Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, para disa ditësh ka miratuar prokurorin Altin Dumani si drejtues të përkohshëm në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda.
Dumani zëvendëson në këtë detyrë Artan Bajramin, i cili u shkarkua nga KPK në kuadër të Vettingut.
Kujtojmë se Altin Dumani është prokurori që ka pasur në dorë dosjen e “21 Janarit”, madje edhe apeloi çështjen në Gjykatën e Lartë.
Emri i Dumanit është lakuar në kohën kur punonte në Prokurorinë e Apelit, pasi ka rënë pre e përgjimeve.
Në media u raportua se ai ishte mbajtur për disa ditë në survejim të plotë nëpëmjet një mekanizmi elektronik GPS dhe një Laptopi.
Personi që kishte ngritur dhe kishte projektuar e financuar këtë skemë survejimi ishte një 26 vjeçar, kushëriri ish-prokurorit të Tiranës Aleksandër Plepi, cili ishte arrestuar nga kolegu i tij Altin Dumani.
Ka qenë vetë Dumani që e ka konstatuar që ishte në përgjim, pasi ka gjetur pajisjen elektronike.
Ndërkaq, Altin Dumani është edhe një nga 27 kandidatët që kanë aplikuar në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.
Dumani deklarohet si prokuror, por nëse i shikojmë pasurinë ngjan me një agjenci imobiliare e cila sapo ka nisur biznesin.
Dumani nuk është i vetmi, që nuk duket si prokuror, pasi ka shumë kolegë që ua kalojnë edhe biznemenëve të mirëfilltë.
Sëbashku me bashkëshortet kanë zaptuar institucionet, universitetet private, duke shtuar llogaritë, kursimet, a thua se këta janë të vetmit më të zotë në Shqipëri dhe nuk paska të tjerë që bëjnë punën e tyre.
Nga Vettingu, tashmë thuajse kanë humbur shpresat e qytetarëve për një drejtësi të pastër. Sikur edhe SPAK-u të ngrihet i përlyer, atëherë në Shqipëri s ‘do të mbetet shpresë për të jetuar.
CNA.al do të sjellë me poshtë pasurinë e deklaruar prej tij sipas të dhënave të Open Spending Albania.
Ajo që vërehet pa kaluar një përllogaritje, është se ka një ndryshim rrënjësor nga pasuria fillestare e vitit 2004 deri tek pasuria që ka deklaruar për vitin 2016.
Deklarimi i pasurisë ndër vite
Në vitin 2004 ka deklaruar autoveturë Volsvagen, e vlerë me kursime nga të ardhurat e familjes, depozitë bankare në shumën 1 035 dollarë, para cash në banesë 500 000 si dhe të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes.
Në vitin 2005 ai ka deklaruar kursime në shumën 1 100 000 lekë, të ardhura nga paga e tij në shumën 16771 35 lekë, si dhe pagën e bashkëshortes në shumën 491 177 lekë.
Në vitin 2006 ai ka deklaruar kursime në shumën 1 200 000 lekë, të ardhura nga paga e tij në shumën 157 5788 lekë, pagën e bashkëshortes në shumën 555 002 lekë, dhe të ardhura nga puna e bashkëshortes si përkthyese me kohë të pjesshme në shumën 100 000 lekë. Një kredi 5 000 000 lekë për blerje shtëpie, e rimbursuar nga Ministria e Financave, apartament me sipërfaqe 127.14 metër katror me vlerë 50 000 euro.
Në vitin 2007 ai ka deklaruar depozitë financiare në emër të bashkëshortes në shumën 2 548 274 lekë, kursime në cash në shumën 500 000 lekë. Më tej ka deklaruar pagën dhe tre burime të ardhurash nga puna e bashkëshortes.
Në vitin 2008 ai ka deklaruar kursime nga të arhurat e bashkëshortes me kohë të pjesshme në Ministrinë e Drejtësisë në shumën 303 779 lekë, kursime nga paga e bashkëshortes në shumën 127 000 lekë, sërish kursime në shumën 600 000 lekë, depozitë bankare në emër të vajzës në shumën 55 000 lekë si dhe të ardhurat nga paga.
Në vitin 2009 ai ka deklaruar një zyrë me sipërfaqe 28 metër katror, pranë kopshtit zoologjik që kushton 28 000 euro, huadhënie kunatës në shumën 1 milion lekë, llogari rrjedhëse për pagesën e qirasë së shtëpisë në shumën 800 euro, kursime cash në shumën 800 000 lekë, pagën si prokuror në Tiranë në shumën 1 390 000 lekë, pagën e bashkëshortes në ILDKP në shumën 935 000 lekë, të ardhura nga bashkëshortja si përkthyese në Komisionin Evropian në shumën 120 000 lekë, të ardhura nga qiraja e shtëpisë në shumën 1 100 euro.
Në vitin 2010 ai ka deklaruar është shtuar llogaria për qiranë e shtëpisë, në total në shumën 3 126 euro, hapur depozitë bankare në emër të bashkëshortes në shumë 700 000, pas kthimit të borxhit nga kunata. Ka blerë një makinë Renault Schenic në janar 2010, vit i prodhimit 2000 në shumën 550 000 lekë. Të ardhurat personale në shumën 1 457 810 lekë, të ardhurat nga paga e bashkëshortes në shumën 901 142 lekë dhe të ardhura nga dhënia e shtëpisë me qira në shumën 5940 euro.
Në vitin 2011 ai ka deklaruar se janë shtuar interesat e llogarisë bankare në shumën 41 315 lekë, kursime cash në shumën 400 000 lekë, pagën si prokuror në shumën 1 513 275 lekë, pagën e bashkëshortes 780 000 lekë, të ardhurat nga qiraja 5 940 euro.
