Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kompania AlbChrome ka reaguar pas akuzave të shumta të cilat e bënin përgjegjëse për shkarkimin e katër minatorëve.
Albchrome ka theksuar se ka në fuqi një kontratë kolektive me Federatën e Sindikatave të Industrisë dhe se është anëtare e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Sa i përket anës ligjore, në raport me Kompaninë, AlbChrome deklaroi se i përmbahet kodit të punës deri në detaje dhe se 4 minatorët e larguar ishin paralajmëruar shumë herë për shkelje të njëpasnjëshme përpara se të pushoheshin nga puna.
“Nëse do të kishte pasur ndonjë tendencë ndaj minatorëve apo sindikatave, AlbChrome nuk do të kishte punësuar 100 punonjës të rinj vetëm gjatë vitit të fundit dhe nuk do të hapte perspektivën për 200 punësime të reja në vijim falë investimeve të kryera vitin e fundit”, bëri me dije AlbChrome.
Reagimi i plotë:
Duke marrë shkas nga disa spekulime që janë bërë ditët e fundit lidhur me largimin nga puna të 4 minatorëve nga ana e kompanisë AlbChrome sh.p.k, dëshirojmë të sqarojmë mediat dhe opinionin publik si më poshtë:
Më 16 Dhjetor 2019, kompania AlbChrome është njohur zyrtarisht për krijimin e një sindikate të re, atë të Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. 21 minatorë nga 652 minatorët e AlbChrome na rezulton se janë pjesë e kësaj sindikate. 4 prej tyre pasi janë paralajmëruar disa herë për shkeljet e vazhdueshme të kontratës së punës dhe rregullores së brendshme të kompanisë, janë shkarkuar nga puna për vazhdimin e përsëritur të shkeljeve në fjalë, si mungesa të pajustifikuara në vendin e punës.
AlbChrome dëshiron të sqarojë se respekton të drejtën ligjore të çdo punonjësi për t’u grupuar në sindikata të tilla. Nëse kompania nuk do ta respektonte një të drejtë të tillë, reagimi i saj nuk do të kishte prekur vetëm 4 nga anëtarët e sindikatës së mësipërme, por edhe minatorë të tjerë të AlbChrome, të cilët sindikata në fjalë pretendon se janë anëtarë të saj. Nga ana tjetër, vërtet janë larguar 4 minatorë nga puna për shkeljet e përmendura, por janë punësuar menjëhere 4 minatorë të tjerë në vendet e tyre.
Dëshirojmë të sqarojmë gjithashtu se AlbChrome ka në fuqi një kontratë kolektive me Federatën e Sindikatave të Industrisë, anëtare e Konfederatës të Sindikatave të Shqipërisë.
AlbChrome i trajton punëtorët e saj me normë dhe u jep pagën e 13-të çdo vit. Ky trajtim, është më dinjitozi i mundshëm në krshasim me secilën prej 36 kompanive të tjera të shfrytëzimit të kromit në vend dhe ftojmë këdo që ta verifikojë nga pranë këtë.
Gjithashtu, nëse do të kishte patur ndonjë tendencë ndaj minatorëve apo sindikatave, AlbChrome nuk do të kishte punësuar 100 punonjës të rinj vetëm gjatë vitit të fundit dhe nuk do të hapte perspektivën për 200 punësime të reja në vijim falë investimeve të kryera vitin e fundit, të cilat kanë rritur ndjeshëm sigurinë për minatorët.
Sakaq, vërejmë me keqardhje se prapa 4 minatorëve të larguar nga puna dhe krijimit të sindikatës së tyre qëndron një lëvizje politike, e cila ka qenë amplifikatori që një ngjarje të zakonshme dhe të brendshme të një kompanie private, ta paraqesë si një çështje të rëndë dhe me pasoja edhe për minatiorë të tjerë.
Sipas Kodit të Punës, kur punonjësi braktis vendin e punës dhe nuk njofton brenda 7 ditëve arsyen e mungesës, konsiderohet si zgjidhje e njëanshme e kontratës nga punonjësi (madje sipas kesaj dispozite, nenit 156, punëdhënësi gëzon të drejtën e dëmshperblimit). Gjithashtu në kontratën individuale të punës, palët kanë parashikuar që kur punonjësi bën më shumë se 7 mungesa pa arsye në një vit, punedhënësi gëzon të drejtën e zgjidhjes se njëanshme të kontratës së punës. Kjo ka ndodhur edhe në rastet tona, megjithatë duam të theksojmë se largimi i tyre është bërë për shkelje të ndodhura përpara se ata ta vinin në dijeni kompaninë për krijimin e sindikatës.
Ftojmë të gjitha mediat që të vijnë të investigojnë nga prane ngjarjen, për të parë se si qëndron e vërteta./CNA.al
Media ka detyrën e saj të informojë publikun. Dje, CNA.al në...
Ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojav...
Avokat-politikani Spartak Ngjela, nga studioja e emisionit “...
Ramës po ja marrin pushtetin gjyqësor ndërkombëtarët! Kështu...
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “ABC news”, ka komentuar ...
Akademiku Shaban Sinani është zgjedhur sot, Sekretar Shkenco...
Zyra e ish Kryeministrit Sali Berisha ka reaguar ndaj vendim...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përmes një video mesaz...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi ...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është kthyer sot n...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku së bashku me kryetarin e D...
Ministri i shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka folur ...
Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj i cili u emërua pak di...
Analisti i njohur, Agron Gjekamarkaj ka bërë sot një analizë...
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për dhënien e bonus...
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Këshillit të...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjy...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një fotomontazh t...
Gjykata e Tiranës ka dënuar ish kryeministrin Sali Berisha p...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se viti 2020 nuk do të jetë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...