LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propozimet e opozitës/ Rama thumbon Bashën: Po na pengon

23 Mars 2020, 15:07, Politikë CNA

Ndonëse kryetari i opozitës vijon të parashtrojë platformën e tij për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama duket se nuk po e përfill aspak.

Në një lidhje me studion e News 24, Rama u pyet për thirrjen e Bashës për të shpallur fatkeqësinë natyrore, ndërsa kreu i qeverisë e thumboi sërish.

“Kjo është ajo thirrja që vjen gjithmonë në të gjitha herët dhe për të gjitha rastet, por siç ndodhi dhe me tërmetin, apo herët e tjera, ne e dimë shumë mirë punën tonë dhe do ishim shumë të lumtur të na vinte ndonjë thirrje që na ndihmon, jo thirrje që na pengon”, tha kryeministri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga