web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse i “përvëloi” denoncimi në CNA/ Çfarë e tremb Arlind Qorrin dhe të tijët

27 Dhjetor 2019, 11:35, Politikë CNA

Media ka detyrën e saj të informojë publikun. Dje, CNA.al në një material përgjithësues e paralajmërues theksoi disa problematika të shoqërisë shqiptare që fillojne në gjiret e fakulteteve e përfundojnë në rrugët e Shqipërisë si çështje politike.

Fillojnë si çështje të denoncuara në media nga pedagogë abuzues, apo studentë që përdorin hapësirën akademikë për dhunë, shantazh e presion.

Materiali ishte përgjithësues e paralajmërues dhe ne shumë shpejt do publikojmë një përmbledhje të shumë denoncimeve në media, por edhe detaje shtesë ekskluzive (foto-video).

Nuk është më lajm që pedagogët marrin para, ketë e ka trajtuar e denoncuar në dhjetra raste Fiks-i e Stop-i. Nuk është më lajm që ka studentë që nuk mbarojnë dot shkollën, fshihen e qëndrojnë pas forumeve politike e qëndrojnë pas ndonjë ?kauze? të caktuar, që të justifikojnë shpenzimet që i rëndojnë familjes. Pa folur qëndrimin në Tiranë, se kanë plot halle andej nga vijnë, me të drejtë, por jo për t?ju keq përdorur nga ca horra politike.  Nuk përbën më lajm që përdoren, keq përdoren nga politika e bindjet e ndryshme. Nuk është lajm që janë në grupime që vendosin gjoba, bëjnë shantazhe, dhe kanë qëllime politike edhe për palaço publikë.

Ajo që binte në sy pas publikimit të një materiali nga CNA.al dje ishte vetëm një fakt. Disa anëtarë të një grupimi politik i mbështetur nga disa studentë, pseudostudentë dhe anarkistë të papunë që dashurojnë kafet, klubet e partyt, me në krye edhe ndonjë pedagog neo komunist, dikur vegla të Mjaft ishin shqetësuar shumë.

Kërkonin informacion më të detajuar. Kërkon emra dhe persona përgjegjës. Nuk i dini? Lexoni më shumë, ose ktheni kokën vërdallë. Në fakt aty janë edhe disa nga ju që komentoni me apo pa emra.

Ne jemi media dhe misioni jonë është e vërteta. Ashtu siç është fakt se në Shqipëri dhe botën demokratike do fitojnë gjithmonë ata që ju urreni.

Të vërtetën do e sjellim me fakte e detaje. Një shkrim, dje, tregoi se ka një problematikë edhe më të thellë sesa ne e mendonim, janë mbi 100 mijë lexime të shoqëruara nga disa komente negative nga individë pjesë e një grupi neo komunistësh të Arlind Qorrit.

Na falni po ju ku hynit, pse ju dogji? Jeni në orgji apo krime politike? Çfarë ju shqetësoi ju si grupim? Se nuk ishit gjëkundi në shkrim.

CNA.al ka një profil të fortë pro biznes pro kapitalist, anti qeveritar e antikorrupsion. Antikomunistë do ishte pak, jemi anti 99-ça e kundër veglave fallco mediatike të krijuara për anarshizëm, që përdoren nga politika.

Jemi të qartë në një profil anti shantazhues dhe denoncues ndaj tyre, kundër çdo grupimi pseudo revolucionar që nën një maskë neo marksiste fsheh qëllime politike korruptive.

Nuk jemi organizatë por media, grupet neo marksiste i konsiderojmë BANDË dhe vegla të fëlliqura politike që përdoren nga interesa korruptive. Individë që mbijetojë nga trazira e papërgjegjshëmri publike.

Arlind Qorri dhe veglat e tij për ne janë instrumentat e Majft-dje, Soros dhe  Rilindjes, për këto ka fakte e prova pafund.

Cfarë hall keni ju? Ende nuk e dini që Arlind Qorri është një ish drejtues i Mjaft dhe vegël politike e keq përdorur, megjithse ende ka një pikpyetje pse e identifikuat shkimin me Qorrin?

Shkrimi jonë nuk ka pse ju shqetëson kur nuk jeni pjesë e atyre që në shkruajmë. Pse ju djeg, apo ju kujtohen zullumet?

E mbani vetën për neo-komunistët e Qemal Stafës, por nuk e dimë çju bashkon, vilat, aksionet, parrullat apo qejfet e shfrenimet pa limit nën avuj alkooli apo substancash të tjera?

Qemali i shkretë maksimumi historik ka akuzën se e shiti Enveri, pra e vranë për moral, se kishte një hall tjetër, po nuk ka foto as në vila sekrete, as nën alkool apo substanca të tjera, as me pedagogë, as me sekte e palaçolliqet tuaja. Qemali gjallë do ju merrte me gurrë, jeni bërë më keq se Ver Llapa. Skeni cbëni me se merreni, dhe beni si neokomunistë. Veshur e ngjeshur, të lirë deri në anarki, bëni dhe si komuniste ilegalë. Mos more!

Meqë u shqetësuat dje dhe sot do i shikoni të gjitha ato që shkruam parimisht, ditë pas dite, siç i ka parë Edi Rama, Veliaj, Basha apo edhe Mona e Likja që ju do shumë këto kohë. Ju jeni vegla të kastës e sistemit. Media ka detyrë tju tjegojë fytyrën edhe ju si çdo bandë politike në Shqipëri.

Bëni gjoja beteja e kauza, gjeni gjithçka ku të kapeni si e si të ngriheni, që të bëni Arlind Qorrin udhëheqës të madh. Ai vlen aq shumë sa ska më, aq sa edhe shokët e Mjaft e hodhën në kosh. Letra higjenike hidhet në kosh pas përdorimit, Arlindi vlen më shumë.

Po kush ju konsideron ju dhe përse duhet tju konsiderojë?

Mos ngatërroni gjizën me pilafin, shokë pseudo revolucionarë. Megjithse jetoni si kapitalistë e silleni si komunistë. Jeni thjesht në grup që kërkoni vëmendje dhe të beni Qorrin tuaj deputet. Ne do ju qëndrojmë përballë, po po përballë, do ju denoncojmë çdo ditë dhe në çdo hap. Ka dhe shumë të tjerë, që farën tuaj e shikojnë si kancer në politikë e shoqëri.

E kemi bërë shpesh, do e bëjmë sot dhe nesër. Por ju lutemi jo çdo gjë që shkruajmë ka të bëjë me ju. Tani meqë e mbani veten dhe si neokomunistë po ju shkruajme një postulat të Llazar Fundos, një nga korifejtë e komunizmit dhe themelues të së majtës moderne, firmëtar i asaj që sot e quajmë Europë.

Përpara togës së pushkatimit në 29 shtator 1944 shkroi ?Komunizma që ne idealizonim për nga ligësitë ja kalon dhe djallit?.

Ju nuk jeni as djaj, por thjesht disa sharlatanë publikë që në emër të popullit doni të bëni si diktatori dikur.

Ende se kuptoni që keni ?vdekur?, askush sju koinsideron më. Koha juaj ka mbaruar, jeni fosile dhe s?vleni më. Tani ne do vazhdojmë të shkruajmë e denoncojmë, por ju as jeni në orbitën tonë, ndaj mos dilni zbuluar e mos tregoni frikërat tuaja. Ju për ne jeni një hiç. Në çdo lloj forme që ju doni.

Vazhdoni qejfet e shijoni jetën me çdo gjë që ju vjen për qejf, por deri në hapësirën tuaj. Mos prekni hapësirën tonë, ecni në rrugën e të pafeve, jetoni dhe ju.

Bota ka nevojë për të gjithë, Shqipëria ka nevojë për më pak karagjozë të keqpërdorur politikisht.

Për ta mbyllur pyetjen, Arlind Qorri pse u trembe ti dhe horrat e rrjetit që mban pas? Përgjigjen e ke këtu. Mos ki merak nuk do bëhesh kurrë deputet. Nuk voton më kush kllounat e neo komunizmit. Për shkrimin e djeshëm që u shqetësuat, do i publikojmë të gjitha, edhe vilen, edhe qejfet, edhe substancat, të gjitha. Je a sje ti, mos ki ankth, apo ca rreth teje, kontrolloje veten dhe ushtarët. Komunistët gjoja kanë qenë trima u nxorët bojën fare.

Por ti ri i qetë, ne kemi mision si media dhe do kemi profil të qartë kundër çdo sharlatani publik, me apo pa emër.

Shqiptarët kanë nevojë të zgjidhin hallet, të shëmbin një klasë politike, të ecin përpara me zhvillimin e kapitalizmit, e jo të bien nën kthetrat e një grupimi palorevoluciuonar që ka në krye një burracak, që fshihet pas komentesh me profile fallco. Ne sa për merak as të kemi hiç në llogari, këtë ta shkruam meqë u shqetësove, ti dhe ca të tjerë pas teje, brenda politikës e biznesit.

Për frikërat e tua e të zullumeve që keni, thuaji palacove të ndalen se ju nxorën zbuluar si burracakë./ CNA.al

Skandale në fakultete, gjoba dhe orgji/ Krimet e ?Qorrave? dhe palaçove nga skutat e errëta





Lajmet e fundit nga