LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Braçe publikon foton dhe mëson kryebashkiakët si duhen larë rrugët

23 Mars 2020, 15:36, Politikë CNA

Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar disa foto, sipas tij, shembull si duhen larë rrugët ndërsa u kërkon kryetarëve të bashkive të bëjnë më shumë për dezinfektimin e ambienteve publike.

Gjithashtu u bëri thirrje kompanive të kontraktuara që të përdorin shembullin e Evropës për të pastrimin e rrugëve.

?Pasi mësuam më shumë se kurrë nga Evropa dhe jo vetëm se si të lahen duart, tani duhet të mësojmë sesi lahen rrugët. Shiko, e çmoj pafund përpjekjen e krzetarëve të bashkive për dezinfektim të çdo ambienti publik, por duhet edhe më shumë. Rrugët e trotuareve duhen larë kështu. Ndalim qarkullimi dhe izolimi  duhet të shërbejë pikërisht për këtë. Kompanitë e kontraktuara për pastrimin e mbetjeve të lajnë rrugët e trotuaret kështu. Ti përgjigjen kësaj situate, të bëjnë edhe ata diçka më shumë?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga