Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Alessio Marchionna ?Internazionale?
* Data 2 shkurti e çdo viti kremtohet në Shtetet e Bashkuara si Dita e Marmotës. Në Panksutounej të Pensilvanisë, një marmotë me emrin Fil bën parashikimin e vet për ardhjen e pranverës:nëse ai del nga sfrotulla ku ka dimëruar, sheh hijen e vet dhe kthehet prapë brenda, kjo do të thotë se dimri do të zgjasë edhe 6 javë të tjera.
Nëse qëndron jashtë, kjo do të thotë se pranvera do të vijë së shpejti. Dhe për këtë vit, ai ka parashikuar një pranverë më të hershme. Këtë vit, Dita e Marnmotës përfundoi në prag të garës paraprake brenda Partisë Demokratike në Ajoua.
Dhe të gjithë prisnin që ashtu si Fil, banorët e këtij shteti të vogël amerikan të shndërroheshin në një orakull, duke dhënë parashikimin e tyre të zakonshëm mbi fatin e ardhshëm të politikës amerikane. Por këtë vit, ?orakulli? ka qëndruar gojëkyçur, të paktën tani për tani.
Disa orë pas mbylljes së garës në kuvendet ku votuesit shprehin publikisht mbështetjen për kandidatët, nuk ka ende një ka rezultat. Sipas kandidatëve, shkak për këtë është mosfunksionimi aplikacionit që përdorën përfaqësuesit e më shumë se 1.600 qarqeve të shtetit, për të komunikuar rezultatet në kohë reale në selinë qëndrore të Partisë Demokratike.
Disa zyrtarë të tjerë, thonë se vonesa vjen nga mospërputhja e të dhënave që janë hedhur në sistem. Ndërkohë, të gjitha komitetet zgjedhore janë përpjekur të mbushin boshllëkun e informacionit, duke pretenduar rezultate të shkëlqyera për kandidatët kryesorë.
Sipas Berni Sanders, që favorizohej edhe nga sondazhet, senatori i Vermontit do të marrë 30 për qind të votave, duke u renditur i pari; Pit Butgig, kandidati i ri i moderuar, shpalli gjithashtu fitoren; senatorja Elizabet Uoren u shpreh e sigurtë në triumfin e saj.
Ndërkohë ish/zëvndëspresidenti Xho Bajden, ndoshta humbësi i madh në këtë garë, është përpjekur ta zhvendosë fokusin e tij tek votat e garave të tjera brendapartike në javët e ardhshme.
Pra ndërsa i gjithë vendi priste një përgjigje nga demokratët, se kush mund të ishte vendi më i mirë për ta mposhtur Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020, partia duket më e dobët, më e përçarë dhe më e brishtë se kurrë më parë.
Dhe koha e kaosit në radhët e demokratëve, nuk mund të ishte më e keqe. Pak orë më vonë Trump, mbajti fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit. Ai tha se e ka vendosur sërish SHBA-në në rrugën e duhur, duke pretenduar arrittjen e disa rezultateve, që sado që janë të diskutueshme, padyshim që ia kanë ndryshuar fytyrën politikës dhe shoqërisë amerikane, në bazë të premtime të bëra ndaj elektoratit të tij 4 vjet më parë.
Trump tha se arriti të nisë ndërtimin e një muri të ri në kufirin me Meksikën, si dhe të ndalë emigracionin e parregullt në vend. Ai pretendoi suksesin e strategjisë së vet mbi tregtinë ndërkombëtare, duke u ndalur tek fakti se e ka detyruar Meksikën dhe Kanadanë të nënshkruajnë një marrëveshje më të favorshme për importin, dhe faktin që arriti ta detyrojë Kinën të negociojë marrëveshje të reja dypalëshe, nga të cilat do të përfitojnë në një periudhë afatgjatë prodhuesit dhe konsumatorët amerikanë.
Në avantazhin e tij janë rritja ekonomike e vendit, dhe të dhënat e shkëlqyera mbi hapjen e vendeve të reja të punës. Ai përmendi eleminimin e liderit Shtetit Islamik Abubakër Al Bagadi, dhe e cilësoi të sukseshme strategjinë e tij në Lindjen e Mesme, me fokus kundër Iranit.
Dhe më e rëndësishmja, presidenti është i gatshëm të fitojë kredite nga një fitore të madhe politike, pasi të dështojë procedura e fajësimit kundër tij. Pasi republikanët kanë penguar përpjekjet e demokratëve për të dëgjuar dëshmitarë të rinj në Senat, duke neutralizuar në mënyrë efektive çdo mundësi për një gjykim të drejtë, Trump do të shfajësohet nga senatorët.
Ai do të thotë se demokratët u përpoqën ta shkarkojnë përmes impeachment-it, megjithëse nuk kishin prova, pasi ata e dinë se nuk mund ta mundin dot në zgjedhje. Një sondazh i ri Gallup mbi punën e presidentit, tregon se popullariteti i tij është në nivelet më të larta historike.
Pra Trump po u tregon mbështetësve të tij, se ai ka një vizion të qartë politik, dhe të cilin që e vë vazhdimisht në zbatim, në një kohë kur kundërshtarët e tij duket se nuk janë në gjendje të përcaktojnë prioritetet e tyre politike. Dhe siç duket as të numërojnë dot votat e zgjedhësve të tyre./ Përshtatur nga CNA.al
Vetëm disa ditë pas Brexitit dhe daljes së një shteti nga BE...
Nga Douglas Webber “The Conversation”* Brexit mund të ndrysh...
Të thuash se një vit, ishte më domethënës me kontributet e t...
Nga Jason Kindrachuk & Alyson Kelvin “National Interest”* Gj...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”* Romë – Në vitin 2012, Inja...
Nga Romain Leick “Der Spiegel”* Pak më shumë se 47 vjet më p...
* Raporte mbi sjelljet anormale të kafshëve para tërmeteve, ...
Bota pati shumë pak keqardhje për 10 kriminelët nazistë, që ...
Nga Daveed Gartenstein-Ross & Colin P. Clarke “National Inte...
Çfarë ndodh me mendjen e një njeriu që bën një jetë të vetmu...
Numri i njerëzve që nuk konsumojnë më mishin dhe qumështin, ...
Nga Gordon N. Bardos “National Interest”Edhe pse nuk është v...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Lufta e Dytë Botërore...
Nga Yascha Mounk & Roberto Foa “The Atlantic”Qytetarët e ven...
* Gati 10.000 njerëz janë infektuar nga koronavirusi i ri, q...
Antarktida është territori më i largët i botës. Megjithatë k...
Nga Isabel Silva & Jack Parrock “Euronews”* Hungaria, Poloni...
Nga Oliver Burkeman, “The Guardian”* Një ndër misteret më pa...
Nga Monica Sarkar “CNN”* Princi Herri dhe gruaja e tij Megan...
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e jashtë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...