web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tranzicioni i tejzgjatur dhe “hijet” e diktaturës që vijojnë të na përndjekin

28 Dhjetor 2019, 08:56, Politikë CNA

Për rreth 50 vite shqiptarët vuajtën një ndër diktaturat më të egra në Europë, nën regjimin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Por, edhe edhe pse regjimi komunist ka rënë, tashmë Shqipëria vijon të vuajë mbi kurriz 30 vite tranzicion të tejzgjatur por edhe ?hijet? e diktaturës që vijojnë të na përndjekin.

Prej vitit 1990 e deri më sot, shqiptarët duket se ende nuk po shkëputen dot nga ai regjim, rrënjët e të cilit duket se paskan qënë të forta.

Tashmë jemi pothuajse në vitin 2020, dhe debatet e hapura së fundi në media, apo në rrjetet sociale tregojnë se ?xhelatët? janë ende mes nesh.

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimi mbi këto dokumente, ka qenë prej vitesh një nga dilemat e mëdha me të cilat është përballur shoqëria shqiptare pas periudhës së komunizmit.

Në muajin prill të vitit 2015 në Kuvendin e Shqipërisë u miratua ligji ?Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH?, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin dhe informimin mbi dokumentet të ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën 1944-1991.

Ndërsa në nëntor të 2016-ës, Kuvendi i Shqipërisë votoi edhe pesë anëtarët e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit si edhe kryetaren e këtij Autoriteti, duke i hapur kështu udhën fillimit të punës për ngritjen dhe funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm për informimin e qytetarëve dhe përballjen me të kaluarën e tyre gjatë regjimit totalitar në Shqipëri. Por, gjithcka duket se ishte thjeshtë simbolike dhe drejtësia për viktimat ende mungon.

Së fundi, një ndër debatet më të forta në media kohët e fundit ka qënë ai për Arben Krajën, i sapozgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK.

Ndërkohë që qytetarët shqiptarë kanë pritshmëri të larta pëe SPAK, se do të sjellë drejtësinë e munguar tek ta, në rrjete sociale dhe në media publikohen dokumente dhe deklarata sipas të cilave ai që supozohet të sjellë drejtësinë e munguar, thuhet se është një ndër ish-hetuesit e regjimit të egër komunist.

Po ashtu edhe për të tjerë zyrtarë të institucioneve shqiptare, qoftë edhe atyre institucioneve të reja të drejtësisë ka pasur debate dhe akuza, sipas të cilave thuhet se ata i kanë shërbyer regjimit komunist.

Një ndër ta është edhe anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti, emri i së cilës thuhet se gjendet në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve ka konstatuar se Nurihan Seiti rezulton në dosjet e ish-shërbimit famëkeq komunist.

Nurihan Seiti u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) nga Kuvendi i Shqipërisë, vetëm me votat e Partisë Socialiste. Ajo u shndërrua në një personazh të komentuar së kohë më parë, pasi në një diskutim me kreun e KLP, Gent Ibrahimi, iu drejtua këtij të fundit: ?kur të keni dilema në fushën penale, më pyesni mua se kam përvojën e duhur?.

Por nuk ngelet pas edhe politika. Shpesh ka akuza të ndërsjellta mes palëve, për shërbimet ndaj diktaturës. Por, së fundi Agron Tufa, ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, ka publikuar dokumente, sipas të cilave deputeti aktual i Partisë Socialiste Spartak Braho  ka dënuar në periudhën e diktaturës një minoren, i quajtur Gjergj Hani.

Sipas dokumentit të publikuar nga Tufa, minoreni është dënuar për ?tradhti ndaj atdheut?. Në dokument thuhet se Gjergj Hani, më 27 maj 1985, është nisur me tren në drejtim të Pogradecit me qëllim për t?u arratisur në Jugosllavi. Ai është përpjekur të kalojë me not nëpërmjet liqenit të Pogradecit, por është diktuar nga policia kufitare.

Tufa shprehet se dokumentet në fjalë tregojnë qartë se Spartak Braho nuk është gjë tjetër, përpos se një xhelat e kriminel i diktaturës, që ka dhënë dënime me vdekje.

Pra, sipas asaj që pretendon zoti Tufa, një ndër deputetët që paguhet me taksat tona, që të bëjë ligje për të mbrojtur të drejtat tona, është pikërisht i njëjti që i paska shërbyer regjimit diktatorial.

Këto janë vetëm disa nga zyrtarët shqiptarë, emri i të cilëve është përfolur në media dhe rrjetet sociale, si pjesë e regjimit komunist, që vijojnë të ?përndjekin? shqiptarët.

Një ekspozitë me dosje të deklasifikuara të aktivitetit të Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës, e hapur në Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në gusht të 2018, nxori në pah përballjen “simbolike” të Shqipërisë me të shkuarën, por viktimat kërkojnë ende drejtësi./ CNA.al

Braho dënonte politikisht minorenë/ Tufa publikon dokumentet

Nga dënimet për agjitacion e propagandë në KLP/ Ish sigurimsja me pasuri përrallore

Audio-epike/ Drejtësia e Re në këndvështrimin e prokurores së komunizmit

Ish-hetuesi i diktaturës në krye të SPAK/ Publikohen të tjera fakte tronditëse

Pritshmëritë e SPAK/ Drejtësi e re, nga prokurorë me ?xhaketa të vjetra?

Milionerë, gjobaxhinj dhe vegla të politikës/ Pazaret që ngritën SPAK-un





Lajmet e fundit nga