Connect with Us

Grabitja në Prokurorinë e Durrësit/ Anita Jella me “mision security”

Aktualitet

Grabitja në Prokurorinë e Durrësit/ Anita Jella me “mision security”

Publikuar

-

Më 8 maj 2018,  në qytetin Durrësit u regjistrua një grabitje në Prokurorinë e Durrësit. Bëhet fjalë për grabitje me dhunë  të postës sekrete të Prokurorisë së qytetit bregdetar.

Në media u raportua se se zarfat e grabitur postierit, përmbanin korrespodencat mes Prokurorisë së Durrësit dhe Institutit të Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshme.

Kjo ngjarje u shoqërua me largimin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit Donika Prela. Një largim jo i zakonshëm pasi ajo u komandua në krye të Prokrurorisë për Krime të Rënda.

Një ditë pas grabitjes së postës sekrete, me 9 Maj 2018, Prela shkoi me ngritje në detyrë dhe në vend të saj u emërua Anita Jella, një tjetër mikeshë kjo e drejtueses së përkohshme të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku.
Pas rreth dy javësh, Prokuroria e Durrësit ra sërish pjesë e grabitjes. Këtë radhë si për ironi kishte shkuar vendi i ngjarjes në Prokurori.

Grabitësit  kishin hyrë brenda në Prokurori, madje deri në zyrën e serverit për të vijuar më tej me plaçkitjen e zyrës së prokurorit Afrim Shehu.

Autorët morën disa dosje korrupsioni, që dyshohet se lidhen me tjetërsimin e paligjshëm të pronave në vijën bregdetare, kryesisht në zonën e Gjirit të Lalzit, në zyrën e prokurorit të Task Forcës, Afrim Shehu.

Prokuroria reagoi me një informacion të thatë për mediat, ndërkohë që me të dhënat apo materialet e grabitura, nga gazetarët e kronikës u lëshua alarmi, se ishte krijuar një tjetër prokurori paralele.

“Me datë 24.05.2018 në orën 06:30 nga ana e punonjësve të prokurorisë se rrethit Gjyqësor Durrës është konstatuar se në ambientet e prokurorisë, persona të paidentifikuar, me sende të forta kanë hapur derën e Zyrës së Serverit ku kanë dëmtuar dhe marrë pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë, etj.

Po kështu është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e një prokurori dhe një zyre të oficerëve të policise gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur  gjatë orëve të vona të nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private.  Lidhur me rastin është regjistruar procedimi penal për nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime intensive nga grupi hetimor në  lidhje me përcaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve të veprës”, thuhej në njoftimin për shtyp të Prokurorisë.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Zbardhen dëshmitë e punonjësve

Por, nuk u tha asnjë fjalë se si  autorët kanë mundur të futen në ambientet e brendshme të prokurorisë, pasi dera qëndrore hyrëse nuk ishte e dëmtuar.

Nga raporti vjetor 2018 i përpiluar nga drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, duket se institucioni ka qenë kthyer në një han pa porta. Me pak fjalë kanë munguar masat e sigurisë.

Në këto rrethana janë kërkuar fonde për të përmirësuar sigurinë e Prokurorisë së Durrësit.

“Vlen të theksohet se pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në maj të vitit 2018, ku u vodh Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, u akordua një fond i veçantë dhe u krye investim në pajisjen e të gjitha ambienteve dhe zyrave me sensor alarmi, sistem të ri kamerash survejimi, ndërrimi i dyerve të jashtme dhe disa të brendshme me qëllim garantimin që në të ardhmen të mos përsëriten raste të tilla të rënda”, thuhet në raportin vjetor 2018 të përpiluar nga Anita Jella.

Kësaj të fundit, siç duket ia lanë topin në derë Arta Marku dhe Donika Prela, duke e lënë në rolin e security.

Për këtë ngjarje, e cila vazhdon të mbetet e mbuluar më mister, Policia dhe Prokuroria dyshohet se kanë bërë kurban tre persona.

Në pranga u vu 56-vjeçari Nias Lena, me detyrë roje te SHPSF Frideus Secyrity, sëbashku me dy shtetasit Artur Isa e Besnik Bushi.

Sipas policisë, dy të fundit janë persona me precedentë kriminalë.

Në seancën gjyqësore të 27 Majit 2018, gjyqtarja e çështjes Laureta Tafa vlerësoi si bindëse provat e prokurorëve Drini Pali dhe Pal Deçolli, në ngarkim të të dyshuarve, duke dhënë arrest me burg për ta.

Por, të arrestuarit, Artur Isa dhe Besnik Bushi mohojnë të jenë ata autorë të grabitjes, ndërsa gjithashtu mohojnë edhe të kenë njohje me njëri-tjetrin.

Gjithsesi kjo ngjarje është lënë në të harruar dhe gjithçka duket se po kompesohet me tre personat që janë arrestuar dhe me kërkesën për fonde, për të përmirësuar sigurinë në Prokurorinë e Durrësit./CNA.al

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Grabiti me armë banesën dhe terrorizoi familjarët/ Arrestohet autori

LEXO EDHE:  Policia zbulon milionat e grabitura/ Nga veriu në jug, ja ku i fshehën autorët (Fotot)

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Arrestimi i katër personave për grabitjen në Rinas/ Reagon Rama

LEXO EDHE:  Grabiti me armë banesën dhe terrorizoi familjarët/ Arrestohet autori

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: