web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga promovimi i romanit, tek udhëtimet nëpër botë/ Deputeti i Rilindjes, qejf me paratë e shqiptarëve

28 Dhjetor 2019, 17:47, Politikë CNA

Çfarë bëjnë deputetët, cilat janë axhendat e tyre? Ata që paguhen nga taksat e shqiptarëve për të bërë politikë dhe për të përmirësuar jetën e përditshme, dhe për të sjellë një mirëqenje tjetër në vend?

Këtë na e thotë deputeti i Rilindjes në Vlorë, Fate Velaj, i cili ka publikuar një material në grupin e PS-së ku iu tregon kolegëve se çfarë ka bërë gjatë vitit.

Që ta kuptojnë shqiptarët se kë kanë votuar, kë kanë zgjedhur dhe çfarë bën një deputet, mjafton të shikojmë publikimin e bërë prej tij ku na thotë se më shumë ditë ka qenë jashtë se sa brenda, është marrë me promovime, me foto, me piktura, dhe ka bërë qejfet e tij. Asnjë gjë tjetër!

Na tregon se paska dhuruar dhe një shtëpi diku, dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut dhe mbështetje gjatë kohës së tërmetit. Gjatë asaj katastrofe që tronditi jo vetëm Durrësin dhe Tiranën por zemrat e çdo shqiptari kudo në botë.

Dhe ndërkohë, Fate Velaj, deputeti i Rilindjes na tregon një axhendë udhëtimesh, sa jashtë dhe brenda, qejfe, promovime, a thua se është turist apo i dërguari i ndonjë OJF-je në Shqipëri për turizëm dhe për qejfet e tij.

Por, në fakt, të gjitha këto që ka rënditur më poshtë, shumica janë paguar dhe paguhen për deputetët nga taksat e shqiptarëve.

Lexoni postimin e Fates për të kuptuar çfarë ndodh.

2019 – ky ishte viti im

?tashmë, kur duhen dhe 3 ditë që 2019 të arkivohet, si çdo vit, bëj një résumé të punës sime.

Si hyra dhe si po dal nga ky vit.

Më poshtë, përveç jetës plitike, pjesëmarrjes aktive në parlament e komisione, prezencës aktive në zonën time elektorale, realizimit e mbi 20 pikturave, qindra fotografive dhe disa shkrimeve essay, po paraqes këtu vetëm disa nga stacionet kryesore të asaj që e quaj ?100 hapa brenda EUropës e matanë kufijve të saj?.

31 Dhjetor 2018 – 1 Janar 2019 ? I dhurova një shtëpi të rindërtuar një familjes në nevojë në Panaja

18 Janar ? Perugia, Itali – takim me Andrea Romizi, kryetar i bashkisë

19 Janar ? Terni, Itali ? Takim me shqiptarët e rajonit Umbria si dhe përfaqësues të UIL

19 Janar 2019 ? Takim me shqiptarët në Romë

27 Janar  ? Janinë, Greqi, – takim me drejtorin e gjimnazit Zosimea të Janinës

28 Janar ? Athinë, takim me Pandeli Smirniotakis ? president i shtëpisë botuese Smirniotakis

10 Shkurt ? Kairo, Egjipt, – takim me gouvernatorin e Kairos

11 Shkurt ? Takim me presidentin e lidhjes së shkrimtarëve të Egjiptit

11 Shkurt ? Takim me Amal Mondour ? drejtore i librarive Diëan në Kairo

12 Shkurt ? Takim me Ines Abdel Dayem, ministre e kulturës së Egjiptit

13 Shkurt ? takim me drejtorin e përgjithshëm të GEBO ? shtepia më e madhe botuese në Egjipt dhe në botën Arabe

24 Shkurt ? Pogradec ? Promovim i romanit tim NILKON

25 Shkurt ? Korçë ? Promovim i romanit tim NILKON

5 Mars ? Bruksel, Parlamenti Europian- hapja e expos ?Vlora ? qyteti që po zgjohet?

22 Mars, Bukuresht, Parlamenti i Rumanisë ? pjesëmarrje në konferencën e COSAC

27 Mars ? Fier, hapja e expos dhe promovim i NILKON

6 Prill, Tiranë ? Promovim i NILKON

10 Prill, Zagreb, Kroaci ? Takim me Miland Bandic ? Kryetar i bashkisë

11 Prill, Zagreb ? Promovim në gjuhën kroate i romanit tim Kreuztanne

19 -22 Prill i ftuar për pashkët në Leçe, Itali (nga Loredana Capone ? assesore e kultrurës dhe turizmit të Puglias)

6 Maj – doli nëpër libraritë e greqisë romani im Kreuztanne

15 Maj ? vizitë zyrtare në Vienna me kryetarin e kuvendit Gramoz Ruci

17 Qershor ? Bari, Itali – me Universitetin Reald të Vlorës në takime partneriteti

24 Qershor, Vienna ? votime për parlamentin europian

30 Qershor – në Sofie, Bullgari mbaroi përkthimi i romanit tim Kreuztanne

Korrik ? Shtator ? takime me deputet, eurodeputet, artistë e shkrimtar në qytete të ndryshme europiane

29 Shtator, Vienna ? votim për parlamentin austriak

3 Tetor ? Universiteti i Vlorës ? ceremonia e dhënies së titullit ?Doctor Honoris Causa? për shkrimtarin e shquar austriak Robert Menasse

25 Tetor, Craiova, Rumani ? hapja e expos FACE ? beyond the identity

3 Nëntor ? Promovim në Bratislava, Sllovaki i romaneve të mia

5 Nëntor, Namur, Belgjikë ? Takim me Maxime Prevot, kryetar i bashkisë

6 Nëntor, Namur ? hapja e expos ?Vlora ? qyteti që po zgjohet?

13 Nëntor, Tiranë ? pjesëmarrje në panairin e librit dhe promovim i romanit tim ITAKA

22 Nëntor, Vlorë ? organizimi konferencës mbi egjiptin dhe hapja e expos në galerinë e arteve

28 Nëntor ? Festa e pavarësisë në Vlorë e Kaninë

13 Dhjetor, Kryeministria e austrisë në Vienna ? ceremonia e marrjes së titullit ?Professor?

Me këtë rast, dua të falenderoj gjithë ata persona, qofshin njerëz të thjeshtë, artistë e shkrimtar. Kryetar bashkishë, deputet e eurodeput. Ministra apo kryeministra që, gjatë këtij viti, e bëmë një pjesë të rrugës së bashku dhe, gjatë këtij rrugëtimi, shkëmbyen disa ide e mendime për të ardhmen e Vlorës, Shqipërisë, Europës si dhe dialogut ndërkulturor.

I Juaji unë, Fate.

 





Lajmet e fundit nga