Connect with Us

“Futi në parlament njerëz të pavlerë”/ Dashamir Shehi mesazh të fortë Lulzim Bashës

Politikë

“Futi në parlament njerëz të pavlerë”/ Dashamir Shehi mesazh të fortë Lulzim Bashës

Publikuar

-

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka deklaruar se nga djegia e mandateve opozita nuk fitoi asgjë praktikisht, por vetëm nga ana morale.

Në një prononcim për CNA.al ai theksoi se ideja e djegies së mandateve ishte që parlamenti të mbetej bosh, por siç duket futja në parlament e të tjerë kandidatëve që ndodheshin në listat pritëse, ishte një situatë e pamenduar.

Dashamir Shehi nuk ka nguruar të bëjë përgjegjës kreun e PD-së, Lulzim Bashën për këtë, pasi listat ishin përgatitur nga ai.

“Duke dalë nga parlamenti ne menduam se do ta izolojmë kundërshtarin, por fatkeqësisht hynë disa njerëz pa vlerë që janë më shumë pro qeverisë sesa vetë socialistët”-tha Dashamir Shehi.

Më tej, ai i drejtoi edhe një mesazh të fortë Lulzim Bashës, ndërsa theksoi se ishte ai që i përgatiti listat dhe se këtë fenomen duhej ta kishte menduar se mund të ndodhte.

“Janë listat e Bashës, dhe sigurisht që është përgjegjës dhe ka kërku falje për këtë punë. Por, ai duhet ta llogariste içik mirë se do të ndodhte ky fenomen, duhet ta kishim blloku parlamentin. Dolem ne, parlamenti duhej të ishte bosh, dhe fatkeqësisht nuk ka ndodhur kjo. Por në gjithë këtë problematikë një gjë është e pranuar. Një fytyrë morali i ka dhënë politikës. pavarësisht se nga ana praktike nuk fituam gjë”-u shpreh Dashamir Shehi për CNA.al.

Po ashtu Dashamir Shehi ka theksuar se është i domosdoshëm ndryshimi i sistemit zgjedhor.

LEXO EDHE:  Lufta ndaj oligarkëve/ Rama thumbon Bashën

Ai tha se nëse zgjedhjet bëhen në 2021 duhet të bëhen me sistem të ri, por nëse mbahen në pranverë, do të pranonte edhe me këtë sistem.

“Nëse zgjedhjet bëhen në 2021 unë për ndryshim të sistemit. Deri në 2021 ka kohë për ndryshimin dhe nuk kemi pse ngutemi. Por, nëse zgjedhjet mbahen në pranverë, për hir të përshpjetimit do e pranoja edhe me këtë që është.”-tha Dashamir Shehi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Shëndetësia më keq se në vitin ’90/ Ja mashtrimi i Ramës

LEXO EDHE:  “Rrugëtimi për Shqipërinë/ Basha takim me bizneset e autostradës Tiranë-Durrës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Basha “ultimatum” Ramës/ Hap krahun, krizën e zgjidhim ne

LEXO EDHE:  Basha “ultimatum” Ramës/ Hap krahun, krizën e zgjidhim ne

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE