LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti-Klodian Zoto dhe Top Channel, edhe pas tenderit 15 milion euro për Porto Romanon

20 Prill 2020, 08:34, Politikë CNA

Dokumenti-Klodian Zoto dhe Top Channel, edhe pas tenderit 15 milion euro

CNA.al ka publikuar në ditët e kaluara, një numër të madh shkrimesh dhe një dosje të plotë investigative në lidhje me inceneratorët në Shqipëri.

Gjithashtu ne zbuluam edhe një dokument autentik nga Hollanda, në lidhje me firmën e cila kishte marrë koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të kryeqytetit. Një incinerator, i cili do t’iu kushtonte shqiptarëve të paktën 128 milion euro, në 30 vite. (Lexo ketu)

Nga dokumenti, të cilin ne siguruam për firmën koncesionare, e cila ishte Integreted Energy BV, ne zbuluam se në muajin shkurt kishte ndryshuar emrin dhe ishte kthyer në Geogenix BV. (Lexo ketu)

Në një nga dokumentat zyrtare të kësaj kompanie, ku jepej edhe qarkullimi dhe xhiroja e saj thuhet se kjo kompani ka disa partnerë dhe një prej tyre është “De Mare SRL”.(Lexo ketu)

Po kush është “De Mare SRL”?

“De Mare SRL”, është një nga bizneset, pra një nga kompanitë që ka fituar me prokurim të drejtpërdrejtë 15 milion euro, së bashku me “Victoria Invest”, për pastrimin e mbetjeve në zonën e Porto Romanos.

Në fakt kjo ishte kthyer në një zonë problematike për banorët e Durrësit dhe në muajin shtator të vitit të kaluar u shpall një tender, i cili më pas u anullua nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe gjithashtu u shty tenderi.

Por, çfarë ndodhi?

Në fund të vitit, në muajin dhjetor, duke shfrytëzuar edhe situatën e emergjencave nga tërmëti, qeveria jep 15 milion euro prokurim të drejttpërdrejtë për firmën “Victoria Invest” dhe “De Mare SRL”.

Kjo e fundit duket se është një nga partnerët e Klodian Zotos, sipas dokumentit që ne kemi siguruar në Hollandë. Por, pas Klodian Zotos dhe “De Mare SRL”, një partner i tyre është edhe Top Channel.

Si lidhet Top Channel me “De Mare SRL” dhe Klodian Zoton?

CNA.al ka siguruar me dokumenta ekskluzive, të cilat mund t’i lexoni këtu, ortakërinë e Klodian Zotos të inceneratorit të Fierit dhe Tiranës, me Mirel Mërtirin e inceneratorit të Elbasanit, me Eva Blushin, bashkëshorten e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.

Një kompani e ndërtuar në Bullgari, ku zonja Blushi ka 33% të aksioneve dhe quhet Em Capital Group. Kjo kompani ka ardhur në Shqipëri dhe në vitin e kaluar, në muajin dhjetor, ka blerë 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, Top Channel ka qënë televizioni që për muaj e muaj të tërë ka bërë kronika dhe edicione për problemin e Porto Romanos. E kush ka menduar se Topi po u qante hallin banorëve të Durrësit, halli ka qënë diku tjetër. Halli i Topit kanë qënë partnerët në biznes. Janë ortakët e Vjollca Hoxhës, janë ortakët e Klodian Zotos, të cilëve pas shumë kronikave në Top Channel, qeveria i jep 15 milion euro për të zgjidhur një problem.(Lexo ketu)

Por, ka edhe një detaj tjetër, i cili ka të bëjë me faktin se vëllai i drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve, Alqi Bllako, aktualisht njeriu kryesor i akuzuar në media dhe i shumëpërfolur për këtë çështje, është një nga menaxherët dhe bashkëdrejtorët e kompanisë për Distribucion, krijuar nga Lori Kafe, dhe vëllai i Alqi Bllakos, për shkak se janë pronarë të një fabrike në Kolonjë.

Në një prononcim për CNA.al Zoti Bllako tha se nuk ka asnjë lidhje emërimi i tij, por kjo është një çështje biznesi me një fabrikë birre të zhvilluar kohë më parë.

Në fakt vëllai i Zotit Bllako ka filluar menaxher te kompania disa kohë para zhvillimit të tenderit të shtatorit dhe më pas në dhjetor tenderi fitohet nga një kompani partnere e Klodian Zotos, i cili është ortak i Vjollca Hoxhës, në të njëjtën kompani ku punon dhe vëllai i Alqi Bllakos., ky i fundit ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, gjatë kohës që Lefter Koka firmoste konçesionet e inceneratorëve me vlere gati 200 milionë euro.

Me dokumenta ekskluzive kemi treguar gjithçka ka ndodhur dhe ky është rasti tjetër, ku duket qartë lidhja Top Channel-Klodian Zoto-qeveri dhe miliona eurot që hidhen në interes të biznesve që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës si një zinxhir që fillon tek inceneratorët e përfundon në media./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

 

Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës

Rama jep 15 milion euro pa tender, për firmën pranë Lulzim Bashës

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Lajmet e fundit nga