web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mazhoranca kërkon “kokën” e Presidentit/ Meta: S’kam frikë për veten. Po shpopullojnë Shqipërinë!

7 Janar 2020, 20:53, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta, duke folur për përplasjen me mazhorancën, i ka mëshuar edhe njëherë faktit se nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese.

I ftuar në ?Tempora?, Meta u shpreh se nuk është shqetësuar për fatin e tij politik, sepse atë e ka zgjidhur vetë, por për Shqipërinë që po shpopullohet.

?Unë flas sipas Kushtetutës. Kryeministri thotë që kam folur me partnerët. Ne Kushtetutën e kemi së bashku, edhe me partnerët.

Nëse Gjykata Kushtetuese do më shkarkojë mua do të tregojë shkatërrimin e saj. Pse do më shkarkojë? Kam bërë tradhti ndaj atdheut? Më thoni çfarë shkelje kam bërë? Presidenti shkarkohet për shkelje të rënda.

Për shembull, kur vë në dyshim kufijtë e Shqipërisë. Apo edhe të Kosovës se, ne, i kemi detyrim edhe ata megjithëse ka pasur tentativa. Këtu nuk bëhet fjalë për fatin tim politik.

Nuk i kam marrë asnjë kompetencë askujt. Kriza këtu është artificiale. Shqetësimi im nuk është fati im sepse atë e kam zgjidhur unë. Unë kam problemin te Shqipëria, që po shpopullohet?/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga