LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur do jetë piku i rasteve me koronavirus?/ Rama flet për oraret, kritikon opozitën

23 Mars 2020, 15:57, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama u pyet pak momente më parë se kur pritet të jetë piku i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vendin tonë.

Kësaj pyetje kreu i qeverisë nuk dëshiroi t’i japë një përgjigje të saktë, pasi theksoi se nuk e di ende këtë.

“Nuk jam unë njeriu që duhet të pyesni për këtë dhe mos pyesni asnjë njeri se askush nuk e di”, u shpreh ai në një lidhje me Abc News, ndërsa theksoi se “nëse nuk do kishim marrë këto masa sot do kishim shifra që mund të na merrnin frymën duke i thënë”.

Kreu i qeverisë nuk i kurseu sërish kritikat për opozitën, teksa foli për sulmet e këtyre të fundit për masat e marra përfshirë këtu edhe oraret e daljes.

“Ka shumë humor këto kohë ashtu si në çdo kohë të keqe dhe mes humoristëve ka dhe shumë që shfaqen si shkencëtarë dhe duhet parë si pjesë e humorit dhe kjo. Ajo që kemi bërë ne nuk është se i kemi ndryshuar shumë herë oraret, i kemi ndryshuar dy herë. Kishim një orar stabël që nuk ishte dhe aq i mirë dhe tani kemi vendosur një orar 8 orë”, nënvizoi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga