Connect with Us

Braho dënonte politikisht minorenë/ Tufa publikon dokumentet

Politikë

Braho dënonte politikisht minorenë/ Tufa publikon dokumentet

Publikuar

-

Ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, i cili para pak kohësh ka kallëzuar Deputetin e Partisë Socialiste Spartak Braho për fyerje dhe shpifje, ka publikuar dokumente të reja ku ky i fundit ka dënuar për “tradhëti” të atdheut, minorenin Gjergj Hani.

Përmes komentit të tij, Tufa e cilëson Brahon si jo kompentent për të bërë moral, nga momenti që dënon politikisht një minoren.

“Epo kur të merr nëpër gojë një kriminel e xhelat i diktaturës më genocidiale në botë, si Spartak Braho; kur të merr nëpër gojë, të shpif e të kërcënon, të jep dhe këshilla si të shkruash, ai që të vetmen bukuri njeh shaptilografimin e formulit të vendimeve të tij me vdekje; kur përdor ironinë e të bën moral ai që ka dhënë dënime politike me vdekje; kur të akuzon për korrupsion, ai që sekuestroi serverin e tatimeve sapo erdhi në pushtet; kur të bën moral ai që ka dënuar politikisht minorenë, atëherë shkon idioma”Hapu dhé të futem!” Njihuni me punët e Spartakiadës: dosja e dënimit të minorenit Gjergj Hani.”

LEXO EDHE:  Paketa anti-shpifje/ Basha tregon pse i duhet Ramës Ligji i ri për median

Tufa e ka quajtur Brahon “xhelat” të diktaturës, i cili edhe sot e kësaj dite duke qenë Deputet i Partisë Socialiste, po “bën ligjin” me po të njëjtin mentalitet komunist.

“Ish i dënuari Gjergj Hani (dhe tok me të dhe ne) e ka (kemi) xhelatin e tij (tonë) deputet në Komisionin e Ligjeve, që dmth, ai edhe sot “bën Ligjin”, shkroi Tufa në rrjetet sociale.

Tufa ka publikuar fotot që pasqyrojnë dëmimin që i është dhënë minorenit nga Spartak Braho.

Kujtojmë se Agron Tufa është në pritje për të marrë azil politik në Zvicër, vend në të cilin është strehuar pas largimit javë më parë me gjithë familjen e tij numeroze për shkak, sikurse ka denoncuar: të kërcënimeve që ka marrë për punën që bënte./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Tërhiqet PS?

LEXO EDHE:  Dako drejt tërheqjes/ Zbulohen kandidatët e PS në Durrës

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE