web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD i përgjigjet ashpër KLP Arben Krajën/ Po mashtron qytetarët mbi të kaluarën si hetues politik i diktaturës

27 Dhjetor 2019, 13:23, Politikë CNA

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë në lidhje me përzgjedhjen e prokurorëve të SPAK.

Partia Demokratike dënon ?përpjekjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të mashtruar qytetarët dhe për të devijuar arsyen e vërtetë të shqetësimit të opinionit publik mbi të kaluarën si hetues politik i diktaturës për Drejtuesin e SPAK dhe për takimin e pajistiifikuar të një anëtari të SPAK-ut me Ulsi Manjën e PS?.

Në njoftimin e PD thuhet se reagime të tilla të dënueshme janë të pritshme nga një organ si KLP, që është nën drejtimin e militantit të PS Gent Ibrahimi dhe me shumicën e anëtarëve të kontrolluar nga pushteti dhe të zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

?Prokurorët e SPAK kanë kaluar të njëjtin proces të vetingut, siç kanë kaluar me dhjetëra prokurorë e gjyqtarë të tjerë. Në thelb, kjo është një përpjekje e KLP-së për të mashtruar qytetarët me teknikalitete të panjohura për ta, në një kohë kur sondazhet tregojnë rënie të besimit të opinionit publik tek vetingu. KLP kishte detyrimin të informonte opinionin publik, nëse Arben Kraja, Drejtues i SPAK, ka qenë apo jo hetues i regjimit gjakatar komunist përpara viteve 1990 në gjyqe politike??, thuhet në reagimin e PD.

Sipas Patisë Demokratike, KLP duhet të mbante qendrim, nëse për të është e pranueshme që në vitin 2020 drejtësia e re të bëhet me hetues të regjimit komunist.
?Kjo është njësoj sikur drejtësinë në Gjermani ta jepte një prokuror që i shërbeu Hitlerit deri në momentet e fundit para dorëzimit të Berlinit.
KLP ka detyrimin të infomrojë opinionin publik, nëse Altin Dumani, prokuror i SPAK, është apo jo personi në foto, i raportuar nga media që një ditë përpara se KLP e partisë të votonte Drejtuesin e SPAK, kërkonte mbështetjen e përfaqësuesit të Partisë Socialiste Ulsi Manja. Drejtësia nuk mund të bëhet me sherbëtorë të rinj të partisë së vjetër në pushtet. Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet t?i shpjegojë opinionit publik se përse alternativa e tij e vetme është të ofrojë vetëm drejtësinë që i duhet PS?,  thuhet mes të tjerash në reagim.

Partia Demokratike kërkon që, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eleminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK./CNA.al





Lajmet e fundit nga