LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Intelektuali Llazar Fundo/ Dëshmori antifashist, që u vra nga “dëshmorët” e komunizmit

6 Maj 2020, 10:36, Aktualitet CNA

Intelektuali korçar, Zai Fundo është një njeri që ka luftuar kundër fashizmit, i arrestuar nga Italianët dhe i internuar më pas prej tyre, i njohur si një antifashit dhe internacionalist dhe një personalitet i së majtës.

Erdhi në Shqipëri dhe luftoi me pushkë kundër Gjermanëve dhe më pas u kap dhe u pushkatua me urdhër të Enver Hoxhës dhe Stalinit. Dhe sot që Shqipëria flet për 28 mijë ?dëshmorë?, një nga patriotët dhe luftëtarët e saj, që është dëshmor i vërtetë një antifashist nuk është dëshmor, por në piedestalin e dëshmorëve Shqipëria ka ata që e vranë.

Mbrëmjen e djeshme, në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, në emisionin Opinion, gazetari Blendi Fevziu, tha se një figurë mjaft e rëndësishme, një intelektual i majtë, i cili u vra nga vetë shokët e tij, me urdhër të Enver Hoxhës, është Zai Fundo.

Gazetari Fevziu theksoi se Zai Fundo, u internua nga Italianët, dhe më pas u ekzekutua nga shokët e tij, pas u torturua në mënyrë barbare.

Më tej, pas fjalës së Fevziut u publikua një kronikë e plotë, e cila tregonte mbi jetën dhe mënyrën sesi u torturua në mënyrë çcnjerëzore dhe më pas u vra një ndër intelektualët korçarë, që kishte luftuar kundër fashizmit.

?Ndërsa vendi kujton 5 majin si ditën e Dëshmorëve, duket se pjesa që lidhet me Luftën Nacional Çlirimtare është ajo që meriton dhe më shumë vëmendje, këtë radhë në një tjetër optikë.

Një vit më parë kur historiani Kastriot Dervishi publikonte një relacion të vitit ?80, deklaronte se asnjëherë nuk kanë ekzistuar 28 mijë dëshmorë. Ai thoshte se kjo shifër ka lëvizur në vite sikur të ishte një bursë financiare.

Por, nëse komunizmi rriti shifrat dhe vuri në listat si dëshmorë jo vetëm ata që ranë për vendin, duket se në vitet që pasuan, ne ende nuk arritëm të shohim në një tjetër këndvështrim ata që si viktima të komunizmit do të meritonin këtë titull.

Llazar Fundo ishte një prej tyre. Ai u ekzekutua me diagramin e Enver Hoxhës, edhe pse në fakt kishte qënë nga të parët anti-fashistë në Korçë.

?Zain e Fundos ta torturoni deri në vdekje dhe më pas ta pushkatoni, Kërkoni të japë shpjegime për këto pyetje:

Pse ka ardhur në Kosovë?

Kush e ka dëerguar dhe me ç?direktiva?

Cilat janë qëllimet e Ganiut dhe anglezëve?

Të japë shpjegime për aktivitetin e tij të mëparshëm dhe për tradhëtinë e tij.

Deponimet e Zait na i dërgoni këndej me një njeri të sigurtë.

Zaiun e vrisni andej.?-thuhej në letrën e Enver Hoxhës.

Vetë Enver Hoxha në shënimet e tij e kishte pohuar se në 7 prill të vitit ?39, përpara Bashkisë së Korçës, Zai Fundo kishte kërkuar armë për të luftuar fashizmin.

?Diktatori Hoxha në një moment e pranon dhe e thotë se Zai Fundo ka qënë një figurë e shquar dhe një intelektual.?-tha studiuesi i historisë, Niko Kotherja.

Në maj të vitit ?39, ai u arrestuar në Korçë dhe u internua në ishullin famëkeq të Ventotenes, si kundërshtar i rrezikshëm i regjimit të Musolinit.

Pas rënies së fashizmit, në vitin ?44, vetëm dy muaj përpara mbarimit të luftës bashkë me vëllezërit Kryeziu ai mbërrin në Kosovë, ku organizuan rezistencën kundër Gjermanëve.

Historiani Uran Butka thotë se ?U sulmuan nga të dyja anët. Nga njëra anë nga Ushtria Jugosllave që kryesohej nga Fadil Hoxha dhe nga ana tjetër nga brigade e pestë e Shqipërië, kryesuar nga Manush Myftiu dhe nga Shefqet Peci.

Ai u tërhoq zvarrë nga Shefqet Peci pasi u lidh me një litar pas samarit të mushkës nga mali Dobrei në Kolosianë dhe më pas iu përgjigj pyetjeve që kishte caktuar Enver Hoxha dhe natyrisht Zai Fundo si një patriot, si një atdhetar dhe luftëtar antifashist iu përgjigj ndershmërisht pyetjeve. Kam ardhur bashkë me Kryeziun për të çliruar Kosovën nga pushtuesit?.

Juristi i kthyer nga Sorbona nuk ishte vetëm një kundërshtar i fashizmit, por edhe i komunizmit, të cilin në fillim dukej sikur e kishte përqafuar si rrymë .

Edhe në një dokument të CIA të vitit ?48, Fundo cilësohej si një njeri që kishte mbështetur idetë trockiste.

?Është interesante një fragment letre që a ii dërgon fan Nolit, ku thotë se bolshevizma dhe komunizma që ne donim të realizonim si Krishti, për nga ligësitë ia kalon edhe satanai?-tha studiuesi i historisë Niko Kotherja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga