web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ka qenë një vit zhgënjimesh"/ Meta: Shqipëri-Kosovë, tension i qëllimshëm

26 Dhjetor 2019, 20:23, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në ?360 Gradë?, ku po diskutohen për marrëdhëniet  mes Shqipërisë dhe Kosovës, u shpreh se ka pasur përplasje të qëllimshme mes dy vendeve dhe se është një strategji e kryeministrit Rama për të mbuluar dështimet e tij.

Presidenti u shpreh se viti 2019, ka qenë një vit zhgënjimesh në të gjitha drejtimet.

?Pas gjithë këtij tensioni të sponsorizuar dhe provokuar qëllimisht, patjetër që në fund fare, është dëshira për të na paraqitur ja kështu janë shqiptarët, s’merren vesh.

Ky ka qenë një vit zhgënjimesh në tërësi, në të gjitha drejtimet, por asgjë nuk duhet mohuar në jetën e njeriut dhe në jetën e një vendi.

Le të besojmë dhe reflektojmë që kjo eksperiencë 1 vjeçare do na shërbejë për të punuar dhe angazhuar të gjithë së bashku, që Shqipëria të vendoset në shinat e normalitetit të një shteti demokratik, ku qytetarët jo vetëm të dëgjohen por, edhe të vendosin.

Dhe shpresoj të mos jemi një model i keq për Kosovën. Tensioni mes Kosovës dhe Shqipërisë është i qëllimshëm. Tensioni qëllon tek arbitrariteti i një individi qe ka rrëzuar një sistem demokratik të tërë dhe të gjitha dështimet kërkon t’i mbulojë me debate tërësisht të panevojshme. Është një strategji për të drejtuar dhe mbijetuar pa rregulla loje?, deklaroi Meta./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga