodh kudo në botë. Kultivimi i kanabisit dhe industria e prodhimit në vendet e tjera është shumë e kontrolluar. Shtetet që e kanë legalizuar në ShBA, por mendohet që në 10 vjeçarin e ardhshëm të legalizohet në të gjithë ShBA-në. Shqipëria është një vend që nuk ka një kulturë të tillë shtetërore dhe sociale. Ne jemi akoma në fazën e parashtetit. Nuk ka institucione të forta të drejtësisë, nuk kemi rend nuk kemi ligj ku politika dhe drejtësia, kanë bashkëpunuar sistematikisht me oligarkinë e bizneseve që pastrojnë paratë e trafiqeve të ndryshme, t’i i shton një mundësi tjetër për trafik.
Si mund t’i kontrollosh këto? Në radhë të parë kur bizneset sot nuk paguajnë taksa dhe qeveria ja shkarkon atyre dhe ja ngarkon hallexhinjve. Në raportin e Bankës Botërore, Shqipëria është vendi me të ardhurat më të ulëta në taksa me prodhimin vjetor nën 20 përqind. Dhe Kosova e ka më të lartë. Këtu është një mundësi tjetër për tu pasuruar grupet e interesit që janë të lidhura me trafiqe të ndryshme kriminale. Nuk e ka Shqipëria këtë luks që të legalizojë marijuanën. Njerëzit sot pa e legalizuar akoma, i kanë mbushur të gjitha fushat me kanabis dhe tregu fshatar thotë nuk ka sallatë por vetëm kanabis?, është shprehur Demailia./CNA.al

Lajmet e fundit nga