web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidentoi të miturin/ Prangoset 18-vjeçari

18 Korrik 2019, 06:38, Aktualitet CNA

Një 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka aksidentuar me makinë një 14-vjeçar në kryeqytet, është vënë në pranga nga policia e Tiranës.

Mësohet se në pranga ka përfunduar F.H 18 vjeç, ndërsa i aksidentuari është shtetasi R.M., i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

?Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi  i shtetasit F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrigën ?Dedë Gjo Luli? duke drejtuar mjetin tip ?Audi? ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë i cili ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat  penale  ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor?.-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga