Kaloi në “sitë” nga KPK/ Zbardhet vendimi për Elida Kaçkinin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot rikonfirm...
Dje, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zbardhi emrat e prokurorëve të SPAK-ut.
Ajo që bie në sy është se pjesë e kësaj liste janë prokurorë të dështuar apo edhe milionerë që nuk dihet se në çfarë rrethanash e kanë bërë pasurinë.
Por, kur vendos partia për të kaluar Vettingun ata e kalojnë, ndryshe shkarkohen.
E njëjta gjë duket se ka ndodhur dhe më përzgjedhjen e prokurorëve për në SPAK.
KLP nuk është në nivelin profesional për të vlerësuar kandidatët për SPAK, pasi përbërjen e ka të dyshimtë.
Por, edhe në rrethin e drejtësisë dihet se KLP, është vegël e politikës, e Rilindjes, prandaj në këtë këshill janë zgjedhur njerëz me të kaluar të dyshimtë jo profesionalë. Kështu politika i shantazhon më lehtë.
Në këto rrethana duket se për pjesën më të madhe të prokurorëve për në SPAK, nuk ka vendosur KLP, por Rilindja.
Prokurorë të dobët, të paaftë dhe shantazhues nuk mund t’i sjellin asgjë te re drejtësisë.
SPAK-u me këtë përbërje që është njoftuar dje, rezulton institucioni i më dobët i prodhuar nga reforma në drejtësi.
Thënë më qartë është i dështuar pa nisur ende dhe këtë e dinë mirë “kunati i Rilindjes ” me shokë në KLP, ndaj është bërë një përzgjedhje e tillë.
Sigurisht jo të gjithë të përzgjedhurit e djeshëm janë të përlyer, por SPAK-u, nuk funksionon, me 1, 2, 3 apo 4 prokurorë.
Në mesin e të përzgjedhurve ka prokurorë që i kanë bërë “fresk” korrupsionit, prokurorë që kanë shantazhuar biznese, apo prokurorë që janë bërë palë me politikën.
Ata e dinë shumë mirë se cilët apo cilat janë, njësoj siç e di i gjithë opinioni publik, në Tiranë dhe jo vetëm.
CNA.al i ka kaluar në filtër 15 të përzgjedhurit për SPAK, duke iu referuar anës tyre profesionale dhe asaj të pasurisë.
SPAK me përbërje të dyshimtë
Altin Dumani, është kreu i komanduar i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, i cili ende nuk ka kaluar në Vetting.
Dumani deklarohet si prokuror, por nëse i shikojmë pasurinë ngjan me një agjenci imobiliare e cila sapo ka nisur biznesin.
Emri i tij është i lidhur me ngjarjen e rëndë të Gërdecit, ku gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit kërkoi 3 dënimet përjetshme për tre nga të pandehurit kryesorë, ndryshe s’do ta kishte njohur askush si prokuror.
Elisabeta Imeraj, është një tjetër e përzgjedhur për SPAK-un me pasuri te dyshimte dhe mbeshtetje te dyshimte nga dhe pertej politikes. .
Imeraj dyshohet se u favorizua, që në kohën kur i hoqën çështjen e Shullazit dhe e dërguan në krye të Prokurorisë së Tiranës. Nuk ishte rastësi largimi i Imeraj, gjë që u përcoll me sherr tek Krimet e Rënda.
Por edhe në krye të Prokurorisë së Tiranës, Imeraj nuk është se është shquar për ndonjë arritje, pavarësisht se duke pasur pëlqimin edhe të opozitës edhe të mazhorancës, është piketuar për të udhëhequr SPAK-un.
Nga Elizabeta Imeraj, e cila nuk e ka kaluar ende Vettingun, pritej që të shkundeshin dosjet e krimit dhe korrupsionit dhe jo të përgjumej në krye të Prokurorisë së Tiranës, nderkohe deshtimi i saj eshte i dukshem. Përzgjedhja për në SPAK, e ish mësueses së anglishtes që sipas të dhënave pasurore, rezulton e mbuluar me dhurata “Piere Cardin” dhe pasuri të patundshme, nuk ishte e papritur.
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja, është i njohur si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Por, që në fakt Basha kurrë s’dha llogari. Kraja mundi ta kalojë Vettingun lehtë, meghithëse ka pasur dhe denoncime ndaj tij.
Ndërsa sipas të dhënave të pasurisë rezulton milionerë.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Kraja zotëronte pasuri me vlerë 3 milionë lekë në vitin 2003 ? kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Kraja ishte 27.4 milionë lekë. Kraja ka regjistruar një rritje 9.2 herë të pasuisë bruto familjares nga viti 2003 deri në vitin 2017 ? me një rritje mesatare vjetore prej 1.74 milionë lekë.
Prokurorja Doloreza Musabelliu, duket se u ka shpëtuar ndikimeve politike dhe ka tentuar të zbatojë ligjin.
Në vitin 2007 kur gjykohej Emiljano Shullazi pranoi hetimin e cështjes megjithse shumë kolegë të saj refuzuan dhe kërkoi 18 vite burgim ne atë rast.
Kujtojmë se Musabelliu,e cila nuk ka kaluar ende në Vetting, është prokurorja që ka pasur në duar procedimin penal me nr. 188 të vitit 2016 ndaj të hetuarit Guido Guidi, i dyshuar për trafik narkotikësh, mbetur në tentativë.
Bëhet fjalë për një avion të vogël tip ?Piper?, i cili pa leje fluturimi nga aviacioni civil, u ul në Ishëm të Durrësit. Për avionin në fjalë u dyshua se shërbente për trafikun e drogës.
Gjithashtu Musabelliu që dy vite më parë, urdhëroi lëshimin e vendimit të sekuestros preventive ndaj pasurive të dyshimta të Nikolin Janinës, një biznesmen ky që kërkohej nga Spanja për përfshirje në trafik droge.
Prokurori Klodjan Braho, ka qenë i pari që aplikuar për në SPAK.
Dihej që ky do të përzgjidhej jo për ndonjë aftësi profesionale , por se kështu i intreson Rilindjes.
Braho po heton ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, ndërsa më herët ka hetuar edhe ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për falsifikim të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm.
Sa i përket pasurisë , prokurori Braho, sipas të dhënave të publikuara nga Open Spending Albania, rezulton se në nisje të karrierës së tij në Berat, ka qenë i varfër dhe më vonë, në vitin 2010 ka nisur ta marrë veten ekonomikisht.
Ka shtuar të ardhurat dhe është bërë me apartament në Tiranë.
Prokurorja Enkeleda Millonai që ndryshe njihet dhe si prokurorja që i bën “fresk” korrupsionit do të ftoj tërësisht SPAK-un, sa s s’o të gjendet “doktor” që ta marrë në patronazh.
Emri i prokurores Millonai e cila kaloi në mënyrë të dyshimtë Vettingun, nuk është se është lakuar për hetimin e ndonjë çështjeje të bujshme, megjithëse në Elbasan ku edhe ajo punon, nuk kanë munguar “dosjet e nxehta”.
Publikisht emri i Millonait është lakuar nga emisioni “Stop”, pasi ka mbyllur hetimet për një gjyqtare.
Dafina Peci, banore e fshatit Gjinar në Elbasan, ka denoncuar më herët në emisionin ?Stop?, gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu.
Sipas saj, gjyqtarja ka falsifikuar një vendim, duke rritur në mënyrë fiktive sipërfaqjen e tokës së saj në Gjinar.Për të njëjtën cështje, Pajtime Fetahu ka dhënë dy vendime identike, por me sipërfaqje toke të ndryshme.
Çështja ka kaluar në Prokurori, por prokurorja Millonai e ka mbyllur çështjen e gjyqtares Fetahu, pa i hyrë gjemb në kokë.
Prokurorja Manjola Kajana, e cila e ka kaluar Vettingun së fundmi, nuk ka pasur në dorë ndonjë dosje të bujshme, që mund të nxirrnin ën pah aftësitë e saj profesionale.
Nuk dihet se ku i kanë parë “Rilindasit e KLP”, aftësitë profesionale të Kajanës.
Kajana tek Krimet e Rënda ka kryer hetimet për shpërthimin e ndodhur me lëndë plasëse në Farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ish- Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Emri i saj ka dalë në media, në rastin ?Nikita?, e cila u akuzua se kishte kryer disa grabitje me armë, që në fakt më vonë rezultoi të kishte qenë lodër.
Edhe prokurori Edvin Kondili e ka kaluar Vettingun. Kondili ishte një nga prokurorët rebelë që refuzuan shortin për dosjen Shullazi dhe kërkesën e kryeprokurores së komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Kondili është prokurori që ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.
Kondili ka pasur një sërë çështjesh të trafikimit të kanabisit, por edhe dosje të tilla si ?Lazarati?, por edhe dosjen e Alket Hatijas. Edvin Kondili ka hetuar edhe grupin e Admir Tafilit. Po ashtu, Edvin Kondili ka pasur në duart edhe dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.
Prokurori Ened Nakuçi, edhe pse e kaloi Vettingun, ndaj tij janë kërkuar hetime disiplinore, por ai garon per në SPAK.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2018, tek Krimet e Rënda shpërtheu sherri mes prokurorëve dhe shefes së tyre Donika Prela, pasi prokurori i dytë i çështjes ?Shullazi? Ened Nakuçi, u tha se kishte marrë një leje gjashtëmujore për arsye shëndetësore.
Në media u raportua se administrata e Krimeve të Rënda ishte munduar të lidhet në telefon me prokurorin Nakuçi , por ai rezultonte me telefona të fikur.
Ky veprim i tij u kushtoi internimin tre prokurorëve , të cilët bashkë me shtatë kolegë të tjerë u vunë edhe nën hetim disiplinor.
Prokurorja Elida Kaçkini, nuk ka kaluar ende në Vetting, por është përzgjedhur për në SPAK.
Nuk njihet për hetimin e ndonjë çështjeje të bujshme, por thjesht hetime të rëndomta, aq sa të krijohet përshtypja se vetëm kolegët e njohin.
Por, mbase të tillë prokurorë duhen në SPAK, duket niveli i atyre që i kanë zgjedhur.
Prokurorja Kaçkini, ka hetuar më herët katër aktivistët e shoqërisë civile, të cilët më 22 shkurt 2016 protestuan për paligjshmërinë dhe dhunimin e dhjetra ligjeve nga Bashkia Tiranë për ndërtimin e një këndi lojërash në park.
Pas disa muajsh hetimesh, prokurorja i ka kërkuar gjykatës dënimin e aktivistëve.
Bëhet fjalë për aktivistët Mimoza Boçari, Ardit Mekshiqi, Orges Zani dhe Altin Kuko.
Në aspektin profesional, vetëm kjo çështje mund të konsiderohet e ndjeshme që ka kaluar në duart e prokurores Kaçkini.
Prokurori Ndini Tavani, nuk ka kaluar ende në Vetting.
Prokurori Tavani, më herët është marrë me hetimin e veprimtarisë së punës së Bankës ku ishte aksioner Artan Santo si edhe transaksionet që janë bërë nga kjo bankë.
Që e meriton të jetë pjesë e SPAK-ut, si nga profesionale dhe nga ana e pasurisë është prokurori Behar Dibra, i cili tashmë e ka kaluar Vettingun.
Behar Dibra është ndër prokurorët që ka hetuar kryesisht vrasje. Gjithashtu, Dibra ka qenë pjesë e disa dosjeve të vrasjeve për shkak të marrëdhënieve familjare.
Ndër të tjera Dibra ka pasur në dorë çështjen e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.
Prokurorja Anita Jella, e cila në rrethin e prokurorëve njihet edhe si mikesha e Arta Markut, u lakua në fillim të vitit 2018 pas për përlasjes me ish-prokurorin Dritan Gina.
Prokuroria e Durrësit është grabitur, ndërsa në krye të saj qëndronte Anita Jella.
Grabitësit kishin hyrë brenda në Prokurori, madje deri në zyrën e serverit për të vijuar më tej me plaçkitjen e zyrës së prokurorit Afrim Shehu.
Autorët morën disa dosje korrupsioni, që dyshohet se lidhen me tjetërsimin e paligjshëm të pronave në vijën bregdetare, kryesisht në zonën e Gjirit të Lalzit, në zyrën e prokurorit të Task Forcës, Afrim Shehu.
Prokuroria reagoi me një informacion të thatë për mediat, ndërkohë që me të dhënat apo materialet e grabitura, nga gazetarët e kronikës u lëshua alarmi, se ishte krijuar një tjetër prokurori paralele.
Nga raporti vjetor 2018 i përpiluar nga drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, duket se institucioni ka qenë kthyer në një han pa porta. Me pak fjalë kanë munguar masat e sigurisë.
Zonja Jella nuk ruan dot shtëpinë e saj, jo më do të bëjë drejtësi në SPAK.
Pjesë e SPAK -ut është edhe prokurori Besnik Muçi, i cili ka ngecur në shkallën e dytë të Vettingut.
Prokurori Besnik Muçi vitin që shkoi kaloi Vettingun, dhe pse u konstatuan një sërë problemesh.
Muçi u vlerësua me ?nivel minimal? kualifikimi në kriterin profesional, ndërsa iu gjetën të meta proceduriale në dosjet që kishte hetuar.
Gjithashtu KPK ka konstatuar se ka kontradikta në lidhje me një shtesë në shtëpinë e banimit në Tiranë, për kohën kur është kryer kjo ndërhyrje.
Po në kundërshtim me ligjin është konstatuar se ka përfituar një pronë në Çërravë dhe është deklaruar gabimisht ndër vite.
Edhe prokurori Anton Martini, i cili është përzgjedhur për në SPAK, nuk ka kaluar ende në Vetting.
Me 7 qershor 2018, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku e riktheu në Tiranë tek Krimet e Rënda.
Ky i fundit në atë kohë ishte drejtues i Prokurorisë së Shkodrës.
Prokurori Martini ka pasur në dorë çështjen e trukimit të ndeshjeve në sport. Një skandal që e mori mjaft seriozisht, por më pas ai u largua nga detyra./CNA.al
Nga Krimet e Rënda në SPAK/ Altin Dumani nis biznesin e imobiliar?
Prokurorja e ?avionit me drogë?/ Gruaja e vetme në garën e SPAK-ut
Prokurori i Llallës në SPAK/ Si u pasurua Klodjan Braho në 9 vite?
Nga ?Nikita? tek SPAK-u/ Në filtër prokurorja Manjola Kajana
Nga dosja e tritolit tek rebelimi ndaj Donika Prelës / Zbardhet pasuria e “prokurorit të kokainës”
Bashkëshortja e gjyqtarit të Administratives/ E piketuar nga DASH drejt SPAK-ut
Prokurori i rrënuar i Krimeve të Rënda/ Refuzoi ?peshkun? e vrasësit me pagesë
Grabitja në Prokurorinë e Durrësit/ Anita Jella me “mision security”
Pas grabitjes së Prokurorisë/ Mikesha e Arta Markut rehabilitohet në SPAK?
“Aftësi minimale profesionale”/ Prokurori Besnik Muçi drejt shkarkimit?
Prokuror i Krimeve të Rënda apo biznesmen?/ Besnik Muçi nuk e di, sa pasuri ka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot rikonfirm...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet sot në një seancë pl...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Një 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka aksidentuar me makinë n...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Trendi i studentëve shqiptarë që po zgjedhin të studiojnë ja...
Moti për ditën e sotme do të jetë me diell dhe kalime të vra...
Presidenti Ilir Meta ka propozuar sot profesor Petraq Milon...
DASHI 21. mars – 20. prill Për shkak te mjedisit te renduar...
Ish kryeministri Sali ka bërë publik denoncimin e një punonj...
Nga vajza e një prifti në Gjermaninë Lindore në femrën e par...
Philip Reeker, i cili shërben si ndihmëssekretar i Shtetit a...
Jetojmë në një zonë ballkanike ku liderit, kush më shumë e k...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Dritan Palnikaj, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Br...
Levizja AntiSoros Për Shqipërinë ka publikuar disa shkrime t...
E bardhaE bardha është kombinimi i të gjitha ngjyrave të dri...
Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve shtetërore...
Prej disa javësh kryefjala e mediave ka qënë ndarja e modele...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...