Në vitin 2012 ai ka deklaruar se i është shtuar llogaria rrjedhëse dhe në total shkon në 5 025 euro, llogari kursimi në emër të vajzës 2353.22 lekë, llogari rrjedhëse e bashkëshortes në shumën 240 812 lekë, llogari rrjedhëse në emër të tij në shumën 896 65 lekë. Të ardhura nga paga në shumën 1 263 000 lekë, të ardhura nga paga si pedagog në shumën 12 600 lekë, të ardhura nga qiraja e shtëpisë në shumën 5 940 euro, të ardhura nga paga e bashkëshortes si inspektore tek tatimet në shumën 750 710 lekë, të ardhura nga dhënia me qira e zyrës në shumën 240 000 lekë.
Në vitin 2013 ai ka deklaruar llogari rrjedhëse në shumën 2 170 euro, llogari kursimi në emër të vajzës në shumën 4 438 lekë, depozitë kursimi në emër të bashkëshortes në shumën 33 576 lekë, blerje automjeti në emër të bashkëshortes, që ka kushtuar 2 600 euro. Kursime cash në shumën 300 000 lekë, të ardhura nga paga në shumën 1152160 lekë, të ardhura si lektor me kohë të pjesshme në shumën 42 000 lekë, të ardhura nga paga e bashkëhsortes si pedagoge në Universitetin e Durrësit në shumën 727 746 lekë, të ardhura nga qiraja e shtëpisë në shumën 5 940 euro, të ardhura nga puna si përkthyese e bashkëshortes në shumën 5 242 lekë.
Në vitin 2014 ai ka deklaruar llogari rrjedhëse për pagesën e qirasë në shumën 1 086 euro, depozitë kursimi në emër të bashkëshortes në shumën 6 559 lekë, llogari rrjedhëse nga paga si prokuror në shumën 248 35 lekë, llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën 64 715 lekë, fondi i investimeve në emër të bashkëshortes në shumën 15 674 lekë, depozitë e bashkëshortes në shumën 8 631 euro, paga e bashkëshortes nga përkthimi në shumën 29 718 lekë, kursime cash 300 000 lekë si dhe të ardhurat nga paga.
Në vitin 2015 ai ka deklaruar se ka blerë një apartament në Yzberishtme sipërfaqe 75.7 metër katrorë. Prona është regjisttruar në emër të bashkëshortes dhe ka kushtuar 41 mijë euro. Ndërka bashkëshortja në llogarinë rrjedhëse vijon të ketë 1 129 euro si dhe kursime në cash në shumën 300 000 lekë. Më tej deklaron se apartamentin e blerë në Yzberisht e ka dhënë me qira dhe ka përfituar shumën 117 300 lekë.
Në vitin 2016 bashkëshortja ka zgjidhur kontratët për një apartament pranë kompleksit sportiv Dinamo të dhënë me qira për një periudhë dy vjeçare nga 500 euro në muaj, një shtetasi italian.
Të njëjtin apartament, me datë 22.08.2016 ia ka dhënë me qira një shtetasi amerikan por me çmim 450 euro në muaj. Më tej ka zgjatur kontratën për apartamentin në Yzberisht. Gjendje llogarie në emër të bashkëshortes në shumën 101 827 lekë, sërish gjendje llogarie e bashkëshortes në shumën 101 134 lekë, 900 euro nga qiraja e shtetasit amerikan për apartamentin, gjendje në llogarinë e tij rrjedhëse në shumën 224 535 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Prokurorinë e Apelit në shumën 124 0857 lekë,, të ardhura si lektor part-time, në një universitet privat në shumën 155 500 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes 709 141 lekë, të ardhura nga qiraja lidhur me “Victoria Invest”, në shumën 240 000 lekë, të ardhura nga qiraja e apartamentit tek kompleksi sportiv Dinamo në shumën 2 250 euro, të ardhura nga qiraja e të njëjtit apartament, nga një shtetas italian në shumën 979 euro, të ardhura nga qiraja e apartamentit në Yzberisht sipas kontratës të lidhur me një organizatë vullnetare në shumën 138 109 lekë. Të ardhura po nga i njëjti apartament, por sipas kontratës me një shtetase tjetër në 75 000 lekë./CNA.al
Nëse nuk jeni një person mëngjesi, me siguri e kuptoni sfidë...
“Ask me a question” le të themi se na ka zbuluar shumë gjëra...
Vajza e Dritëro dhe Sadije Agollit, Elona ka ndarë me miqtë ...
Muaji i lindjes mund të përcaktojë karakteristikat e një per...
Ndarja e Arbana Osmanit nga bashkëshorti i saj, Ardit Kero, ...
Në një postim në rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Beris...
Kapsula e Space X, “Crew Dragon”, e dizajnuar për të transpo...
Të gjithë pyesin se cilat janë femrat më të bukura në botë. ...
Abigail Sheldon është emri i vajzës që ka çuditur gjithë bot...
LSI, pas vendimit të djegies së mandateve është përfshirë ng...
Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka denoncuar një udh...
Sipas njoftimeve në media, hetuesi i posaçëm, Robert Mueller...
Ka ndërruar Arjan Çakani, i cili u plagos në vendin e punës ...
Gjashtë inspektorë të Portit të Durrësit janë arrestuar nga ...
E diela e 3 Marsit, është cilësuar si një ditë historike për...
Pas rreth 14 vitesh në kërkim, bosi mafioz i Camorras, Marco...
Ministria e Financave ka njoftuar se trashëgimtarët e ish-të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 10 janar të 2018, ven...
Një 34-vjeçare, cila punonte si shitëse tek një supermarket ...
Këto janë faqet e para të shtypit për ditën e sotme, e diel...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...