LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga “Nikita” tek SPAK-u/ Në filtër prokurorja Manjola Kajana

4 Shkurt 2019, 11:08, Aktualitet CNA
Nga “Nikita” tek SPAK-u/ Në filtër prokurorja Manjola

Në  procesin e Vettingut gjatë kësaj faze janë listuar prokurorët dhe gjyqtarët e Krimeve të Rënda, por edhe të Gjykataave të Apelit.

Në këtë kuadër CNA.al do të publikojë pasurinë e deklaruar prej tyre si dhe një përmbledhje sa i përket aspektit professional.

Manjola Kajana, Prokurore pranë Krimeve të Rënda, pritet të kalojë në procesin e Vettingut.

Kajana është edhe kandidate për në SPAK. Ajo e ka nisur karrierën e saj si prokurorore në Fier, ndërsa tek Krimet e Rënda, është emëruar në  vitin 2014. Ndërkohë tashmënga SPKA-u,  pritet t?u tregojë ?dhëmbët? të korruptuarëve dhe të inkriminuarëve të politikës

Kajana tek Krimet e Rënda ka kaluar në duar dosje jo pak delikate. Një nga ato dosje ka të bëjë hetimet që janë kryer për shpërthimin e ndodhur me lëndë plasëse në Farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ish- Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Emri i Kajanës si prokurore është bërë i njohur publikisht ndërsa ka hetuar rastin ?Nikita?, e cila u akuzua se kishte kryer disa grabitje me armë, që në fakt më vonë rezultoi të kishte qenë lodër.

Sa i përket pasurisë prokurorja Manjola Kajana ka deklaruar se të vetmen pasuri të patundshme ka një shtëpi të blerë në Yzberisht në vitin 2013 që kushton mbi 43 mijë euro. Ndërsa të ardhurat e tjera i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë së prokurores Manjola Kajana, bazuar në të dhënat e Open Spending Albania.

Pasuria e deklaruar ndër vite

Në deklaratën fillestare të vitit 2008 ajo ka deklaruar një depozitë bankare në shumën 500 000 lekë, gjendje cash, dhuratë nga familjarët me rastin e martesës në shumën 460 000 lekë. Burse studimi në shkollën e magjistraturës në shumën 42 800 lekë, paga e bashkëshorti si kordinator ligjor pranë kompanie private në shumën 1 500 000 lekë. Ndërsa sa i përket bashkëshortit ajo ka deklaruar depozitë në shumën 500 000 lekë, makinë Ford që kushton 95 000 lekë, gjendje cash në vlerën 580000 lekë.

Në vitin 2008  ajo ka thënë se nuk ka ndryshuar asgjë nga deklarata fillestare.

Në vitin 2009 ajo ka deklaruar një depozitë bankare në 500 000 lekë, pagën si prokurore në Tiranë 686 561 lekë dhe në shumën 194 516 si prokuror në Fier si dhe pagën e bashkëshortit 12650 euro, depozitë në vlerën  12 000 euro.

Në vitin 2010 ajo ka deklaruar depozitë bankare në vlerën 1 001 000 lekë, pagën si prokurore dhe pagën e bashkëshortit dhe depozitën bankare të bashkëshortit në shumën 15 085 euro.

Në vitin 2011 ajo ka deklaruar bono thesari në vlerën 2 142 519 lekë, të ardhurat nga siguracionet dhe lejes nga lindja në shumën 588 194, të ardhura nga paga në shumën 253 703 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortit 2 126 080 lekë, si një pagë të dytë të bashkëshortit në shumën 6 444 78 lekë. depozitë në emër të bashkëshortit në shumën 21 005 50 euro, bono thesari në shumën 425 931 lekë, ka blerë një automjet në shumën 200 000 lekë.

Në vitin 2012 ajo ka deklaruar se ka blerë një apartament 41 metër katror  në Durrës në  vlerën  473 497 lekë, të ardhura nga paga si prokurore në shumën 869 938 lekë, të ardhura nga bono e thesarit në shumën 119 750 lekë. Po në të njëjtin vit ka deklaruar se e ka shitur apartamentin dhe paratë janë deklaruar në formën e kursimit nga bashkëshorti, në shumën  1 700 000 lekë.

Në vitin 2013 ajo ka deklaruar se ka blerë një apartament në Yzberisht me sipërfaqe 110.11 metër katror me vlerë 43 100 euro, llogari rrjedhëse në shumën 201 497544 lekë, të ardhura nga paga si prokurore në shumën 866 618 lekë, depozitë bankare të bashkëshortit në shumën 16925 43 lekë, nëj tjetër depozitë në shumën 2637.11 euro., gjendja në llogarinë rrjedhëse në shumën 500 543.26 lekë si dhe nje tjetër llogari rrjedhëse në shumën  78646.59 lekë, të ardhura nga depozita e kursimit në shumën 147 11 euro si dhe paga 600 000 lekë.

Në vitin 2014 ajo ka deklaruar pagën si prokurore në shumën 1 353 350 lekë, honoraret në Shkollën e Magjistraturës në vlerën 10 800 lekë.

Në vitin 2015 ajo ka deklaruar se ka shitur automjetin në shumën 2 500 euro, blerje obligacionesh nga thesari më vlerën 1 500 000 lekë, të ardhura nga paga si prokurore në shumën 1 563 222 lekë, gjendje llogarie në shumën 492 230 76 lekë, të ardhurat nga bashkashorti si këshilltar ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, në shumën 525 907 lekë, gjendja e llogarisë rrjedhëse në shumën 130 962 30 lekë.

Në vitin 2016 ajo ka deklaruar se ka blerë një autoveturë në shumën 450 000 lekë, të ardhura nga kuponi i obligacioneve në vlerën 85 350 lekë, të ardhura nga depozita e kursimit në emër të bashkëshortit, në shumën 2.20 euro, si dhe pagën si prokurorë në shumën 902 746 lekë./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga