Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Craig Turp ?Emerging Europe?
* Dy partitë më të mëdha në Kosovë, arritën më në fund të djelën marrëveshjen për të krijuar një qeveri të re, pothuajse 4 muaj pasi vendi mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ajo u arrit vetëm një ditë para afatit, kur parlamenti duhet të zgjidhte një kryeministër të ri.
Të dyja partitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sigluan marrëveshjen më 2 shkurt, me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, një ish i burgosur politik, që do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
?Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje?- tha Kurti në një konferencë të përbashkët për shtyp me liderin e LDK-së, Isa Mustafa. ?Dhe ramë rakord që të hënën të zgjedhim qeverinë e re në parlament. Kemi rënë dakord për gjithçka, dhe po ndajmë përgjegjësitë brenda qeverisë së re?- shtoi ai.
Së bashku, të dyja partitë kanë 77 nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës. ?Ne besojmë se kjo është një marrëveshje e mirë, që do të mundësojë ndryshimet, për të cilat ka nevojë vendi ynë. Duam që kjo qeveri të jetë e suksesshme, dhe të përmbushë pritshmërinë e qytetarëve?- deklaroi Mustafa.
Zgjedhjet e parakohshme u zhvilluan në tetorin e vitit të kaluar, kur Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministër, pas rithirrjes së tij nga Gjykata e Hagës, për t?u marrë në pyetje mbi krimet e dyshuara të luftës. Që atëherë, ai mbeti në detyrë si kryeministër i përkohshëm.
Detyra e parë e Albin Kurtit si kryeministër, do të jetë rifillimi i bisedimeve të bllokuara me Serbinë, mbi marrëdhëniet e ardhshme midis dy vendeve. Në disa raste gjatë muajve të fundit, ai ka lënë të kuptohet një qasje e re, të fokusuar jo tek territori, por tek të drejtat e qytetarëve dhe nevojat e komuniteteve.
Gjithashtu, ai e ka bërë të qartë se kur të marrë zyrtarisht detyrën, do të udhëheqë negociatat me Serbinë. Deri më tani, negociatori kryesor i Kosovës ka qenë presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Si Thaçi, ashtu edhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç,besohet se favorizojnë një marrëveshje që do të përfshinte edhe shkëmbimin e zonave kryesisht etnike serbe në veri të Kosovës, siç është Mitrovica e Veriut, me zona të Serbisë jugore, që janë të populluara kryesisht nga shqiptarët etnikë, siç është Lugina e Preshevës.
SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, janë shprehur përgjithësisht në favor të kësaj ideje, edhe pse kancelarja gjermane Angela Merkel është fuqimisht kundër saj. Bisedimet midis dy vendeve, u ndërprenë në fund të vitit 2018, pjesërisht si rezultat i vendosjes së tarifave të larta për importet serbe.
Qasja e re e zotit Kurti, mund të ofrojë një lloj rrugëdalje nga ky ngërç. Javën e kaluar, një marrëveshje e ndërmjetësuar nga SHBA, i hapi rrugën rifillimit të fluturimeve midis kryeqytetit kosovar, Prishtinë, dhe atij serb Beograd, një marrëveshje e cila sipas presidentit Thaçi ?shënon një hap tjetër në përpjekjet tona, për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë?.
Rreth 90 për qind e 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës, janë shqiptarë etnikë. Kosova shpalli pavarësinë nga Beogradi në vitin 2008, dhe njihet nga thuajse 100 vende të botës – përfshirë 23 nga 28 anëtarët e NATO-s – por jo Serbia, Rusia dhe disa vende anëtare të BE-së.
Serbia ka ndërmarrë vitet e fundit me sukses një fushatë të mosnjohjes së mëtejshme të Kosovës. Pastaj, janë sfidat e brendshme me të cilat përballet qeveria e re. Ndërsa rritja ekonomike ka qenë relativisht e fortë, mesatarisht 3.75 për qind gjatë viteve 2006-2019, dhe e tejkalon atë të shumicës së fqinjëve të saj.
Por sipas Bankës Botërore, ajo nuk ka qenë e mjaftueshme për të siguruar vende pune të mjaftueshme, sidomos për gratë dhe të rinjtë, apo për të zvogëluar ndjeshëm normën e papunësisë. Modeli i rritjes ekonomike, mbështetet më shumë tek dërgesat nga jashtë, që ?ushqejnë? konsumin e brendshëm.
Por kohët e fundit, ai është zhvendosur tek një rritje më e madhe e investimeve dhe eksporteve.
?Popullsia e re e Kosovës, duhet të jetë e pajisur me aftësitë që kërkohen nga një ekonomi moderne, dhe qytetarët e saj më të varfër të mbrohen nga programe sociale efektive?-thotë Banka Botërore në raportin e saj.
Korrupsioni mbetet ndërkohë një problem i madh, ndërsa qeverisja dhe sundimi i ligjit duhet që të forcohen. Shoqëria civile është e dobët. Vetëvendosje dhe LDK, kanë humbur tashmë 3 muaj me negociata mbi postet ministrore në kabinetin qeveritar. Administrata e re – që të paktën do të gëzojë një shumicë të forte parlamentare – duhet të shpejtojë për të rifituar kohën e humbur./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Alessio Marchionna “Internazionale”* Data 2 shkurti e çd...
Vetëm disa ditë pas Brexitit dhe daljes së një shteti nga BE...
Nga Douglas Webber “The Conversation”* Brexit mund të ndrysh...
Të thuash se një vit, ishte më domethënës me kontributet e t...
Nga Jason Kindrachuk & Alyson Kelvin “National Interest”* Gj...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”* Romë – Në vitin 2012, Inja...
Nga Romain Leick “Der Spiegel”* Pak më shumë se 47 vjet më p...
* Raporte mbi sjelljet anormale të kafshëve para tërmeteve, ...
Bota pati shumë pak keqardhje për 10 kriminelët nazistë, që ...
Nga Daveed Gartenstein-Ross & Colin P. Clarke “National Inte...
Çfarë ndodh me mendjen e një njeriu që bën një jetë të vetmu...
Numri i njerëzve që nuk konsumojnë më mishin dhe qumështin, ...
Nga Gordon N. Bardos “National Interest”Edhe pse nuk është v...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Lufta e Dytë Botërore...
Nga Yascha Mounk & Roberto Foa “The Atlantic”Qytetarët e ven...
* Gati 10.000 njerëz janë infektuar nga koronavirusi i ri, q...
Antarktida është territori më i largët i botës. Megjithatë k...
Nga Isabel Silva & Jack Parrock “Euronews”* Hungaria, Poloni...
Nga Oliver Burkeman, “The Guardian”* Një ndër misteret më pa...
Nga Monica Sarkar “CNN”* Princi Herri dhe gruaja e tij Megan...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...