web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Referendumi?/ Meta: S’ka asnjë shpresë, populli jashtë loje. Do prisni dhe 2 mijë vjet

26 Dhjetor 2019, 21:40, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka këmbëngulur sërish për të bërë Referendum, pasi e cilëson këtë si të vetmen mënyrë për të ndryshuar situatën politike dhe për ta nxjerrë vendin nga kriza.

?E vetmja rrugë është Referendumi. Qytetarët duhet të zgjedhin. Është e detyrueshme se kjo gjë është me Kushtetutë?, u shpreh Meta ndërsa bëri deklaratën e fortë se politika e ka nxjerrë jashtë loje popullin shqiptar.

?Unë nuk jam naiv të mendoj se nëse do të bëhet Referendum apo zgjedhje, do të bëhen si në Danimarkë. Nëse pret dikush që këtu do ndodhin zgjedhje si në Danimarkë, duhet të presim edhe 2000 vjet të tjera, nëse nuk bëhet Referendum. Populli shqiptar ka dalë jashtë loje?, tha Meta, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë shpresë te klasa politike.

?Nuk kam asnjë shpresë për këtë klasë politike. Po patët shpresa do prisni dhe 2000 vjet?, nënvizoi Kreu i Shtetit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga