web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Biznesi në vështirësitë e luftës/ Rama qetëson qytetarët, zbulon biseden me Guvernatorin e BSH  

17 Mars 2020, 14:08, Politikë CNA

Ndërkohë që vendi përballet me koronavirusin, ajo që duket se do ti vuajë gjatë pasojat është ekonomia shqiptare dhe biznesi.

Megjithatë Rama ka dhënë një lajm të mirë sot, në lidhje me të gjithë ata persona që sot kanë hasur vështirësi nëpër banka për këstet e kredive të biznesit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se në lidhje me këtë situatë ka folur sot më Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Rama bën të ditur se brenda pak orëve një grup i përbashkët pune do të shkruajë një dokument të përbashkët, për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat.

?Lidhur me ankesat që më kanë dërguar disa prej jush, të cilët kanë hasur sot vështirësi nëpër banka për këstet e kredive të biznesit që gjendet në vështirësinë e luftës, sapo kam folur me guvernatorin e bankës së shqipërisë

-Brenda pak orëve një grup i përbashkët pune do të shkruajë një dokument të përbashkët, që unë dhe Guvernatori do ta firmosim sot për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat!

-Rrini të qetë dhe bëni durim, italia masat ekonomike i mori pas një muaji, sepse nuk është 7×7=42 kjo punë, ndërsa ne do t?i kemi gati këtë javë! kurse biznesi që ka hallin e kësteve me bankat, do ta ketë zgjidhjen sot!

-Na i bëni hallall shqetësime të tilla dhe mos e vini asnjë sekondë në dyshim se mua më keni në krah dhe me sytë e veshur hapur ditë-natë për të lexuar e dëgjuar hallet tuaja!

-Ju të gjithë jeni familja ime në këtë luftë dhe asgjë që do ta bëja për familjen time, nuk do ta le pa bërë për ju! Me mish e me shpirt!?-shkruan Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga